46.Sweet revenge

2.4K 194 82
                                    

Hapi qepallat e renduara me veshtiresi. Bukur! Pra, kishte qene e gjitha veçse nje enderr e shemtuar. Nje enderr e tmerrshme, por aq shpresedhenese ne te njejten kohe. Shpresedhenese, sepse per nje moment, i ishte dukur vertet sikur ai ishte gjalle. Gjithçka i ishte dukur aq reale, aq e prekshme. Prezenca e tij prane saj, frymemarrja e tij e rende ne qafen e saj... Kaq... Kaq... E gjalle...

Po ku ishte valle? Dhoma qe i doli para syve ishte e panjohur. Kudo mbizoteronte ngjyra e erret, ne perde, mobilje e orendi.

U perpoq te ngrihej prej shtratit. Nuk levizte dot. Ia kishin lidhur kyçet e duarve tek koka e shtratit.

Jo, kjo nuk po ndodhte. Kjo thjesht s'kishte kuptim.

I teri ishte nje makth i frikshem qe shume shpejt do te merrte fund.

-Pa shiko, pa shiko. Bukuroshja e fjetur me ne fund u zgjua. E çuditshme, se nuk te dhashe as ndonje puthje per te te zgjuar. Ups... Harrova... Tashme nuk jam me une princi yt i kalter, apo gabohem chiquita?

U drodh e tera. Zeri i tij perçoi sinjale nervore neper tere trupin e saj. Zeri i tij aq i njohur, aq i dashur, qe i kishte munguar aq shume... Aq... Aq shume... Zeri te cilin e kerkonte per ngushellim ne momentet e saj me kritike, atehere kur thjesht nuk e pertypte dot te verteten e hidhur.

Poltroni i erret qe ndodhej ne nje cep te dhomes u rrotullua dhe bashke me te u shfaq edhe ai. Fryma iu ndal per pak. Ishte me i bukur se kurre, me i frikshem se kurre, me ate aureolen e erret qe rrethonte qenien e tij. Dukej me i rrezikshem se zakonisht. Nuk kishte veshur kostum, por xhinse te zbardhura dhe nje xhup gri. Kurre nuk e kishte pare me nje veshje aq te rendomte. Ai nuk rrinte kurre pa veshur kostumet karakteristike miliona dollareshe.

Nuk ngopej duke e pare, duke e perpire te terin me sy. Ishte i gjalle perpara saj, por si kishte mundesi, si?

-Don...-zeri i doli i mekur.

-U impresionove, he?-shkendija shkelqyese qe tregonte se ai po argetohej, u shfaq ne syte e tij.

-Por ti... Ti vdiqe... Une te pashe... Une isha aty...

-Sigurisht qe ishe aty, e dashur, sepse ishe ti ajo qe me vrave, por te falenderoj, sepse me hape syte, me tregove fytyren tende te vertete, ate te nje bushtre mashtruese e te ulet, qe perfitoi nga nje dobesi e imja per te me zhdukur nga faqja e dheut nje here e pergjithmone... Megjithate,-ai beri nje gjest shperfilles,- keto s'kane me rendesi. E rendesishme eshte qe ne gjendemi ketu, se bashku, ne nje ribashkim perfekt. E mrekullueshme, a s'eshte keshtu?

Arrinte ta shquante sarkazmen ne fjalet e tij. Nuk dinte ç'te thoshte. Fjalet nuk i dilnin.

-Dhe ç'eshte me e rendesishmja...-ai i shkoi aq prane sa ajo mund te ndiente aromen e tij mashkullore te perhapej ne ajer,- kete here do te jesh ti ajo qe do te shkaterrohesh chiquita. Do te te bej gjithe gjerat e mallkuara qe ti me bere tre vjet me pare, do te te bej qe te dashurohesh marrezisht me mua dhe ne fund... Epo... Besoj se te gjithe e dime fundin...

Ajo e pa e shokuar. Nuk e kishte pare ate pamje terrorizuese ne fytyren e tij qysh atehere kur ai vriste armiqte e tij. Duhet te mesohej, tashme ajo ishte armikja e tij!

-Don... Mos... Te lutem...-as vete nuk e dinte se ç'dreqin po thoshte.

Nga njera ane ishte aq çmendurisht e lumtur qe ai ishte gjalle, kurse nga ana tjeter, ishte e frikesuar per vdekje.

