49.The ugly truth

2.4K 189 157
                                    


-Pa u tretur mire ne dhé Doni vendose te pallöje trapin e radhes? Bravo te qofte! -u degjua komenti theres i Nohas.

Oh, jo. Klubi ishte pothuajse ne erresire te plote duke perjshtuar dritat qe ndriçonin tubat e striptizmit. Keshtu qe ata nuk e kishin kuptuar identitetin e Diegos.

-Si guxove? Ne menduam se... Se... E doje!-bertiti Riko.

Aleksis i hodhi nje veshtrim fytyres se Diegos. Ai po buzeqeshte me veten. I vinte mire qe ish-miku i tij me i mire dhe gjysme motra e tij po e mbronin.

Syte e tyre u ndeshen. Ai sikur i tha: Ata duhet ta dine kete.

Dhe ne ate moment Diego u kthye me fytyre nga Riko dhe Noah. Kjo e fundit, e shokuar, u perplas tek Riko. Ai e shtrengoi pas vetes. Te dy po e shihnin Diegon sikur te kishin perpara ndonje fantazme, me fytyra te zbardhura e sy te shqyer.

-Jo! Kjo nuk eshte e mundur! Jo! Me thuaj qe eshte veçse nje enderr!-iu drejtua e pafuqishme Noah Rikos.

Nje sekonde me vone, ajo nisi te grushtonte gjoksin e Diegos duke i bertitur:

-Gjithe keto vite ti ke qene gjalle! Ke qene gjalle dhe nuk je kthyer tek ne?! Pse?! Pse?! Ti e dije mire se ç'do te thoshe ti per ne! Ne u rrenuam! Hernandezet u rrenuan... Dhe per te gjitha e ke fajin ti dhe ajo egoja jote e semure!

Aleksis nuk dinte ç'te bente. Asnjehere nuk ishte ndeshur me nje Ainoah aq serioze, por edhe te dobet ne te njejten kohe.

Riko shihte i mahnitur. Iu afrua Diegos, e perqafoi fort, goditi shpinen e tij ne menyre vellazerore dhe me nje buzeqeshje tejet te lumtur, foli:

-Rendesi ka qe je serish mes nesh! Je serish ketu, per te na drejtuar ne ato marrezite e tua. Te pakten u ktheve, u ktheve per ne!

Dhe ja tek po vjen edhe furtuna!

Diego e pa serioz Rikon dhe beri te fliste:

-Une nuk jam ketu per te rimekembur Hernandezet. Kam ardhur per hakmarrje.

-Per çfare?-pyeten njezeri Ainoah dhe Riko.

-Ndoshta shefja juaj ben mire qe t'ju tregoje ca gjera. Nuk ka qene edhe aq e ndershme me ju keto vitet e fundit, apo jo bose?-shikimi i tij i frikshem dhe pyetja qe i beri e gozhduan Aleksisin.

-Per çfare po flet ky tràpi Ale?-ishte Noah qe foli.

Çfare t'ju thoshte? Si t'ju a shpjegonte?

Oh, shikoni. Per shkakun tim Diego per pak sa nuk vdiq, por pufff...si me magji ai se si mütin shpetoi dhe tani eshte ketu per te me hedhur trute ne ere!

Iu tha keshtu? Sigurisht qe jo!

-Te hengri macja gjuhen bose? Nuk po gjen fjalet e duhura? Epo... Lerme te te ndihmoj,-Diego iu drejtua Nohas dhe Rikos,- Kjo striptisja ketu eshte fajtore dhe shkaktare per gjithe sa ndodhi! Erdhi ne grupin tone tre vite me pare vetem me nje qellim, eleminimin tim. Dhe po te mos kishte qene per nje mikun tim te mire qe me ndihmoi te krijoja grupin tim te ri te "Mariuhanneve", sot nuk do te isha ketu me ju, por duke bere gallata ne ferr me Satanin. Apo jo, Ale?

-Une te urrej... Thjesht... Te urrej,-i tha Aleksis me dhembet e grushtet te shtrenguar nga inati qe i vlonte ne deje.

-E vertete eshte kjo?-vetem aq tha Ainoah.

Oh, jo! Te lutem, mos ma drejto mua te shikimin tend vrastar!

Nuk donte te humbiste shoqen e saj te vetme, njeriun e vetem me te cilin kishte hapur zemren gjate atyre pak viteve, vajzen qe e ndihmoi te perballonte vdekjen e Diegos, nese mund te quhej e tille.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now