54.Run and Rule

2.5K 177 67
                                    


Pas atij mengjesi poshterues, Aleksis dhe Diego shkuan tek ish-klubi Hernandez qe tashme ishte shnderruar ne nje prej qendrave me fitimprurese e me te rendesishme te Engjejve .

Diego u tmerrua me te vene kembe ne klubin e tij te "rikonstruktuar" siç e quante Aleksis.

-Jooooo! Jooo! Çfare i ka ndodhur klubit tim? Oh, jo, vogelushi im! Ç'te kane bere keshtu?-bertiste e gjoja qante ne menyre teatrale ai.

Te gjithe po e shihnin me sy te zgurdulluar. Aleksis nenqeshte.

-Ku jane vajzat e mia?-pyeti Diego duke bere me dore nga striptistet, e theksoj, striptiste meshkuj, as edhe nje femer. Te gjithe kamarieret meshkuj, te gjithe truprojat, punonjesit, sanitaret ishin meshkuj!

-Tiii!-iu drejtua ai Aleksisit,- ç'i ke bere klubit tim?

-Siç te thashe, e kam rikonstruktuar,-i pergjigjej ajo ne nje ton te pafajshem.

-Rikonstruktim, nje müt! E ke shnderruar ne nje bordello zhigolosh!-u revoltua ai.

-Oh, te lutem, me falendero me vone!-foli Aleksis dhe beri nje levizje shperfillese qe thoshte JE I MIREPRITUR!

-Ta tregoj une falenderimin me vone, chiquita,-dhe e pa ne menyre seks-kercenuese dhe Aleksis e dinte se ç'do te thoshte ai shikim-nje premtim qe me vone do t'i rregullonin mire gjerat ata te dy.

-Shiko, chiquito,-Aleksis a nisi te folurit me nje fije talljeje ne ze,-Konsideroje si nje nder qe te bera dhe shiko anen pozitive, eshte shtuar klientela e femrave,-i shkeli syrin atij, -Ndoshta edhe ti bos mund te dalesh ne skene ndonje dite dhe t'i mahnitesh vajzat me aftesite e tua te mahnitshme prej striptisti!-ajo shpertheu ne te qeshura thjesht nga imazhi i Diegos duke bere striptizem.

-Ta tregoj une Diegon e Mahnitshem ty! -neperdhembi ai dhe dha urdher:- Dilni jashte ju bij bushtrash, jashte, taniii!

Askush nuk levizi vendit. E shikonin Diegon si te ishte ndonje alien i ardhur nga Marsi dhe as nuk u munduan qe ta zbatonin urdhrin e tij.

-Mos ju kane lene gje veshet? Jashte!-filloi te shtynte me duar e me kembe disa prej atyre burrave gjigand drejt daljes.

-Mund te dilni jashte, ju lutem?-iu kerkoi Aleksis atyre. Aq u desh, vetem nje kerkese e vogel nga shefja e tyre e vertete qe e gjithe ajo tufe meshkujsh te fuqishem e te pamposhtur te vinin thembrat nga majat e te zhdukeshin qe aty me shpejt se ç'mund te thuash DIEGUA I MAHNITSHEM!

Diego e pa drejt e ne sy dhe ajo thjesht shkundi shpatullat.

-Me duket se te paskam nenvleresuar chiquita,-i tha ai duke iu afruar gjithnje e me shume.

-Nuk e ke idene se sa,-dhe ajo zeroi distancen ajrore mes tyre qe tashme ishte e mbushur me tension seksual, gati-gati elektrizues dhe bashkoi buzet e tyre te nxehta e te lengeta.

Ai i preku kofshen dhe renkoi rende. Ajo e afroi edhe me shume trupin me te tijin.

-Zot, shefe, ketu po qe me zhgenjeve!

-Djalli te marrte Xhoxho! Ç'mutin do ketu? A nuk te thashe qe te zhdukeshe qe ketu bashke me gjithe te tjeret?-Aleksis u acarua. Gjithe dita po i shkonte keq e me keq. Ne fillim Aime me ate bastardin e saj te vogel, tani ky...

-Me thyeve zemren bose, me te vertete,-Xhoxho beri me gishta shenjen e nje zemre teksa thyhej.

Aleksis rrotulloi syte. Si dreqin do ta hiqte qafe kete djale marrok?

-Çfare mütin ben ky ketu?-pyeti Diego pasi ferkoi fytyren.

Awww. Seksiiiii.

Dreq!

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now