34.Let's play a game

2.8K 162 32
                                    


Puthjet qe ai i linte ne shtyllen kurrizore e benin ate qe te ndjehej si e elektrizuar. Kurse thithjet ne qafe... Eh... Ato ishin tjeter gje!

Nuk e kuptonte se si nje njeri mund te bente aq shume gjera ne te njejten kohe! Duart e tij gjendeshin gjithandej, ne shpatullat e saj, ne shpinen e saj, mbi supe, duke ferkuar gjokset, duke i pickuar majat e tyre (gje qe e bente ate te ndjehej si nje femije i perkedhelur, vetem nese femijet mund te eksitoheshin aq shume nga ai veprim!), duke i ledhatuar kofshet, si nga brenda, edhe nga jashte.

Prekjet e tij e llastonin. Kur ai e prekte, bota perreth zhdukej, transformohej, humbiste formen, ngjyrat dhe zhurmat. Bota ishte ajo, ai dhe prekjet e tij. Bota ishin vetem ata te dy!

Kishte edhe llastime te tjera, te formave e menyrave nga me te shumellojshmet, siç ishte perdorimi i veres per qellime te ndryshme... Pasi ia derdhi goten e pare ne kraharor kur ishin brenda ne vaske dhe kur pa se te dashures se tij i shijoi po aq sa edhe atij "pirja e veres", e perdori ate edhe kur ishin ne dhomen e saj te gjumit. Duke qelbur keshtu me lengun e kaq çarçafet e mendafshte, por aq iu bente! Se mos shqetesoheshin per pastertine e çarçafeve ata! Kishin gjera me me vlere per te bere!

Kur piklat e fresketa te veres se shtrentjte kontaktonin lekuren e saj te nxehte, trupi i saj tkurrej dhe atehere ai e humbiste fare! Sa here qe ajo ndodhej krejtesishte e zhveshur perballe, para ose pas tij, ai e humbiste krejt!

-Kam nje ide!-thirri ajo e entuziasmuar.

-Ç'eshte?-pyeti ai dhe krejtesisht i patrazuar vazhdoi te ledhatonte me majat e gishterinjve te tij çdo lakim e perthyerje perfekte te trupit te saj.

-Le te luajme nje loje!-syte e saj shkelqenin.

-Mm... Ti e di qe une vdes per lojra!-kete here ishte ai qe u emocionua.

-E di qe ti vdes per to!-tha ajo dhe e rrotulloi ne shtrat, hipi mbi te dhe i goditi hunden lehtesisht.-Tani... Ti... Epo... Ti di gjithçka per mua...

-Nuk eshte e vertete!-u mat te kundershtonte ai.

-Oh, te lutem. Edhe nese nuk di, gje qe e dyshoj, me nje kercitje te gishtave lakete e tu do te te sjellin para gjithe dosjet e mundshme te Los Anxhelesit per nje tipe me emrin Aleksis Parker, apo gabohem?-ngriti ajo vetullen.

-Ti flet shume, ta ka thene ndokush me pare?-e ngacmoi ai dhe u perpoq qe ta puthte. Teksa flisnin, duart e tij nuk e linin per asnje sekonde trupin e saj.

-Pusho dhe me degjo!-nuk e la qe ta puthte. - Rregullat jane te thjeshta. Une te bej nje pyetje, ti me pergjigjesh me sinqeritet. Nese nuk tregohesh i sinqerte atehere une do ta marr vesh pergjigjen ne nje menyre a ne nje tjeter, ose nga Noah, ose nga ajo kuçka Aime, qe me sa duket di gjithçka per ty, ose me ane te logjikes sime te pagabueshme!

-Dhe pse duhet te te pergjigjem une ty chiquita?

-Me ler te mbaroj, mashkull i paduruar!

-Te them te drejten, nuk po duroj dot me!

Ajo i pickoi paksa organin mashkullor, i cili reagoi menjehere nen prekjen e saj.

-E sheh? Te thashe qe s'po duroj dot!

-Me degjo! Do te marresh diçka ne kembim te pergjigjes qe do te me japesh!-e joshi ajo.

-Interesante... Te shohim atehere... Çfare pyetje ka chiquita per mua?

-I sinqerte, ne rregull?-e pyeti per t'u siguruar ajo.

Ai pohoi me koke.

-Ka ndonje gje qe nuk shkon me mamane tende? Me duket se ajo... Epo... Ajo... Eshte... pika jote delikate... Edhe pse e dyshoj nese ti e ke nje te tille... Per me teper, tet ate e kam njohur, kurse mamane tende nuk e kam pare ndonjehere verdalle...

Ajo nuk po tallej. As nuk po genjente. As nuk po mashtronte. Ishte e vertete qe nuk dinte asgje ne lidhje me mamane e tij. As Emanueli, as bosat dhe njerezit e tij nuk dinin gje per te.

Ajo e vuri re se si shkelqimi entuziast u zhduk nga syte e tij, se si ai u nxi ne moment, sesi uli veshtrimin poshte dhe largoi duart nga trupi i saj.

Ajo ia mori duart dhe ia vendosi serish mbi trupin e saj. Ia preku me gishta mjekren duke e detyruar qe ta shihte ne sy, e puthi lehte ne buze si per ta shtyre qe te fliste.

-Ajo nuk eshte ne vile. Nuk eshte askund. Ka vite qe ka vdekur. Njeriu qe supozohej te ishte bashkeshorti i saj e vrau me duart e tij kur ajo mori vesh se ai ishte drejtues i nje prej grupeve te mafies meksikane ne qytet,-shpjegoi thate ai, pa e pare per asnje sekonde ne sy.

-Dhe epo... Ajo... Ishte deri para pak kohesh pika ime e dobet, thembra ime e Akilit. Kurse tani... Epo... Tani... Dobesia ime je ti...-kete here syte e tyre u lidhen.

Adrenalina u perhap neper tere trupin e saj. Gjaku fluturonte si i marre nder venat e saj. Ajo e puthi rrembyeshem e gjithe deshire.

-Kur te thase se nuk po duroja dot me e kisha me tere mend,-tha me ze te rende ai.

Ajo nenqeshi dhe para se te ngrihej me kembe, i tha duke i shkelur syrin:

-Ja tek vjen shperblimi yt bos!

Dikur kishte qene balerine ne klubin Gonzalez, nje nder me te mirat madje. Dhe nuk i kishte humbur aftesite e saj. Kete donte t'ia tregonte edhe Diegos. Donte t'i thoshte se edhe ajo, si gjithe te tjerat, dinte te ishte joshese, dinte te ishte seksi dhe provokuese.

Ja pse nisi te kercente para tij si nje balerine erotike qe ishte. I rreshqiste duart sensualisht neper trupin e saj. Tundte te pasmet pikerisht mu perballe fytyres se tij. Ngjitej aq shume prane tij sa mund ta ndiente e ta shihte ereksionin dhe frymemarrjet e tij te shpeshtuara. I perkedheli atij muskujt, por pa e lejuar qe ai ta prekte. Ne fund, si per ta çmendur akoma edhe me shume, tundi prapanicat e saj elastike prane organit te tij. Vuri re se si ai shtrengoi dhembet dhe mallkoi nen ze.

-U kenaqe bos?-e pyeti me ze te ulet e te cjerre kur mbaroi dhe pasi ishte ulur ne prehrin e tij e kishte kaluar duart rreth qafes se tij.

-Jo aq shume sa do te kenaqem tani chiquita...

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now