58.The End

3.3K 217 200
                                    


18 vjet me vone

S'po i mbanin me nervat ate dite. Gjerat po venin keq e me keq. Vini kishte ngaterruar destinacionin e dergeses se fundit, Riko ishte grindur keqazi me ca 70 vjeçare te mallkuar qe nuk i hapnin gje tjeter veçse telashe kur vinin kembe ne klubin e tij. Dhe me e keqja ishte frika se ata plakushet mund ta denonconin Rikon ne polici dhe atehere po qe do t'iu hapeshin probleme te verteta. Jo se ai nuk do t'i zgjidhte gjithsesi.

Hodhi nje sy nga skena e ndriçuar nga dritat shumengjyreshe. Balerinat gjendeshin ne prapaskene, ishin duke u pergatitur per numrin e ardhshem, kurse klientet po beheshin gjithnje e me te paduruar. Alkooli i nervozonte si zakonisht.

Ktheu nje gote Martini nga tabakaja  qe nje prej kamariereve aty prane po mbante. As alkooli nuk e solli ne vete. Ishte serish i tendosur si nje hark.

Shtroi palat e xhaketes dhe liroi paksa kravaten e erret. Teksa levizte andej-kendej neper klub, ndaloi para pasqyres se vogel qe ndodhej ne nje cep te fshehte te salles, larg prej syve vezhgues e te vemendshem. Ajo pasqyre gjendej aty prej me shume se 18 viteve.

E çuditshme, vertet, ose jo. Ajo, e kishte patur dikur zakon qe, para se te dilte nga klubi, para se te bente ndonje nga çmendurite e saj apo qofte edhe pasi benin dashuri si te rinj te marre qe ishin ne skenen e kercimit, te shihej ne ate pasqyre, te rregullonte paksa floket dhe t'i buzeqeshte atij qe nga siperfaqja pasqyruese nderkohe qe ai e vezhgonte si i magjepsur.

Ja pse ajo pasqyre gjendej ende aty. Sepse sa here qendronte para saj, shihte fytyren e saj te re e te bukur.

Tani, e vetmja fytyre qe e pershendeste nga pasqyra ishte ajo e nje burri, qe me gjithe vitet e shumta qe mbante ne kurriz,mbetej i pashem, i forte e i shendetshem. Syte e smeraldte nuk e kishin humbur mprehtesine dhe dinakerine karakterizuese. Floket biond ishin zbardhur paksa prane temthave, por ishin te stiluar ne menyre te rregullte si perhere.

Ishte perhumbur ne ate dreq pasqyre dhe erdhi ne vete vetem atehere kur kuptoi se askush nuk e kishte mendjen tek balerinat qe kercenin, por tek hyrja e klubit. Ktheu koken andej. Per nje moment nuk i besoi asaj qe pa. Puliti syte disa here radhazi. Ajo... Ishte kthyer... Jo... Nuk ishte e mundur. Ajo i ngjante aq shume... Floket e erret, tiparet e theksuara, trupi i hajthem, vemendja qe po terhiqte. Syte e te gjitheve qendronin mbi te, kurse ajo dukej se ishte mesuar me terheqjen e vemendjes dhe nuk i bente me pershtyphe ajo. Gjithçka i ngjante nje retrospektive te frikshme, te pabesueshme. I dukej se gjerat po perseriteshin.

Por jo. Ne momentin qe dritat rane mbi syte e saj, ngjyra e tyre e smeraldte e beri te kuptonte se ajo vajze nuk ishte Aleksisi.

Pa me te voglin problem,vajza iu afrua. E shihte drejt e ne sy pa i perpelitur qerpikut per asnje sekonde. Tani qe e kishte me prane dallonte akoma me mire se sa shume ngjante ajo me te.

-Aleksis...-foli ai i hutuar.

-Ti... Ti... E njihje ate?-e pyeti ajo.

Jo, zeri nuk ishte i saji!

-Po... Ajo...ajo ishte...-nuk artikuloi dot asnje fjale me shume.

-Don!-degjoi thirrjen e Rikos qe i afrohej me shpejtesi,- U perpoqa ta ndaloja te hynte, por kembenguli se kishte diçka vertet te rendesishme per te diskutuar me ty.

-Çdo gje eshte ne rregull,-e siguroi mikun e tij ai dhe i beri shenje qe te largohej.-Me ndiq, -iu drejtua vajzes se panjohur.

Zbriten ne zyren e tij qe ndodhej nen toke. Sapo hyri, vajza u step dhe u hutua. Nuk e kuptoi kete. Me duart qe i dridheshin, ajo i dha nje zarf te madh.

-Kjo....eshte per ty...-belbezoi.

-Per mua?-perseriti i habitur ai.

Ajo pohoi me koke.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now