31.For life, til death

3.1K 176 122
                                    

U ngrit ndenjur dhe per pak sa nuk u rrezua kur kuptoi se gjendej e ulur mbi pjesen e siperme te Roverit te Diegos. Pa perreth e çuditur. Ishin ne nje plazh te shkrete te qytetit.

Shume prane bregut te detit, aty ku valet puthnin reren e njome, me duart te futura thelle ne xhepa dhe me shikimin e perhumbur tutje ne horizont ndodhej Diegua. Kurre me pare nuk e kishte pare aq te qete, te pashqetesuar e te paqte.

Nje dhembje therese i pushtoi koken. Ngriti doren per te ferkuar paksa qafen atehere kur ndjeu nje percellime tek pjesa ku bashkohej qafa me shpatullen. E vendosi menjehere doren mbi vendin qe i digjte si dreqi dhe ç'te shihte? Gishtat i preken nje fashe te bardhe.

Kjo s'mund te ishte e vertete!

-Diego! Ç'djallin eshte kjo?-nuk permbajti dot britmen luftarake qe i doli vetvetiu nga goja.

-Dhurata jote e ditelindjes chiquita...

-Dhurata?!-pyeti ajo pa ku besuar vesheve. -Po kush te kerkoi dhurate valle?

Per nje moment iu duk sikur pa trishtim te perzjere me pendim ne syte e tij, por jo, duhej te ishte efekti i nates dhe erresires.

-Nuk ta kane mesuar se dhuratat nuk kerkohen, por vetem jepen dhe pranohen?-shpjegoi Diego me te bute.

-Ha ha ha! Dhe kush ta mesoi ty, babai, bosi i mafies, apo mamaja, ndonje prostitute rrugesh?

Pupilat e syve te tij u zmadhuan ndjeshem. Inati i pushtoi çdo tipar te fytyres duke e erresuar keshtu te terin.

Me hapa te shpejte, ai u afrua tek Aleksis, ia shtrengoi qafen si te qe nje pre e lehte qe duhej vrare dhe i peshperiti frikshem:

-MOS GUXO TE FLASESH PER NENEN TIME! KURRE! ME KUPTOVE, KURRE?!

Aleksis ndjeu veshtiresi ne frymemarrje qe vinte si pasoje e shtrengimit te fuqishem te qafes. Pastaj, therja qe vinte nga poshte fashes se bardhe u be me ngacmuese. I dhembte gjithe qafa, gryka dhe kraharori.

-Jepi pra... Ç'pret? Me vri... Jepi fund jetes sime te pakuptimte... Dhe jeto me barren e vrasjes sime per gjithe pjesen e mbetur te ekzistences tende te mjere!-foli Aleksis gjithe mllef.

Per habine e saj, ai e leshoi. U mbush me fryme e lehtesuar, ferkoi qafen e skuqur dhe hoqi me force fashen. Mbylli syte per te perballuar dhembjen. Hodhi syte poshte dhe pa lekuren e skuqur ku dalloheshin shkronjat e erreta: DERI NE VDEKJE

Shkoi me nxitim tek pasqyra e makines per te pare me mire lekuren e saj te shenjuar. Kur e shihte qe nga pasqyra lexonte PERJETE. Kur e lexonte nga lart, dallonte DERI NE VDEKJE.

Ishte nje lloj ambigrame, ndryshe lexohej nga poshte, ndryshe nga lart

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Ishte nje lloj ambigrame, ndryshe lexohej nga poshte, ndryshe nga lart. Varej nga pika e veshtrimit.

U hutua per pak.

Per jete, deri ne vdekje...

Ai i kishte bere nje tatuazh. Kishte lene nje shenje te pashlyeshme e te pashkaterrueshme ne trupin e saj, ne shpirtin e saj. Mos ndoshta, mos ndoshta... Ai e donte?

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now