43.Revenge and Regret

2.1K 162 60
                                    


31 dhjetor, tre vjet me pare

Ai ra pertoke. Bota e saj ndaloi rrotullimin e saj te pafundme per nje fraksion sekonde. Ajo nuk mund te merrte dot fryme. U pergjunj prane tij. Nuk mund ta prekte. Nuk mund te levizte. Nuk artikulonte dot asnje fjale. Pamja e fytyres se tij fliste me shume se qindra fjale. Syte e tij dukeshin aq te bute, aq te trishtuar. Gjysmebuzeqeshja e krijuar ne buzet e tij ishte aq e embel. Dora e tij preku bluzen e lagur nga gjaku. Ai veshtroi doren tashme te bere me njolla gjaku pa iu besuar syve.

-Chiquita... Mos po vdes? Gjaku im eshte ky, chiquita? Ti e bere kete, chiquita?

Fjalet e tij e krisen perfundimisht zemren e saj. Ajo beri nje perpjekje te dobet per te prekur sadopak majat e gishterinjve te tij te gjakosur. Syte e saj u enden ne kraharorin e tij muskuloz, qe dukej aq i vogel ne ato momente, ne kraharorin qe iu kishte mbijetuar me dhejtra plageve, grushtave e demtimeve. Nje njolle e errer sa vinte e zmadhohej ne siperfaqen e kraharorit te tij.

Ai trup gati-gati i pajete, ai shikim qe po errej, qe po humbiste shkelqimin e zakonshem, ajo fytyre qe po zbardhej, ai trup qe po ngurtesohej nuk mund te ishte Doni...

Nuk mund te ishte Doni i saj!

Nje lemsh pervelues i pengonte frymemarrjen, nuk e linte te gelltitej, nuk e linte te fliste. Syte i digjnin, por lotet nuk i dilnin. Duart i dridheshin, por nuk levizte. Trupi i shkundej, por nuk arrinte te ngasherehej.

Ishte gati t'i afrohej per t'i dhene nje puthje te fundit, kur dy krahe e ngriten nga toka dhe e larguan qe aty. Po e largonin prej tij! Jo! Kjo s'mund te ndodhte! Kjo s'duhej te ndodhte!

-Me ler! Lerme! Leshome!-luftonte me tere qenien e saj per t'u shkeputur nga shtrengimi i hekurt i atij njeriu, qe siç e kuptoi me vone, ishte Emanueli. -Une nuk i thashe lamtumire! Nuk i thashe lamtumire!-ulerinte e pafuqishme.-Dua ta shoh edhe nje here te fundit! Dua ta prek edhe nje here! Ta puth edhe nje here te fundit! Te lutem... Te lutem... -çirrej ne pamundesi per te vepruar.

Emanueli e fshehu ne nje skute te erret. E uli ne sheshin e akullt dhe duke i shtrenguar fytyren me duar, u mundua ta qetesonte:

-Qetesohu, Ale! Gjithçka eshte ne rregull! Gjithçka do te shkoje mire! Je e sigurte tani!

-Ti... Ti... Nuk e kupton... Nuk... Te lutemm..-iu pergjerua me zerin qe i dridhej,- Lerme ta shoh edhe nje here te fundit... Nuk i thashe lamtumire... Une... Nuk i thashe lamtumire...-peshperinte ne nje gjendje te plote agonie dhe plogeshtie.

-Ç'dreqin thua Ale? E kupton qe je ende ne rrezik? Nuk mund te dalesh tani! Ne te kundert do te te kapin dhe do te te zbulojne!-i bertiti ai.

-Une e dua ate!-peshperiti ajo.

Emanueli zgurdulloi syte.

-Çfare... Çfare the?-pyeti ai.

-Une... Une... E dua...-zeri I doli si nje peshperime dhe u ngrit vrullshem ne kembe per t'iu larguar Emanuelit, -Dhe ti s'ke per te me ndaluar qe t'i them lamtumire!

Sapo doli nga erresira e sigurte e asaj lagjeje te frikshme, u degjua nje shkrepje arme. Emanueli doli perpara saj... Emanueli... Plumbi ne trupin e tij... Trupi i tij ne toke... Emanueli... I vdekur...

U ngjesh pas murit e tmerruar. Ai plumb... Ai plumb ishte nisur per te... Ajo do te kishte vdekur po te mos kishte qene per Emanuelin.

-Mbathja Ale! Mbathja dhe mos e kthe koken pas! Shpeto prej tyre Ale, shpeto prej tij! Shpeto prej te...

Dhe ajo vrapoi, vrapoi per te humbur gjurmet, vrapoi per te shpetuar, per te mbijetuar, por nuk rezistoi pa e kthyer koken pas. Nje person i panjohur, me shpinen e erret te drejtuar nga ajo qe po i jepte plumbin perfundimtar Emanuelit. Ajo nuk e shqoi fytyren e tij dhe do te kalonte shume kohe para se identiteti i atij vrasesi te fshehte e misterioz te zbulohej.

E vetmja gje qe degjohej ishte era dimerore qe merrte me vete tmerret e asaj nate, shkrepja e fundit e armes per ate nate dhe hapat e saj qe ushtonin te pasigurte ne sheshet e gjera.

Njerezit festonin ardhjen e Vitit te Ri. Qeshnin, hanin, pinin, luanin, puthnin e perqafonin. Ndanin dashuri me njeri-tjetrin, shperhapnin harmoni e gezim kudo ku shkonin.

Dashuri... Gezim... Harmoni...

Ndjenja qe nuk i pati kurre te sajat, ndjenja qe nuk do te kishte me shancin per t'i provuar serish. Bashke me vitin e vjeter kishte shkuar edhe shanci i saj, mundesia e saj per te qene e lumtur. Bashke me vitin e vjeter kishte vdekur dashuria e saj, Doni i saj...

Gjeja qe i ngjallte me se tepermi neveri ne ate nate qe sikur s'kishte mbarim ishin çiftet e te dashuruareve. Afkesioni qe shfaqnin ndaj njeri-tjetrit, lumturia qe iu lexohej ne sy, buzeqeshjet e sinqerta qe pikturoheshin ne fytyrat e tyre e Benin per te vjelle.

Duke u endur kot me kot neper qytet, perfundoi ne skenen e "krimit". Gjithçka ishte pastruar, por si? Trupi i tij nuk gjendej aty. Perreth nuk kishte asnje shenje, qofte gjaku apo te ndonje shkembimi zjarri. Gjithçka ishte e paster dhe e paprekur, sikur vetem pak ore me pare te mos kishte ndodhur nje vrasje.

Por e pse t'i interesonte asaj nese ishte pastruar apo jo skena e krimit! Ai tashme kishte vdekur. Haku i Aleksandrit ishte marre! Hakmarrja i ishte sherbyer si nje molle e arte ne nje pjate argjendi. Atehere pse nuk ndjehej aspak e çliruar, aspak e kenaqur qe me ne fund kishte realizuar planin per te cilin aq shume kishte punuar, planin per te cilin kishte hedhur ne ere jeten e saj?

Ku ishte fryti i kesaj hakmarrjeje? Ku ishte Aleksandri tani? Mos ishte ngjallur gje? Sigurisht qe jo! Po Diego ku ishte? Mos ishte gje gjalle? Sigurisht qe jo! Ata kishin vdekur dhe asgje ne kete bote s'mund t'i kthente dot mbrapsht.

Me shikimin nga qielli, me grushtat te shtrenguar, e damkosur pergjithnje ne shpirt e ne trup, u ul pikerisht aty ky Diego ishte vrare dhe uleriti pafundesisht veçse nje fjale:

Diego!

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now