3.Perra!

3.9K 230 71
                                    

Qendroi e ulur ne shesh, prane shtratit idiot mbreteror te asaj dhome idiote per nje Zot e di sa se minuta apo ore. Dritare s'kishte gjekundi, keshtu qe nuk mund ta kuptonte ne ishte nate apo dite. Iu duk se e kaploi gjumi per pak, ose ndoshta ishte thjesht imagjinata e saj qe i luante lojera, por ishte e sigurte qe kur dikush uli dorezen dhe hyri ne dhome, nuk po enderronte.

"Bej qe te jete ai! Bej qe te jete ai! Nutella e shenjte! Ai qenka! Bukur!"

Ishte ende i veshur me pantallonat e erreta te kostumit te tij qindra dollaresh dhe me kemishen e bardhe e paksa te ngushte qe i theksonte muskujt e beshem te kraheve. Floket i kishte te shpupuritur, sikur dikush i kishte kaluar duart shume shpesh neper ata floke ne ngjyre mjalti, sikur ndonje femer ia kishte shpupuritur floket nderkohe qe ai i falte kenaqesi trupore.

"Mrekulli! Tani po mendon edhe per ate teksa e ben me ndonje kučke! Je vertet vajze e zgjuar ti! E ç'te keqe kane floket e tij te shprishur?! Ndoshta thjesht i kalon duart shume shpesh nder ta! Po, po, perfundimisht kjo eshte!"

Qe kur ai e solli ne kete dhome, kjo ishte hera e pare qe ndodheshin vetem per vetem. Ndoshta mund ta vriste tani, pikerisht mu ne kete dhome te neveritshme qe striptistet dhe prostitutat (pse jo, edhe ai vete) e perdornin per te bere lloj-lloj magjirash e lojrash.

Pastaj u kujtua se sa e nevrikosur ishte me ate horr dreqi qe e mbylli ne nje dhome müti te krijuar per te sjelle ne jete kenaqesite seksuale te atyre njerezve te qelbur qe frekuentonin klubin e tij te djallosur. Dreq! Edhe ajo e frekuentonte klubin e tij! Por per arsye te tjera, sigurisht qe per te tjera!

Shkoi me hapa te shpejte drejt Diegos dhe filloi t'i bertiste me te madhe ne fytyre:

-Ti perbindesh i vogel i shemtuar! Ku e gjen guximin te me mbyllesh mua ne dhomat e tua te mallkuara me permbajtje pornografike dhe aspak te pershtatshme per nje zonjushe si puna ime!

Diego e degjoi pa thene asgje, nuk kundershtoi fare teksa ajo fliste, por ne fund, i tha duke drejtuar gishtin nga ajo:

-Ti - nje zonjushe? Hah!-ia dha nje te qeshure false,-Nuk e besoj kete. Dhe nuk ma merr mendja se ka ndonje gje me permbajtje pornografike ne kete dhome... Vetem nese...-beri sikur po mendohej.

-Vetem nese çfare?-e shtyu Aleksis me syte e zmadhuar nga irritimi.

Ai iu afrua. Arriti te ndjente aromen e tij. Ugh, djall! Sa e urrente kur ai i afrohej keshtu!

-Vetem nese gjate kohes qe ke qene ketu na ke imagjinuar te shtrire ne ate krevat se bashku, une mbi ty dhe ti duke uleritur aq fort sa te te degjonte i tere klubi. Atehere po qe dhoma do te kishte permbajtje pornografike!

Sa here qe i peshperiste nga ato broçkullat e tij te pista sekšuale, zeri i tij mbartte nje ton te çuditshem, te ashper e te bute ne te njejten kohe, permbante nje ngjyrim pervelues e percellues qe asaj i perçonte te dridhura neper trup.

-S'do te flija kurre ne te njejtin shtrat me ty, edhe nese do te me paguaje!-i foli Aleksis tere perçmim.

Diego levizi doren neper mjeker sikur po mendohej.

-Duhet pare dhe kjo mundesi. Sapo me dhe nje ide te shkelqyer. Ndoshta mund te nis karrieren si zhiğolo. Do t'ia vlente, sepse do te fitoja nje thes me para, duke pare se sa i suksesshem jam me femrat. Dhe ndoshta karrieren duhet ta nis me ty, linda. (bukuroshe)-dhe i perkedheli mjekren lehte Aleksisit.

Ajo e terhoqi koken menjehere. Kur e mendonte se kush sapo e preku, ndjeu mllefin dhe neverine t'i perhapeshin neper trup. Por nuk e mohonte dot se do te donte t'i ndjente duart e tij edhe ne vende te tjera te trupit te saj.

"Deshtake e müťit! Permbaji ato dreq hormonesh!"-i bertiti ndergjegjia.

-Auu! Zhiğoloja i vogel e i pashprese paska shume besim ne vetvete. Ndoshta duhet t'ia ulim pakez...-kroi zerin,-vetebesimin!-dhe e goditi me gju ne piken e dobet mashkullore.

Aleksis priste qe ai te bertiste si nje vajze e vogel ne periodat e saj te para, por jo, ai hungeroi si nje ujk i terbuar duke bere qe te tingellonte akoma edhe me joshes.

Tundi koken per te larguar mendimet prej adoleshenteje te djegur nga koka dhe u perpoq te mendonte diçka. Diego ishte mbledhur si top nga dhembja dhe seç bertiste diçka ne spanjisht. Duhej te perfitonte nga rasti dhe ta vriste. Ta vriste?! E pamundur! OK, supozohet se e vrau, po pastaj? Mendonte se do t'ia mbathte nga klubi pa u lagur? E pamundur! "Qente" e Diego "Don" Hernandezit do ta gjenin, do ta kapnin dhe do t'ia hidhnin trute ne ere. Keshtu qe duhej te gjente nje tjeter zgjidhje!

Hodhi nje sy perreth. Fantastike! Ne komodinen prane shtratit gjendeshin dy vazo zbukuruese. Shkoi me hapa te ngadalte prane shtratit. Diego nuk duhej ta vinte re, ne te kundert e kishte punen pisk.

-Ti bu$hter e mallkuar! -Bertiti ai teksa ende mbante gjenitalet me dore,- Nuk e ke idene se çfare do te te bej! Perra! (bu$hter)

-Nuk ia kam idene se çfare do te me besh dhe as nuk dua t'ia di! Nuk ia kam idene se as çfare Perra do te thote, e di qe nuk do te thote zemer apo shpirt me siguri, por nuk me plas fare! -Mori njeren nga vazot prane komodines dhe ia plasi Diegos ne koke. Ai u hutua per nje moment, e pa me sy te zmadhuar, nuk tha asgje, por nuk ra ne shesh!

"Zot! Pse nuk vdiq ky?! Dua te them, pse nuk i ra te fiket?! Pune müti!"

Mori nje tjeter vazo dhe ia flaku serish mbi koke. Kete here Diego ra plasur ne shesh dhe fjala e fundit qe tha para se t'i mbylleshin syte, ishte: Perra!

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now