6.Instinct

3.8K 216 87
                                    

Nje ore me vone, gjendej e shtrire ne dyshekun e bute te nje krevati madheshtor ne dhomen e saj te re. Pasi la kokrren e namit ne pishine, Riko, pa permbajtur dot te qeshurat dhe talljet e vazhdueshme, i tregoi dhomen e saj te re.

Tani, tek vezhgonte dhomen tejet moderne, po risillte per te qindten here ne mendje ate çka ndodhi ne pishine. Sa me shume ta kujtonte, aq me shume do te donte qe ta perjetonte serish. Duart e tij te buta qe i ledhatonin fundshpinen, qafen, krahet, te pasmet. Donte t'i ndjente serish ato duar qe leviznin ne menyre aq mjeshterore. Buzet e tij mishtore e te etura qe pervelonin ne qafen e saj...

I dha nje shpulle vetes. Po te vazhdonte te mendonte keto lloj gjerash do te perfundonte duke pare ndonje film porño.

Shume shpejt, Riko u duk ne deren e dhomes se saj.

-Me ndiq!-e urdheroi.

-Pse? Apo qe te jesh i pranishem ne ndonje shperthim tjeter hormonal te Don Diegos?-nuk duroi Aleksis pa thene.

-Nuk do te qe hera e pare,-qeshi Riko dhe i shkeli syrin.

-Mos ma shkel mua ate syrin tend injorant, se ta nxorra fare nga vendi pastaj e te bera si kapiten Huku.

-As qe nuk ia kam idene kush eshte kapiten Huku, por ti vajze ke probleme serioze, vazhdon ende te shohesh filma te Disney-t,-u hoq si shume i shokuar ai.

-Idiot! Huku nuk eshte ndonje karakter vizatimor me Piter Panin.

-I gjori une, -Riko ferkoi temthat ne shenje lodhjeje, -kane per te me dale trute vendit me ty.

-Nese nuk t'i hedh une ne ere me pare,-dhe Aleksis qeshi djallezisht duke e ndjekur Rikon ne korridoret e gjera te viles "presidenciale" te zotit Don Hernandez.

Papritmas, Riko ndaloi para nje dere te madhe te zeze qe duhej te ishte zyra personale e Diegos. Qe nga jashte Aleksis degjoi ca si te qeshura. Skermiti dhembet e acaruar. Don Diegoja duhej te kishte vizita.

I pari, hyri Riko. Ajo qendroi jashte.

-Bos, ajo eshte ketu.

-Fute brenda!-jehoi zeri i tij i thelle.

Riko i beri me dore nga dera, e shtyu brenda dhe u largua.

Pamja qe i doli para, megjithese aspak e pazakonshme, i cingerisi nervat. Pas tavolines se punes qe ndodhej me mes te dhomes, ne nje poltron te larte qe ulur Diegoja i cili e shikonte me ca sy fitimtar e te vetkenaqur.

Nje bjonde te cilen nuk e kishte pare ndonjehere mes grupit te bjondeve te Diegos (po, ai njeri seç kish nje fiksim me küçkat bjonde!), qe ulur ne prehrin e tij, jo ne nje pozicion te zakonshem, por me kembet e saj qe rrethonin belin e tij, teksa ai i ledhatonte here pas here kofshet e zbuluara. Nje vale e papritur nxehtesie pershkoi trupin e Aleksisit.

"Je ne vete moj?! Mos te ka lene gje mendja?!"

-Me sa shoh, paskam nderprere nje seance seksuale mjaft intensive. Me mire t'ju le te vazhdoni ate qe keni nisur dhe te kaloj nje here tjeter per t'ju pershendetur,-dhe u be gati te largohej nga dhoma.

-Duhet te dish diçka chiquita, une asnjehere nuk i le seancat per ne mengjes. Degjo keshillen time, shijojne me shume naten ne erresire.

Bjondja e dreqit ne prehrin e tij qeshi si femije. Pa e marre vesh pse, ajo e shihte Aleksisin sfidueshem. Çfare djallin?!

-Jo faleminderit, por nuk kam nevoje per keshillat e tua. Di si t'i dale vetes per Zot per sa i perket jetes sime seksuale.

-Ashtu siç i dole sot ne pishine?-e pyeti Diego me nje ton ngacmues, -Apo siç i dole dje, he?

Ose Aleksisit i bene syte, ose küçkes bjonde iu dallua nje hije xhelozie ne fytyre.

-Aime, dil nga dhoma,-e urdheroi ai bjonden dhe e shtyu nga prehri i tij.

-Por?-u perpoq ajo te fliste.

Nuk u desh qe Diego te thoshte ndonje fjale me shume. Fytyra e tij e terbuar e tromaksi duke bere qe ajo te dilte menjehere nga dhoma, por jo pa i hedhur Aleksisit nje veshtrim te fundit urrejtje e xhelozie.

-Kush ishte ajo? Ndonje "vogelushe" qe te meson si te luash me kukulla pas mesnate?-e pyeti thjeshte dhe u rehatua ne divanin e madh prej lekure duke ekspozuar paksa kembet e saj te gjata per te cilat ndihej krenare.

Diego u ngrit nga poltroni i tij hodhi disa hapa drejt saj, u ul me gjunje perballe Aleksisit, e terhoqi fort nga parakrahu dhe i foli me force:

-S'ka ç'te duhet ajo, apo mos valle chiquita (vogelushe) u be paksa xheloze?

-Nuk do te behesha kurre xheloze per ty edhe nese do t'i hipje asaj küçkes persiper mbi tavolinen tende te punes!

-Nga e di qe nuk e kam bere tashme?-e provokuan syte e tij.

-NUK. ME. PLAS. FARE!-Theksoi ajo çdo fjale me shume kujdes.

-Oh, te plas, qe ç'ke me te. Shume madje. Po te mos te te kishte plasur nuk do i kishe levizur qepare ne pishine ato ijet e tua te etura drejt mikut tim te fshehura ne pantallona.

-Ishte instikt!-u shfajesua Aleksis.

Ai leshoi nje te qeshure te fuqishme.

-Dhe çfare thote instikti yt ne kete moment?

-Qe te ta pres ate mikun tend e te ta ngjis ne balle!-shpertheu ajo.

-Jo kaq eger, chiquita. Se pastaj ç'do te ngelet me per ty?-Diego mblodhi paksa buzet duke krijuar nje fytyre te merzitur, nje fytyre te embel, te vogel, te parezistueshme e te trishtuar.

-Te pakten do te kesh ende topat e tu te tenisit.

Ne nje çast ai rrotulloi syte.

Ne çastin tjeter, dora e tij po perkedhelte rrezikshem kofshen e saj te zbuluar duke u ngjitur gjithnje e me lart, duke kerkuar gjithnje e me shume. Prekja e tij linte gjurme te zjarrta ne lekuren e saj. Pa dashur, ajo renkoi.

-Po tani, çfare thone instiktet e tua chiquita?

Levizjet e gishtave te tij u bene me kerkuese, prekjet e tij me intensive. Kete here, Aleksis leshoi nje britme te ngjirur.

Pastaj, nuk ndjeu me asgje. Ai ishte larguar!

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now