13.What excites me!

4K 209 54
                                    

Ja tek erdhi dhe pjesa e shumepritur 🙈🙈🙈
WARNING ⚠
Read at your own risk!

-Hej, ti, kamarier, nje tjeter!-thirri me ze te larte per nje Zot e di te saten here.

Ishte mbeshtetur ne banakun e nje klubi aty afer plazhit ku e kishte "braktisur" Diegoja me ate trapen e gjate ca ore me pare. S'kishte ç'te bente, surratin e shemtuar te Diegos s'donte ta shihte, keshtu qe vendosi t'ia kushtonte vetes ate nate.

Po pinte e po kenaqte stomakun me alkool, por nuk po dehej. Ajo nuk dehej kurre. Rreth e rrotull kishte me dhjetera te rinj qe kercenin, kendonin e pinin ne klubet e hapura bregdetare. Asaj nuk i bente pershtypje asgje e askush.

Diegoja i kishte çare trapin qe s'e kishte ne kuptimin e plote te fjales dhe tani donte vetem ta harronte ate, mashkullin qe duhet te shkaterronte, por po ndodhte e kunderta, ai po e shkaterronte ate. Deshira per te qene e tija po e shkaterronte. Jo, kjo s'duhej te ndodhte!

Ktheu nje gote tjeter plot alkool.

Shihte se si çiftet ferkoheshin e putheshin nen dritat shumengjyreshe te klubit. Imagjinonte veten duke ferkuar te pasmet pas trupit muskuloz te Diegos, duart e tij qe vallezonin ne belin e saj.

"Mjaft! Ta marre e mira!"

Duhej te shperqendrohej. As pija nuk po e ndihmonte. Ktheu syte ne te majten e saj. Nje djalosh goxha simpatik ishte perpjekur te flirtonte me te gjate gjithe nates, por nuk ia kishte zgjatur, sepse nuk ia kishte qejfi. Por tani qe e shihte mire se ai po vdiste per pak vemendje, vendosi t'ia jepte ate.

Shume shpejt, pas ca shikimesh e flirtesh te vogla, zeshkani me floke kaçurrela iu afrua dhe e ftoi ne kercim. Pranoi pa ngurruar.

Pa nje, pa dy, e gjeti veten ne krahet e tij te medhenj. Tashme po kercenin, tundeshin e ferkoheshin pas njeri-tjetrit si ata çiftet e tjere ne klub. Por mendja serish i punonte rrengje. Ne vend te kaçurrelave te tij te zeza ajo shihte floke te arte. Ne vend te syve te zinj ajo shihte te gjelbren e eger e te frikshme te ca syve te tjere. Perreth trupit te saj nuk ndjente krahet e nje te panjohuri, por krahet e tij.

Ne nje fraksion sekondi syte i shkuan ne cep te banakut, ne nje qoshe te erret ku gjendej nje burre i veshur me ato pantallonat e shkurtra me motive aka hawaine me lule, me nje kemishe shumengjyreshe, me ca lule te kuqe te varura qafe dhe me nje pale syze te erretaa. Ishte i çuditshem, shume madje. Kush mbante syze ne mes te nates? Kush mbante varese me lule te kuqe? Ndonje turist i çmendur! Po atehere pse dreqin ky turist i çuditshem kishte gjithe mbremjen qe nuk ia shqiste syte qe nga cepi i tij i erret i klubit? Ndoshta ishte terhequr prej saj. Ose ndoshta ishte ndonje nga "qente roje" qe Diego i dergonte pas zakonisht. Kjo e fundit ishte e mundshme.

Atehere le t'i japim bosit diçka te re dhe interesante!

E shtyre nga kjo ide, nga muzika apo efekti alkoolit, Aleksis iu afrua mashkullit me te cilin po kercente dhe e puthi. Nje puthje e rendomte, nje shkembim jargesh e bakteresh gojore. Asgje tjeter. Por i nevojitej kjo puthje. As vet nuk e dinte pse. E forcoi ate dreq puthjeje. Dukej sikur ishte gati ta bente mu ne mes te klubit me ate te panjohur.

Ai tipi ndaloi, e pa drejt e ne sy dhe para se te thoshte diçka, Aleksis i tha:

-Ku eshte hoteli me i afert?

Ai qeshi i eksituar, e terhoqi pas, kaluan klubin, dolen nga plazhi, shkuan ne hotelin perballe dhe pas 15 minutash gjendeshin ne dhomen e tij te hotelit.

Aleksis plasi deren me te hyre brenda dhe filloi ta zhvishte me nxitim djaloshin teksa e puthte pa ndalur. Po çmendej! Kishte nevoje per $€k$! Kjo ishte e gjitha! Djalli e marrte! Aq shume here e kishte lene Diegoja me gisht ne goje e te eksituar si dreqi sa tani s'donte gje tjeter veçse te shfrynte tere frustrimin $€k$ual qe sikur po e gerryente perbrenda.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now