16.A Crazy Night

3.7K 188 176
                                    

Hello ma sexy readers! Dy update brenda nje nate meqenese qe te dy me duken paksa te merzitshem.
Nje sqarim i vogel per ata qe nuk e mbajne mend, Emanueli eshte nje nga shefat e grupit Gonzalez te mafies, person qe ndihmon Aleksisin per t'u hakmarre ndaj Diegos.
Shpresoj t'ju kem ndihmuar sadopak me kete sqarim.
Per çdo paqartesi tjeter me pyesni ne komente.
Me thoni se si iu duken dy kapituj e fundit.
Ju falenderoj jashtezakonisht shume per mbeshtetjen.
Me shume dashni, J.D.

Loja po i shkonte mire, me se miri mund te thoshte, perveç incidentit te vogel me pirunin. Gishtat e Paolos ishin ende te kuq flak. Italiani, qe siç mori vesh, quhej Paolo, ishte treguar mjaft bashkepunues, kuptohet ne saje te nje pagese te kenaqshme. Me ndihmen e Emanuelit, arriti ta gjente Paolon dhe ta bindte qe ta ndihmonte me planin e saj te vogel e krejt te pademshem.

Pas gjithe atyre qe Diego i kishte bere, kjo ishte me e pakta qe mund t'i kthente. Ai e beri per budallaçke duke i futur ne shtrat Paolon pas nates se pare qe kaluan bashke dhe tani Aleksis po i kthente borxhin. E pse te shkonte dem gjithe ai bukurosh italian tere muskuj, kur mund te ishte nje ndihmes i dobishem per te?

Ja pse vendosi te dilte me Paolon, te kalonte kohe me te. Pse jo, edhe "te flinte" me te?

Po hante qete-qete makaronat e saj, kur dikush i kaloi prane dhe i derdhi nje gote plot me vere te kuqe mbi kostumin e saj sportiv te bardhe. Vere e kuqe mbi nje kostum te bardhe!

"E kuptoni?! TRAGJEDI!"

-Oh, me vjen shume keq... Une nuk doja...

Oh, jo, oh, jo, jo, jo! Nuk mund te ishte! S'mund te ishte! E kush tjeter perveç Aimes?! Thoshte se i vinte keq, por e qeshura qe i shpetoi nga buet e saj te shemtuara thoshte te kunderten.

Aleksis u ngrit ngadale ne kembe. Mori fryme thelle. Thithi oksigjen, nxorri dyoksid karboni jashte. E perseriti veprimin disa here. Pastaj... Epo... Iu versul Aimes. Iu hodh me terbim persiper. E rrezoi, i shkuli floket, i prishi make-upin, i shkaterroi varesen qe mbante ne qafe,teksa i ulerinte me sa kishte ne koke:

-Ti kürve e ndyre! E bere qellimisht! Do te te vras! Do te t'i çaj ato pudingjet e tua te qelbura prej silikoni!

Aime me kot u mundua te rrotullohej mbi te e t'i vishte ndonje grusht. Por perballe inatit te papermbajtshem te Aleksisit, gjithçka ishte e pavlefshme.

-Ti je... vetem xheloze... Per mua dhe Donin!-me zor nxori dy fjale Aime.

-Ik pàĺĺohuni tutje, ti bashke me Donin!-gerthiti Aleksis. Krahet e medhenj te Paolos e ngriten lart, e larguan disi nga kundershtarja e saj, prane se ciles gjendej Diego.

Nuk i hodhi syte nga ai fare.

-Calma!-i tha Paolo.

-U qetesova, u qetesova!-u largua menjehere prej tij duke ngritur duart lart ne shenje paqeje. -Po shkoj ne tualet.

Por nuk kishte aspak nder mend qe ta bente kete!

Syte i zune pjaten e saj me makarona. Nje ide i shkrepi ne koke. Mbushi doren me makarona dhe ia flaku Aimes mbi fustan. Kjo e fundit uleriti e tmerruar.

-Tani jemi barazim!-tha Aleksis dhe lepiu gishtat e ngjyer me salce njeri pas tjetrit.

-Donnn! A e pe se çfare me beri?-u ankua Aime me nje ze prej femije te vogel te perkedhelur.

-Oo, Donn! Picirrukja e vogel e qelbur na u merzit! O bubuu, mosh u mexhit ti!-e talli gjithe ironi Aleksis duke imituar zerin e bebeve.

Diego i hodhi nje veshtrim ftohte. Po acarohej. Bukur!

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now