48.Having fun Boss?

2.5K 196 187
                                    


Shume shpejt, ne dhomen e saj hyri nje djalosh i ri, i veshur zakonshem, simpatik, me ca floke te zinj qe ia rrethonin fytyren si kreshte.

-Shefi po te pret. Ke dhjete minuta kohe per t'u veshur,-ai percolli urdhrat e Diegos u be gati te dilte nga dhoma.

-Kush je ti qe me urdheron mua si te jesh padron i gjithe kesaj? Mua nuk me urdheron dot askush!

Ishte aq e nevrikosur me Diegon, me veten, me jeten e saj, sa nuk u vetkontrollua, por e leshoi inatin e papermbajtshem mbi ate te panjohur, i cili e veshtroi i habitur e i tha:

-Ndoshta une nuk te jap dot urdhra, por bosi po. Keshtu qe qepe dhe bindu!

Akoma me e tendosur nga fjalet e tij, nga bosi dhe pushteti i tij, e goditi me grushte ne kraharor, e shtyu tutje per ta nxjerre nga dhoma:

-Nuk me plas per ty apo per shefin tend! Zhduku qe ketu dhe me ler te qete!

Ai ia kapi duart me levizje te prera e ia rrotulloi pas shpines.

Aleksis e kutpoi qe me dhune nuk arriti asgje. Ja pse perdori nje metode qe e mendoi me te volitshme.

-Do te te vinte mire nese te dashuren apo motren tende, do ta detyronte nje psikopat i mafies qe te bente pune te pista per te, te behej striptistja e tij personale?

E vuri re se si gradualisht, shtrengimi i tij ne duart e saj u lirua deri sa ai e leshoi plotesisht.

Para se te dilte, ai i tha me hezitim:

-Une s'kam te dashur. As moter. Te pakten, jo me. Po te pres jashte.

Dreqi ta merrte!-ishte mendimi i saj i fundit para se te vishte setin e mallkuar te te te brendshmeve.

Pasi u vesh, doli nga dhoma me shpresen se ai tipi do te ishte zhdukur, por jo! Ja tek e priste ai, i ftohte, i akullt, i pafjale.

I beri me shenje qe ta ndiqte. Me sa kuptoi Aleksis, ndodheshin ne pjesen e pasme te nje klubi. Pjeset e pasme te klubeve kishin qene gjithnje te preferuarat e Donit. Aty zhvillonte shumicen e veprimeve te tij te jashtligjshme.

Edhe ky klub i Hernandezit, nuk ndryshonte shume nga te tjeret qe kishte patur vite me pare. Atmosfera e rende dhe mikluese dallohej kudo. Meshkujt e moshave te ndryshme vinin per te kenaqur syrin e kushedi se çfare tjeter me balerinat qe vallezonin pothuajse krejt te zhveshura perreth tubave metalike te striptizmit.

Dhe mes gjithe tavolinave rrumbullake, mes turmave te meshkujve te harbuar e eksituar fizikisht e shpirterisht, mes kamariereve flirtuese dallohej figura e tij. Trup i fuqishem, megjithese i fshehur pas rrobave te rendomta terhiqte vemendjen e çdo femre. Shikimi i tij zoterues i kallte daten çdokujt. Tiparet e tij te ashpra, struktura e eger e fytyres dhe trupit te tij fliste qarte per prejardhjen e tij latine.

Gjeja qe e mahniti disi Aleksisin dhe qe e ktheu pas ne kohe ishte puroja qe digjej prane buzeve te tij.

Edhe tre vite me pare, nje dite pas njohjes se tyre, kur kishte shkuar rishtazi ne klubin e tij, ai kishte qene i rrethuar nga bjondet mendjelehta dhe nga tymi i purose kubaneze.

Edhe puron e thithe ndryshe nga te tjeret, ne nje menyre zoteruese qe te joshte ne mekat.

Gjithçka rreth tij, qe kishte te bente me te, me qendrimin e tij, poziten e tij, autoritetin e tij, sikur uleriste me te madhe:

PARA

PUSHTET

PLOTFUQI

PAPERBALLUESHMERI

POSESIVITET

Ndoshta edhe prostitucion, shtoi me mendje Aleksis.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now