47.Chose and pick

2.4K 217 132
                                    


-Shiko mi amor. Kam pune shume me te rendesishme se sa te çaj tràpin me ty gjithe diten e dites!

-Pune si te pàllohesh me ndonjeren, e ke fjalen?-e pyeti Aleksis e acaruar, ende me kyçet te lidhur pas shtratit.

-Nuk me pelqen kur nuk i zbaton urdhrat e mia chiquita! Dhe e di pse? -me syte e erresuar ne moment, Diego qendroi ulur ne menyre qe t'i kishin fytyrat perballe dhe shikimet ne te njejtin nivel,- Sepse me eksiton dhe nuk me pelqen te eksitohem ne mes te nje pune!

Ne djall ai dhe fjalori i tij i erret seksual!

Gjithnje e kishte çmendur kur fliste fjale te pista dhe me sa kuptoi, e njejta gje vlente ende. Arrinte te ndjente ate dhembjen e padurueshme ne mes te kembeve si pasoje e theksit te tij te rende spanjoll.

-Puna jote perfshin séks te eger mbi tavoline. A nuk do te thote se je gjate gjithe i eksituar, teksa "punon"?-ironizoi fjalen e fundit.

-Ja tek eshte edhe gjuha e gjate qe me kishte munguar. Kishe gjuhe vertet te talentuar tani qe e mendoj. Çfare nuk mund te beje me te.

Tingellonte sikur Diegua ishte duke folur per nje nga shume kürvat e tyre qe ia merrnin ne goje sa per qejf e kenaqesi. Kjo e vrau. I dhembi. Nuk e kishte menduar as edhe nje here te vetme se do te vinte dita qe ai ta trajtonte ashtu, si nje femer te ulet, te piste e te ndyre dhe ke? Ate! Ate, se ciles tre vjet me pare i peshperiste fjalet me te embla te mundshme teksa dashuronin trupat dhe shpirtrat e njeri-tjetrit. Ate, se ciles i beri tatuazh ne menyre qe te mos e zhdukte kurre nga kujtesa e saj.

Tatuazhi! Tatuazhi, te cilin nuk e pa ne kraharorin e tij.

-Ç'u be me PER JETE, DERI NE VDEKJE?-e pyeti Aleksis duke iu referuar tatuazhit.

-E zhduka, ashtu siç bera me kujtimet e tua. Ashtu siç do te bej edhe me ty!-e kercenoi kanosshem ai.

Aleksis ktheu fytyren nga ana tjeter per te mos pare me shikimin e tij prej grabitqari dhe peshperiti:

-Une e kam ende...

U duk se Diego u habit nga ajo qe degjoi. Ja pse tha:

-Jo! Ti genjen! Nuk eshte e vertete!

Dhe pastaj, pa marre leje prej saj, i uli bluzen dhe pa tatuazhin ne ate hapesiren delikate midis qafes dhe kraharorit te saj.

Aleksis e pa se si u tendosen muskujt e tij. Megjithate, nuk e kishte mendjen tek reagimi i tij, por tek reagimi i saj trupor. Kraharori i saj ishte prekur nga gishtat e tij shkarazi. Madje ai, beri nje gjest te papritshem, perkedheli me gisht tatuazhin. Tere nervat e saj u drodhen. Gishtat e tij prej eksperti... Ata gishta qe dikur perkedhelnin e ledhatonin edhe pjeset me intime te trupit te saj.

Nuk e permbajti dot nje psheretime te vogel qe i shpetoi nga goja e megjithate u degjua.

Syte iu zgurdualluan.

Idiote! E mallkuar! Vetem nje kontakt me gishtat e tij dhe shiko ç'bere!

Diego i largoi gishtat nxitimthi dhe po me aq shpejtesi u largua prej saj. Mungesa e prezences se tij u ndje menjehere. Aty kur pak sekonda me pare qendronte ai, tani mbizoteronte nje akull i ftohte, i frikshem.

-Gjithsesi... Atehere... Ku e lame?-ai kaloi gishtin mbi buze, nje veprim qe e bente sa here sikletosej dhe nuk dinte ç'te thoshte.

Ah, sa do te donte ta puthte ate buze, ate gisht, ate fytyre...

-Do te behesh striptiste ne klub!-shpalli Diego.

Ah, sa do te donte ta puthte me tere afshin dhe pasionin e mundshem ate fytyre dhe pastaj... Pastaj... T'ia vishte me grusht mu ne qender te saj e t'i thyente hunden!

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now