56.Truth or Dare

2.5K 176 173
                                    


-Si thua sikur te luajme nje loje?-e pyeti ajo me shikim kerkues teksa qendronte me koken te mbeshtetur ne krahun e tij.

S'kishin kaluar as shume dite qe kur çuan gjakun e Diegos dhe te picirrukut te vogel per te realizuar analizat e ADN-se dhe sapo kishin ardhur ne vile, ishin hedhur te etur ne krahet e njeri-tjetrit, pa arritur qe te qendronin me larg trupave te tyre. Qe prej asaj dite s'kishin dale me nga vila. Nuk ishin marre me punet dhe problemet vetjake, por vetem me njeri-tjetrin. Ishin veçse ata te dy dhe pafundesia...

Tani, pas ekstazave te lodhshme e tere djerse, po qetesoheshin duke biseduar qetesisht.

-Duke ditur faktin se ne vdesim per lojera, jepi vogelushe,-e nxiti ai dhe vazhdoi te luante me floket e saj.

-Do te luajme "E vertete apo sfide", ne rregull?-syte e saj shkelqyen si ne çdo rast kur ajo entuziasmohej.

-Hmm... Me duket shume sfiduese si loje, por duke marre parasysh se sa piste luaj une, pyetjet s'kane per te zgjatur shume, kurse sfidat... Eh... S'kane per te qene edhe aq sfiduese...

-Meqe ti çdo sfide ke per ta kthyer ne ndonje tentative tenden te deshtuar per seks,-filloi te fliste Aleksis.

-Jo edhe aq te deshtuara, dashuri,-e nderpreu ai, i shkeli syrin dhe i puthi doren.

-Po pra... Siç po te thoja, do t'i bejme pyetje njeri-tjetrit, gjera per te cilat po na grryen kurioziteti qe t'i dime. Ok?

-OK!

-Po filloj une atehere,-nga ngritja e papritur e trupit te saj, çarçafi rreshkiti paksa duke zbuluar keshtu nje pjese te kraharorit te saj. Syte e Diegos u ngulen mbi te.

-Nuk besoj se do ta kem mendjen te pyetjet e tua gjithsesi, apo jo vogelushe?-iu drejtua ai gjokseve te saj.

Aleksis mbuloi kraharorin dhe me te qeshuren qe nuk i ndahej per asnje sekonde nga fytyra, u pozicionua me krahet e vendosur mbi kraharorin e tij dhe vazhdoi:

-Qepe tani, leri "vogelushet" te mendojne.

-Umm... Po i le gjokset e tua qe te mendojne per ty ke per ta dhjere lojen fare. Une e di se çfare duan ato gjithsesi, -tha Diego dhe gudulisi paksa gjokset e saj.

Ajo qeshi duke u ndier e veçante dhe e perkedhelur. Pastaj, mori nje shprehje serioze dhe nisi lojen:

-Nje here e nje kohe, e kishe zakon, qe pasi te kalonim naten se bashku, te largoheshe mengjesin e ardhshem per nje Zot e di ku, duke me bere mua qe te ndjehesha si nje kurve e ulet dhe e ndyre. Pse dreqin ma beje kete?

Ai i ledhatonte krahet. Per asnje moment nuk ndalonte se beri ate veprim. Megjithate, syte i uli poshte. Nuk i ndeshi me te sajet.

-Ai ishte qellimi, te te beja qe te ndiheshe keq. Rrjedhimisht do te me urreje, do te me largoheshe dhe nuk do te bije ne dashuri me mua.

-Radha jote...-me zor foli Aleksis.

-Te kam lenduar shume me sjelljet e mia te rrembyera prej njeriu te pakontrolluar?

-Edhe me ke lenduar, por dhembjet e vogla qe me ke sjelle ti dhe veprimet e tua bipolare nuk mund te krahasohen me dhembjen qe me kane sjelle gjithe njerezit qe dikur doja,-i shpjegoi ajo me ze te dobet.

-Me vjen keq vogelushe, me vjen keq per çdo gje te tmerrshme qe ke kaluar apo qe te eshte dashur te perjetoje prej meje. Nuk e meritoje, ti nuk e meriton tere kete jete te mallkuar ne te cilen je perfshire per fajin tim,- i puthi ballin dhe e perqafoi fort.

Asaj iu duk se kraharori iu ngushtua. U struk ne krahet e tij dhe shijoi ngrohtesine qe ata i falnin.

-Radha ime... Pse kishe aq qejf te me joshje dhe te me eksitoje si dreqi ne fillim dhe pastaj nuk me jepje ate qe te dy deshironim qe prej momentit te pare kur u pame?

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now