14

62 8 0
                                    

E ndjeva qe dicka e keqe kishte ndodhur, por nuk kisha guxim te beja asnje hap perpara qe ta merrja vesh.
Stela me shtrengo krahun fort.
Ajo e dinte se njerez me rroba te zeza veshur nuk vinin kurre per gjera te mira.
E dinte se dicka e keqe kishte ndodhur, prandaj ate dite me doli perpara, me kapi nga faqet dhe m'u drejtua duke me shikuar ne sy:
  - Cfardo qe te kete ndodhur, ti mos mendo kurre se je vetem, jam me ty ketu per cdo gje - me tha teksa lotet i rridhnin neper faqe.
Pastaj me kapi doren dhe u mundua te me terhiqte, por kembet e mia kishin ngrire, nuk dinin nga iknin pavarsisht se ndiqnin Stelen!

Teksa afroheshim filluan te degjoheshin zera grash, qe ulerisnin dhe qanin.
Zera qe m'u futen deri ne shpirt dhe me shkaktuan nje lemsh ne fyt, nje deshire per te qare!
Ato zera me shkatuan dritherima deri ne palc te kockave.
Stela me shtrengoi doren me fort dhe ndjeva se edhe ajo po dridhej.
Njerzit qe gjendeshin jashte, pushuan se beri muhabet dhe u kthyen nga ne.
Dikush me prekte supin, dikush tjeter koken, e te tjere me ndalonin duke me puthur faqet dhe duke me perqafuar.
Ne hyrje te deres, te kollona e portes se hekurit, qendronte nje flete e bardhe e ne cep te fletes ishte fotografia e tij, babait tim, i buzeqeshur dhe me syte plote jete.
Gjunjet m'u drodhen dhe nuk e mbajta dot veten.
Pavarsisht se gjithmone doja te dukesha i forte dhe moskokcares, brenda meje isha i dobet dhe teper i dashur.
Stela fillo te qante me ze dhe u ul bashke me mua! Me shtrengonte fort dhe s'me leshonte, pavarsisht se njerezit donin ta shkepusnin nga une sepse u be keq!
Ndjeva dy lot te nxeht qe rreshqiten ne faqet e mia, pastaj dhimbje dhe therje ne shpirt!
E gjithe ajo dhimbje behej me e madhe kur perzihej me zerin e nenes qe qante!
Xhaxhai me kapi doren dhe filloi te ecte me mua drejt dhomes, aty ku ishte edhe arkivoli.
Kishte bere aksident, kishin vdekur edhe dy te tjeter, keshtu me thane.
Dhe para se te ndrronte jete, gjeja e fundit qe kishte thene kish qene emri im.

Qe ate dite, harrova si buzeqeshej.
Harrova te dilja.
Harroja te haja.
U bera aq i dobet sa me dukeshin kockat.
Gjume nuk flija dot, sepse sa here mbyja syte, me shfaqeshin imazhe kujtimesh.
Me shfaqej fytyra e tij, e mbuluar nga mustaqet e shkurtra.
Me ngrinte lart dhe me shponte tek faqet.
Me kujtohej kur me merrte me zor me ulte ne tavoline sepse nuk doja ngaqe zihesha me nenen, me vendoste pjaten perpara dhe thoshte se do rrija zgjuar deri sa ta mbaroja. Ai ishte kokfort dhe une i kisha ngjare atij, deri ne tre te mengjesit zgjuar me pjate perpara.
Ato kohe, kuptova se c'ishte dhimbja. Se c'ishte te humbisje pergjithmone dike.
Kuptova se njerzit duhet t'i duash dhe t'ja tregosh se i do para se t'i humbasesh.

Cdo gje ishte e trishte.
Nuk dilja me nga shtepia.
Kishte raste qe mbyllesha ne dhome dhe qaja, qaja aq shume sa kafshoja veten, cirresha ne trup me thonj per te ndjere dhimbjen fizike me teper se ate qe kisha ne shpirt.
Por me te keqe ishin netet, kur shkonte ora 8 dhe prisja qe dera te hapej, ai te futej brenda, te hiqte kapelen dhe te pyeste "Ka bere ndonje budallik sot ky camarroku"
Por dera nuk hapej.
Zhurma nuk kishte.
Degjoheshin vetem tik taket e ores dhe ngasherimat e nenes, te cilat ishin te pernatshme.
Stela e kishte marr vesh per veprimet e mia, qe i beja keq vetes fizikisht dhe cdo nate, sa kalonte ora 9 vinte dhe flinte nga une.
Kisha filluar t'i dhimbsesha dhe prinderve te saj, ndaj i jepnin leje te vinte.
Por edhe kur ndonjehere nuk e lejonin, ajo vinte pas mesnate, trokiste ne xham e futej brenda.
Ajo qante me mua sa here une qaja.
Nuk kisha turp te qaja para saj.
Me perqafonte dhe me puthte neper fytyre pavarsisht se e kisha te mbuluar nga lotet. Me puthte aq shpejt sa ndonjehere me prekte dhe buzet me buzet e saj te buta, por e dija qe nuk e bente qellimisht.
Ajo ishte aty gjithmone, per te vuajtur bashke me mua...

StelaWhere stories live. Discover now