33.Wine and petals

2.8K 160 118
                                    

Siç ju premtova ja ku eshte edhe kapitulli tjeter, i cili shkon per my one and only bitch CrazyllekXx to remember last fuqin night in the theatre and to fuqin cheer my bitch up.
Me shume dashni J.D.

-Chiquita... Me degjo! -i kerkonte ai.

-S'dua! Zhduku!-kundershtonte ajo.

-Te pakten ndalo! S'kam nder mend te ndjek bythen tende neper tere vilen!-u ankua Diego.

-S'dua te ndaloj dhe s'po te kerkon njeri qe te me ndjekesh! Trap!

Teksa shante, ajo u harrua per nje moment dhe u ndal paksa. Ai perfitoi, e arriti me hapa te medhenj dhe e shtrengoi prane vetes.

-Me vjen keq, ne rregull?

E veshtroi Aleksisin me ca sy qe te kepusnin shpirtin.

-Nuk me intereson. Dhe me lesho!-u grind ajo.

- E di qe te intereson chiquita, shume madje. Me pelqen kur behesh xheloze,-ai i mori ere ne qafe dhe e puthi me buzet e tij te buta dy here radhazi ne faqe.

Ajo mbylli syte nga veprimi aq i embel dhe i kendshem, nga ngrohtesia qe fryma dhe buzet e tij kishin lene ne faqen dhe qafen e saj.

Pastaj, si te qe zgjuar nga ndonje enderr, zgurdulloi syte dhe bertiti:

-Derr i ndyre! Po perpiqeshe te ma hidhje me ato veprimet e tua te parashikueshme! Sa cliché!

U lirua nga shtrengimi i kraheve te tij dhe vrapoi per ne dhomen e Ainohas.

                               ***

Vetem ne oren dhjete te mbremjes arriti qe te dilte e gjalle nga dhoma e asaj te çmendures qe e kishte detyruar te pinte nje shishe te tere me "Malibu". Pija ishte e mire si dreqi, plot alkool dhe me shijen e arres se kokosit. Ne fillim e pinte si te qe uje dhe bertiste e emocionuar: "Uuu, kjo s'te djeg fare!"

Pastaj, alkooli filloi te bente efektin e vet dhe Aleksis nisi te ndjente koken t'i rendohej. Ainoah nga ana e saj pinte, qeshte si e marre dhe shante Rikon e gjore me epitete nga me te papershtatshmit. Mos te harrojme qe kur kujtoheshin per Aimen, fillonin ta shanin se bashku ne kor.

Tani, me koken te rende plumb, kembet qe s'dinte ku i hidhte, duke u perplasur nga njeri mur ne tjetrin, Aleksis hyri ne dhomen e saj. Pa e menduar dy here, flaku rrobat qe kishte veshur ne dysheme dhe hyri ne banje duke ndjere nevojen e tmerrshme per nje dush te ftohte. Duhej te vinte ne vete nese nuk donte qe te fliste budallalleqe per 12 oret ne vazhdim.

Plasi deren e banjes dhe pamja qe i doli para e beri te mendonte se alkooli, veç te tjerave, po i shkaktonte haluçinacione.

Diego, qendronte i zhveshur, ne mes te vaskes se mbushur plot me uje, me nje gote me vere ne dore. Prane tij ndodhej nje tjeter gote e mbushur me vere, si edhe shishja. Perreth vaskes ishin vendosur qirinj aromatike. Petale te kuqe trendafilash qene perhapur neper gjithe ujin e vaskes dhe ne gjithe tualet.

Aleksis puliti qepallat pa iu besuar syve. Ne moment, u ndje se u be esell.

-Ke ngaterruar gje tualet? Mos duhej te ishe ne banjen e ndonjr kuçke tjeter gati per t'u shkerdhyer tani?

Jo, nuk ishte esell!

-Jam pikerisht atje ku duhet dhe ku dua te jem, chiquita,- tha ai dhe pasi shijoi pamjen e trupit te saj krejt te lakuriqte kafshoi buzen.

-Me duhet te perdor tualetin, dil jashte!-e urdheroi ashper ajo.

-Mund te vazhdosh,-tha Diego dhe piu pak vere.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now