29

59 7 3
                                    

Ne mbremje, kur nena erdhi ne shtepi, kur veshtroi muret e shtepise, tavanin, bufen e vjeter, ambazhuret, kur me mallengjim hodhi syte tek shtrati ne dhomen e prinderve kuptova se githcka kishte filluar te ndodhte, ajo kishte pranuar te behej gruaja e tij.
Syte filluan t'i mbusheshin me lot kur me pa te shtrire ne divan, me fotografine e babait ne mes te krahve.
  - Te mungon shume apo jo? - me pyeti.
Zeri ju drodh ne cdo fjale qe nxorri, syte po i dridheshin gjithashtu.
Mblodhi duart kryq dhe ngriti supet si te kishte ftohte.
Pohova duke tundur koken dhe u mblodha akoma me krrusur nga c'isha mbledhur.
Ajo u ul ne dysheme, aty prane meje, me mori duart dhe m'i puthi disa here.
  - Ti je identik ai, ke syte e tij, formen e hundes, buzet, mjekren. Ti do me ndihmosh qe te mos e harroj kurre, do ma kujtosh sa here qe do te shoh dhe sa here qe do buzeqeshesh - me thote dhe filloi te qante.
E mblodha koken e saj ne kraharor dhe fillova ta puth.
Ajo ishte nena ime dhe pavarsisht se kishte raste kur e urreja, e urreja aq shume sa nje zot e di, por vetem per nje sekond, pastaj behej heroina ime, arsyeja pse jetoja dhe pse mund te vdisja, per ate do vdisja pa e menduar dy here.
Ne ate moshe shumica e adoleshentve i urrejne prinderit, u duket sikur nuk i kuptojne, sikur ata e kane gabim, sikur askush nuk i do, ashtu ndihesha edhe une.

Nderkohe gjerat me Stelen kishin filluar te ndizeshin serish.
Pavarsisht mundesise se ajo mund te largohej, gjerat po shkonin mire dhe ndoshta kjo ishte arsyeja, se do ishim larg.
Ate nate, kur hena nuk figuronte fare ne qiell, kur yjet dukeshin me te larget se kurre dhe erresira ishte e zeze se ndonjehere tjeter, une dhe ajo endeshim neper rruge.
Me nje cigare ne dore, te cilen here e merrte ajo e here une, ecnim ne rrugen e shtruar me kalldrem.
Ishim tek lagja e ujkut. Ujku ishte nje burre i cili kishte qene dy here ne burg per vjedhje, sipas gojdhenave ai kishte grabitur dy filiale bankare ne qytet dhe ne te dyja heret ishte arrestuar.
Atij mund t'i thoja gjithcka, por vetem ujk jo e aq me pak qe lagja te mbante emrin e tij, por ashtu i kishte mbetur, lagja e ujkut.
Ne telin e rrobave kishte nje xhiboks mershini si ato te motorristave, sa here e shikoja vetem xhiboksi i tij me bente pershtypje.
Ate nate e pash te varur ne tel, drita e verandes binte mbi oborrin e ujkut dhe vinte ne dukje rrobat ne tel.
  - Dua ta marr ate xhiboks - i them Steles, e cila me shikoi duke shtrmbruar buzet ne nje menyre sikur donte te thonte "Erg je ne vete?".
  - Jo seriozisht e dua - shtova dhe ndalova.
  - Erg - flet Stela nderkohe qe une shkova tek muri duke e shikuar me nga afer.
  - Ikim Erg - shtoi ajo dhe filloi te ecte.
  - Ke frike?
  - Normale, do t'i vjedhesh ujkut? Je ne vete? - me thote duke vendosur gishtin ne koke.
Akoma pa mbaruar Stela fjaline une isha ngjitur mbi mur.
U hodha poshte dhe per dreq poshte kishin qene disa pllaka, te cilat bene zhurme kur u thyen.
Drita e dhomes u ndez.
U degjua nje dere qe u hap dhe me pas u ndez drita e korridorit. Vrapova per tek xhiboksi, e mora me gjithe kapset qe ishte varur dhe vrapova drejt murit.
Ne momentin qe u ngjita lart dera u hap dhe nga aty doli ujku i veshur me rroba gjumi.
  - Na na ku shkon se te qellova - thote ai duke vrapuar drejt meje.
U hodha poshte dhe fillova te iki me vrap. Stela ishte para meje duke vrapuar, pasi u larguam pak u degjuan dy te shtena armesh.
Ne ate moment kisha kapur doren e Steles dhe po vraponim te dy duke qeshur, por me ca rrahje zemre qe te shqyenin kraharorin.
  - Ti nuk je ne vete - me thote pasi ndaluam dhe po shplodheshim mbeshtetur ne murin e nje shtepie.
  - Urdhero - i them duke i dhene nje lule te verdhe.
  - Vodhe edhe lule per mua? Dakort, ja vlejti qe vrapuam dhe u trembem kaq shume - me thote dhe pastaj filloi t'i merrte ere lules.
I mora doren dhe e vendosa ne anen e majt te kraharorit.
  - E shikon sa rreh per ty? - i them dhe fillova te qesh.
  - Ik more i poshter - ma ktheu duke me shtyre.
U afrova tek ajo, e kapa nga fytyra dhe e mbeshteta plotesisht ne mur.
  - E di Stela? Te dua shume - i them dhe isha vetem pak centimetra larg fytyres se saj.
E ndjeva se si ritmi i frymarrjes i ndryshoi, se si e shfrynte frymen jashte...

StelaWhere stories live. Discover now