42

128 8 4
                                    

Disa njerez nuk mund t'i harrosh dot, jane te ngulur ne zemren tone ashtu si rrenjet e pemes ne dhe, i kane shtrire rrenjet kudo.
Ujku ishte nje nga ata njerez, pavarsisht se dukej i keq me syte e te tjerve, ai ishte nje njeri i bute dhe i dashur me ata qe kishte afer.

Ishte 29 gusht, kur nen yjet e asaj nate dhe ne ngrohtesine e zjarrit ajo po me shikonte. Qendronte ne anen tjeter te zjarrit dhe flaket here pas here nderprisnin shikimin tone.
Si cdo nate te fund gushtit, ne gjendeshim ne bregun e lumit, ku shtrihej nje livadh i vogel i fshehur ne mes te ferrave dhe frutave te pyllit.
Ndryshe nga cdo here tjeter, kur e deshiroja ta shijoja virgjerine dhe pastertine e saj, ate nate e ndjeva te nevojshme, ishte nje ndjenje aq e madhe sa nuk e kundershtoja dot. Ndoshta ishte hena, ndoshta yjet, ndoshta aroma e fresket e barit dhe e ujit, ose kushedi, ai shikim qe perzihej nga zjarri.
Shkova drejt saj u shtriva mbi te. Ajo me perqafoi dhe me pas u puthem, por jo ashtu rrembyer dhe cmendurisht, por ngadale sic hena ecen ne qiell.
Ngadale, sic bie nje petale trendafili kur gonxhja hapet se tepermi.
Ngadale rreshqiten edhe duart mbi trupin e saj, duke larguar nga ai trup cdo rrobe.
Ndjeva ngrohtesine e atij trupi te behej nje me ngrohtesine e trupit tim, ashtu sic bashkohen dy zjarre bashke.
Me pas, puthjet dhe perkedheljet e mbyten realitetin duke na zhvendosur ne boten e dashurise.
Ndjeva cdo klithme te saj, cdo renkim. E dashurova gervishtjen e thonjve ne kurriz. Kafshimet e egra ne trup. Butesine e gjoksit te saj ngjeshur ne kraharorin tim.
Ate ngrohtesine e brendshme, e cila te mbeshtillte shpirtin me dashuri.
Ishte si nje shperthim yjesh ajo ndjenje, sikur dy yje ishin perplasur aq fort sa ishin bere nje.
Ajo u be e imja ne cdo menyre, une u bera i saj. U bem te njeri tjetrit.
Yjet e fund gushtit na benin shoqeri, me zjarrin qe na ndriconte trupat e zhveshur.
Syte e saj ishin ndryshe, shkelqenin me bukur.
Buzeqeshja ishte me e lumtur, me e lakuar.

Ishte fundi i shtatorit.
Isha teper kokforte dhe krenar per te pranuar leket e njerkut per te vazhduar shkollen. Kisha filluar ta urreja qe nga dita kur pash fytyren e nxire te Elises.
Ndersa floriri qe me kishte mbetur nga vjedhja e argjendarise m'u desh t'ja jepja Steles, duke e genjyer se ujku ja kishte dhene asaj, sepse kurresesi nuk do i pranonte ndryshe.
Nje nate para se te fillonte shkolla dera u hap dhe pash Alisen e cila u fut ne dhome dhe erdhi ne shtratin tim.
  - Mund te fle me ty? - me pyeti e trishtuar.
U shtyva dhe i bera vend.
Ajo u shtri dhe me perqafoi, me pas nisi te qante dhe me tregonte se i mungonte nena e saj. E kuptoja si ndihej sepse edhe mua me mungonte babai im dhe eshte ndjenje e poshter te mungoj dikush, te marr malli aq shume dhe te dish se s'do vije ajo dite kur do e takosh dhe te shuash mallin.
Alisa kishte vendosur koken ne kraharorin tim dhe po flinte e qete, ndersa une kisha vendosur duart mbrapa kokes duke menduar!
Stela do ikte ne qytet te bente shkollen, do ishim larg dhe gjerat nuk do ishin me si me pare.
Ndersa mendoja, pash nje hije ne dritare, me pas u degjua nje zhurme sikur dikush vraponte.
U ngrita ngadale. Mbeshteta koken e Alises ne jastek dhe dola ne dritare duke hedhur syte nga rruga. Askush nuk ishte aty, ndoshta ishte vetem nje pershtypje e imja sikur aty kishte qene dikush.

Ne mengjes, kur shkova te takoj Stelen per ta shoqeruar per ne shkolle, pash se pervec motres , nenes dhe babait te saj, ishte edhe nje djale qe qendronte ngjitur saj!
Nuk e di pse u stepa dhe nuk shkova aty, por prita qe ajo te me shikonte dhe te vinte drejt meje. Dhe ashtu ndodhi. Ajo u nda nga te gjithe dhe erdhi drejt meje. Ndodhesha ne fundin e murit te lagjes.
Shikimi saj ishte ndryshe nga ai i Stels qe njihja une.
Nuk shikonte gjate ne sy. Nuk shkelqenin syte e saj si syte e Steles.
  - Cfare ka? - e pyes duke i vendosur doren poshte mjekres.
  - Shiko Erg, gjerat kane ndryshuar mes nesh kete muaj dhe ti e di, nuk jemi si me pare.
  - Cdo te thuash? - e pyes i cuditur.
  - Dua te them se kam njohur dike tjeter Erg. Me pelqen ai dhe ndihem mire - pergjigjet ajo duke hedhur shikimin nga ai.
  - Te pelqen? - e pyes duke u pertypur me veshtirsi.
  - Po - pergjigjet ajo nderkohe qe ferkonte duart me njera tjetren si e stresuar.
  - Ah mire.
  - Shiko Erg, jemi te rritur tani. Bashke nuk kemi te ardhme, me thuaj si do jetojme? Duke vjedhur? Jo. Nuk eshte jeta qe dua. Me vjen keq. - thote ajo duke shtrembruar buzet
  - Ndoshta ne nje jete tjeter do e jetojme ate jeten e cmendur qe imagjinonim kur ishim te vegjel. Shpresoj te mbetemi miq te mire Erg. Ndoshta takohemi serish ndonje dite. Ndoshta jeta do na perplasi ne rruget e saj. -  shtoi ajo dhe me zgjati doren, e cila i dridhej. Ndersa une pash doren e saj, me pas ngrita syte lart dhe ndjeva se si neper faqe me rreshqiten lot.
  - Mirupafshim Erg - me tha duke me perqafuar dhe me pas u largua, pa e kthyer koken mbrapa, pa i ndaluar hapat, pa u penduar per asgje.

...
FUND

(Se shpejti Vellimi 2)

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Nov 23, 2021 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

StelaWhere stories live. Discover now