4.Kiss and bite

4.2K 223 124
                                    

Pa me kenaqesi vepren e saj te artit. Ishte e talentuar, vertet mjaft e talentuar. Tashme, zoti DO NIS KARRIERE SI ZHIĞOLO gjendej i shtrire ne krevatin e madh, me kyçet e duarve te lidhur tek koka e shtratit me ane te çarçafeve te mendafshte. Aleksisit iu desh nje ore e tere per te realizuar kryevepren e saj, por ia vlejti barra qerane. Kur Don Diegoja te zgjohej e t'i bertiste ato fjalet e tij acaruese meksikane, spanjolle a ç'dreqin ishin, te pakten do ishte i lidhur pas shtratit dhe s'do te mund t'i bente gje.

Kerkoi per ndonje tjeter mjet te forte ne dhome me te cilin mund te godiste Diegon kur te zgjohej, por nuk gjeti asgje. U ul e dorezuar ne fund te shtratit. Dukeqenese nuk kishte çfare te bente, i hodhi nje sy te shpejte "Don" Diegos! Nuk besonte se do t'i vinte rasti serish qe ta shihte aq te qete dhe paqesor. Tiparet gjithmone te forta te fytyres i ishin zbutur disi. Tani qe po flinte, buzet i dukeshin me te trasha, me ta plota.

"Zot! Perqendrohu! Perqendrohu! "

Rreth nje ore me vone, Diego filloi te levizte e te permendej. Instiktivisht, Aleksis u ngrit ne kembe. Ne fillim hapi syte dhe u mundua te levizte duart, por kur pa se ne ç'pozicion gjendej, uleriti i terbuar:

-Dios! (zot) Ke per t'u penduar kaq shume per kete qe ke bere sa do te mallkosh diten qe me njohe! Mos kishe nder mend te me perdhunoje?

-Mos po tall gje byţhen tende te palestruar me mua? S'do ta prekja kurre mikun tend, edhe sikur ishe burri i fundit ne kete bote dhe une te isha duke vdekur nga shperthimi i hormoneve seksuale!-u hakerrye Aleksis.

-Ti po me genjen! Arrij ta dalloj se po digjesh per mua, arrij ta dalloj nga ai shikimi i uritur ne syte e tu. Dhe oh, meqe ra fjala, me paske kontrolluar edhe byţhet? Te pelqyen, he? Nuk rezistove dot pa iu hedhur nje sy?-e talli dhe e sfidoi njekohesisht ai duke picerruar paksa syte e gjelbert.

-Mos duhet te te kujtoj se ishe ti ai qe me godite te pasmet teksa me mbaje ne krah? Kjo tregon se ti ke qene ai qe gjate gjithe kohes ke pare te pasmet e mia dhe ke imagjinuar nje Zot e di se çfare pislleqesh!

-Oh, me beso, bonita (bukuroshe), nuk do doje te dije se çfare kam imagjinuar teksa shihja byţhet e tua te vogla!

-Kaq ishte! -Bertiti Aleksis disi e dorezuar,-Do te kerkoj per ndonje gje te forte, çfaredo qofte, qe te te vras e te te heq qafe!

-Paç fat, chiquita! (vogelushe)-e uroi teksa Aleksis dilte nga dhoma.

Shume shpejt u kthye brenda pa arritur qe te gjente asgje. Kur pa se Diegoja nuk gjendej me i lidhur ne shtrat, u habit, u shokua dhe u zemerua si dreqi! Nuk po ia zinte syri as neper dhome. Ndoshta edhe ai perfitoi nga rasti kur ajo nuk gjendej aty qe te dilte nga dhoma e te largohej prej saj.

Por u gabua.

Ndjeu pranine e dikujt pas vetes dhe nje fryme te nxehte t'i ngrohte qafen, nderkohe qe degjoi zerin e tij te njohur:

-Te mungova, mi querida? (e dashura ime)

Ajo ndjeu tere trupin t'i tendosej dhe t'i dritherohej nen efektin e theksit te tij te rende.

