36.Drink and cry

2.8K 164 68
                                    


Doli vrullshem nga dhoma. Po si dreqin kishin arritur te depertonin brenda kazinose valle? Ne mendje i kalonte biseda e fundit qe kishte bere me Aimen, ndoshta ajo ishte edhe hera e fundit qe e shihte. Nje ndjesi e pakendshme iu formua ne fund te barkut.

Teksa manovronte drejt qendres se kazinose, ku kumari dhe argetimi vazhdonin ne pafundesi, shikimi i tij u perqendrua mbi Aleksisin. Po kercente si e marre me nje tip te panjohur, pa arritur qe ta kontrollonte aspak veten dhe levizjet qe bente. Duhej te ishte tap! Po, definitivisht qe ishte tap, por menyra se si ai tipi i vendoste duart gjoja "shkarazi" dhe si "pa dashje" ne belin, ijet dhe tek ajo pika delikate ne fund te shpines qe shpinte drejt te pasmeve te saj te rrumbullakta tregonte se ai tràpi ishte krejtesisht esell!

Kurre nuk kishte qene gjakftohte, megjithese shtirej si i tille. Ne te qindten e sekondes shkoi prane Aleksisit dhe partnerit te saj ne kercim, e shtyu kete te fundit tutje dhe duke e kapur forcerisht Aleksisit nga krahu, e pyeti:

-Ç'dreqin mendon se po ben?

-Po kercej Donnn!! Ejaaa, eja edhe tiiii qe te kercejmeeee! Eshte kaqq qeeeejfff!-zgjaste fjalet ajo dhe kercente rrotull tij pa u permbajtur dot.

Diego kaloi doren neper fytyre.

"Edhe kete kisha manget!"

-Donn! He pra!! Ç'ma ke ate fytyre!-Aleksis filloi te qeshte,-Fytyra jote,-qeshte me fort, -eshte kaq...-qeshte e qeshte,-budallaqeee! Ti je kaq budallaaaa!!

Pastaj, u lekund, qepallat iu veniten dhe po te mos qe per krahet e tij, ajo do te ishte rrezuar. E ngriti hopa, me njeren dore i mbante kembet, kurse me tjetren koken.

Rruges, nje nga kumarxhinjte e zakonshem qe frekuentonin klubet dhe kazinote e tij, e ndali duke iu lutur qe te qendronte per te bere nje dore "Poker". Ishte aq i acaruar sa desh e flaku burrin mbi rulete.

Me zor te madh, telefonoi Pepen. Duhej te shkonte ne vile. Duke dale nga kazinoja, Pepe i hodhi nje veshtrim te habitur trupit te pergjumur te Aleksisit.

-Mos thuaj asnje fjale!-e kercenoi Diego.

Truproja zuri vend ne makine dhe nuk foli me per tere pjesen e mbetur te rruges.

Me te vene kembe ne vile, Diego nxitoi per te shkuar tek pishina dimerore. Me kujdes, e zhyti trupin e Aleksisit ne uje. Kontakti me ujin e zgjoi vajzen, e cila menjehere filloi te bertiste me te madhe:

-Te ka lene gje mendja?

Diego, nderkohe, ishte zhveshur dhe ishte zhytyr qetesisht ne pishine. Tani po relaksohej dhe dukej se nuk e kishte aspak mendjen tek reagimet çmendurake te Aleksisit.

-Me flak ne pishine si pa te keq, as nuk me degjon, po a je ne rregull ti?

Nuk mund t'i perballonte fjalet e saj, e godisnin ne tru si shigjeta elektrike. Iu afrua i nevrikosur dhe i bertiti duke e shkundur fort:

-Jo, nuk jam aspak ne rregull! Tere vajzat e klubit jane zhdukur dhe nuk kam arritur t'i gjej. Aime eshte zhdukur dhe nuk e di se si dreqin do ta gjej! U kenaqe tani?

Aleksis shpertheu ne te qeshura.

-Kjo qenka e gjitha? Vogelushi eshte merzitur se i ka humbur lodra e preferuar? Prekese!

Nje sinjal i ri nervor ngacmoi trurin e tij. Po sikur Aleksis te kishte gisht ne rrembimin e Aimes? Ne fund te fundit, ajo e urrente ate.

-Mos.. Mos ndoshta... Ti e ke zhdukur Aimen?-hodhi hipotezen ai.

Per me pak se nje sekonde, per nje fraksion te paperfillshem kohe ai ndjeu shtangien ne syte e saj, kurse nje moment me vone, ajo po i kunderpergjigjej:

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now