-Kete here eshte radha ime per t'u hakmarre chiquita. Dhe do jete nje hakmarrje e embel, oh, shume e embel.

-Don... Te lutem... Lerme te shpjegohem... M'i zgjidh duart dhe me ler te te shpjegoj gjithçka,-ne tere jeten e saj mizerable nuk ishte lutur as edhe nje here te vetme, veçanerisht t'i lutej atij. Tani, ishte gati t'i pergjerohej qe ta degjonte e ta falte.

-Qepe! Nuk kam asgje per te degjuar! S'ka asgje per te shpjeguar! Ti doje hakmarrje, e more ate! Je e lumtur tani?

-Une doja vetem te merrja hakun e tim vellai... Ai ishte i vetmi njeri qe kisha, i vetmi njeri qe doja dhe ti...ti... Ti e vrave ate! Ti vrave te vetmin njeri te cilit i plaste per nje psikopate si puna ime!-shpertheu Aleksis duke goditur duart e lidhura ne koken e shtratit.

-Une nuk e vrava vellain tend te mallkuar!-britma e tij gjemoi ne dhome.

Kaloi nje çast heshtjeje. Ajo nuk po i gelltiste dot fjalet e tij. Ato vareshin te ndera ne ajer.

-Ti.. Çfare?-e pyeti ajo.

-Gabimisht, ke gjetur personin e gabuar. Nuk e vrava une tet vella! As nuk e njihja ate! Nese do ta kisha njohur, do ta kisha kuptuar qe ishe motra e tij nga mbiemri i njejte qe mbanit.

-Perdorja mbiemrin e nenes ne menyre qe mos ta kuptoje,-i shpjegoi ajo.

-E ç'rendesi ka kjo! Nuk me plas fare per ty apo per vellane tend te vdekur ose jo! E vetmja...-u ul ne gjunje, nje veprim i papritur per Aleksisin, -gje qe dua tani...-ledhatoi me buze rrugen nga mjekra deri tek veshi. Ajo u dritherua e tera. Buzet e tij ishin te buta si dikur. I kishin munguar si djalli ato buze dhe ndjesia e nxehte qe linin mbi trupin e saj,-eshte,-vazhdoi ai duke i kafshuar lobin e veshit,- te te vras...-i peshperiti.

Fjalet e fundit qe ai tha e zgjuan nga ajo enderr e embel qe sapo perjetoi.
Duhej te mos binte aq lehte pre e veprimeve te tij. Ai do te perdorte te njejten metode qe ajo kishte perdorur dikur. Do te perdorte sensualitetin, karakterin e tij prej don zhuani te thekur, puthjet, prekjet, madje edhe seksin per ta shperqendruar dhe ne fund... Do ta vriste...

U gelltit. E urrente! E urrente aq shume! E urrente ate dhe veten e saj! E urrente vellane e saj qe vetem Zoti e dinte se ç'kishte ndodhur me te.

E goditi me kembe ne stomak Diegon per ta shtyre tutje.

-Mos me prek!-i uleriti atij.

Ai i shkoi prane si nje bishe e terbuar. Me njeren dore i shtrengoi fytin fort dhe me tjetren i shtrengoi te pasmet akome edhe me fort.

-Duhet te besh kujdes chiquita... Rolet jane nderruar. Je ti preja, jo une. Une jam grabitqari.

E leshoi dhe u largua.

-Dhe per te miren tende duhet te biesh ne dashuri me mua! Ose te pakten te besh sikur,-fjalet e tij iu duken si nje paralajmerim.

Ç'paralajmerim i pakuptimte!

E si mund te binte ne dashuri me dike te cilin nuk kishte reshtur kurre se dashuri?

Hola chiquitos!
Pra papito aka Diego pjethka eshte kthyer! Kush eshte i emocionuar?
Uneeee!
Nahh😂
Si ju duket ky Diegua i ri? So much hotteeeer!
Po ky vllai i Aleksisit qe qenka gjalle🙈Çfare mendoni se ka ndodhur me te?
Shpresoj shume qe kapitulli i Krishtlindjeve mos te kete prishur tere historine dhe tju kete shuar kuriozitetin per vijimin e historise😢😢
Nqs ky kapitull arrin 70 vota neser do te kete update serish🙈 We can do this babies, i know we can. Tregojini papitos se sa shume e doni dhe votoni,komentoni!
Edhe Diegitua ju do shume.😝

Me shume dashni, J

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Me shume dashni, J.D.

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now