Nje sekonde me vone nuk e kuptoi se ç'po ndodhte. Ai filloi ta puthte lehtesisht ne qafe. Askush me pare nuk e kishte puthur ne ate pjese delikate e sensitive. Nje vale e nxehte ia rrethoi tere trupin. Diego e shtyu me kujdes drejt shtratit, e shtriu ne mes te tij. Ai vazhdonte ta puthte ne qafe, pas veshit, ne shpatulle, ne kraharor, ne mjeker, ne nofulle. Ne momentin qe do te ledhatonte me buzet e tij hapesiren e gjokseve te saj, ai ndaloi papritur. Aleksis hapi syte qe nuk e kishte kuptuar se po i mbante te mbyllur deri ne ate çast. Diego po i buzeqeshte me ligesi.

-U nderruan vendet, chiquita.

Provoi te levizte duart, qe e kote! Djalli ta hante! Ai bastardi kishte perfituar nga momenti i saj i dobesise dhe teksa e puthte, i kishte lidhur kyçet ne koken e shtratit po njelloj siç ajo kishte bere nje ore me pare.

-Ti bir i mallkuar bush...

Ai ia vendosi gishtin mbi buze per ta ndalur dhe i foli me ze te ulet:

-Zonjushat e vogla ne rrezik nuk duhet te perdorin fjale te piseta!

-Ta tregoj une zonjushen e vogel ne rrezik ty!-dhe me te thene ato fjale, Aleksis ia kafshoi gishtin aq fort sa ai leshoi nje britme te forte.

-Perra maldita!(bushţer e mallkuar)
E kupton se çfare jam i afte qe te te bej?!-i foli ashper dhe frikshem. -Mund te te vras, te t'i hedh trute ne ere, te te flak ne mes te Atlantikut ne menyre qe askush mos ta dije se ku prehen kockat e tua!

-Atehere beje, çfare po pret?-e nxiti ajo pa ndjere as piken me te vogel te frikes.

Ai burre i shkaktonte reagime te çuditshme e te padeshiruara trupit te saj dhe kjo nuk i pelqente! Ndjente nje deshire dhe nevoje te pashpjegueshme per t'i provuar ato buzet e tij serish, kete here mbi te sajat. Djalli ta haje!

Dhe atehere Diego beri te paimagjinueshmen. Sikur t'i kishte lexuar mendimet, ai ia mbuloi buzet me te tijat ne nje puthje te eger, te shfrenuar, kerkuese e posesive. Kurre nuk e kishin puthur ne te tille menyre, ne menyre aq te çmendur, aq te frikesuese dhe emocionuese njekohesisht. Frikesuese, sepse donte qe ajo puthje te mos mbaronte kurre. Por jo, kjo ishte e gabuar, e shpifur, e tmerrshme!

"Çfare po mendoje valle?! Ç'te thote mendja?!"

Ne moment e kafshoi Diegon fort ne buzen e poshtme, duke thyer puthjen, duke bere qe atij t'i dilte gjak prej buzes.

-Femer e çmendur!-uleriti Diego dhe u ngrit nga shtrati duke mbajtur buzen me dore e duke fshire gjakun. -Ke per te ma paguar!

Ai beri drejt deres, gati per ta mbyllur serish si nje te burgosur ne ate dhome te mallkuar.

-Mos guxo te me lesh vetem ketu serish! -Aleksis filloi te levizste duart e kembet ne perpjekje te kota e siper per te levizur.

Papritur, duke mbuluar gojen me dore, me nje shikim vrasesi me fytyre, ai iu afrua dhe i tha:

-Oh, po, kam guximin te te le ketu te vuash derisa te me lutesh qe te te nxjerr prej ketej. Kam guximin te ta bej kete dhe shume e shume gjera te tjera. Me mire te rrish ketu e te mos i dish te tjerat! Tani, nese me lejon chiquita, une po largohem. Kalofsh nje dite te bukur!

Me aq, ai doli qe andej duke perplasur ate dere te mallkuar.

Chill ma people he's not going to kill her, perkundrazi, gjera me te lezetshme do ndodhin ne vijim 😂😝
Vote and comment if u like this
Me shume dashni, J.D.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now