24.Surprise, Surprise!

2.9K 168 84
                                    

"Zgjohu moj trape se kemi pune per te bere, bythe te palestruara per te perndjekur, meshkuj debila per te injoruar dhe masakruar!"

Kishte menyre me te bukur se sa ta nisje diten me nje mesazh te tille nga Noah. Qeshi me fjalet e shoqes se saj dhe u ngrit me pertese nga shtrati.

           
                  gjysme ore me vone

-Prit sa te marr celularin se e kam harruar tek dhoma e Diegos,-genjeu Aleksis teksa dilnin nga vila se bashku me Ainohan.

-Ugh, nxito!-i bertiti Noah.

Duhej te shkonte ne zyren e Diegos dhe te fliste me Emanuelin. Kishin kaluar jave qe nga hera e fundit qe kishte komunikuar me te dhe te tregohej e sinqerte, vertet qe s'ia kishte qejfi t'i jepte shpjegime atij. I dukej se e kishte humbur paksa besimin tek Emanueli qekur ai kishte organizuar ate vrasjen e dy prej femrave te viles pa dijenine e saj dhe kjo gje nuk i kishte pelqyer aspak. Kur kishin rene dakord per marreveshjen e tyre nuk kishin biseduar per ndonje vrasje tjeter, veç asaj te Diegos.

Fale Zotit askush nuk ndodhej ne zyren e Diegos apo perreth saj dhe askush nuk e shqetesoi nderkohe qe fliste me Emanuelin.

Me te mbyllur biseden telefonike u kujtua qe kishte harruar diçka pas me dhome. U kthye per ta marre. Rruges, i vertiteshin neper koke fjalet e fundit te Emanuelit: "Mos ke diçka tjeter per te me thene?"

Jo, i ishte pergjigjuar me nje siguri te shtire ajo, po, te shtirur, sepse per here te pare ne gjithe muajt qe kishte kaluar ne vilen e Diegos nuk ishte treguar e sinqerte me Emanuelin, nuk i kishte treguar informacionin me te fundit qe kishte marre vesh, qe Ainoah ishte motra e Diegos. As vet nuk e dinte pse e beri kete, ndoshta per faktin se qe ende me nerva me Emanuelin per vrasjen e palajmeruar te vajzave, ose sepse ajo e çmendura, Ainoah po i hynte ne zemer.

Dreq, jo, asaj nuk i hynte askush ne zeemer, nuk duhej! Kjo ishte e gjitha pjese e planit, e lojes. Ishte vetem shtirje, asgje me teper.

Kur hyri ne dhomen mbreterore te Diegos, priste qe ta gjente ate ende ne gjume, por jo, diçka shume me e çuditshme dhe e shemtuar po e priste.

Ne murin mbi shtrat ishte shkruar me boje te kuqe: "SURPRIZE, SURPRIZE!"

Nga tualeti degjohej zhurma karakteristike e ujit qe godiste pllaken e dushit. Mbulesat e shtratit ishin te shprishura, por diçka mbeshtillnin e fshihnin poshte tyre. Me kujdes dhe me pak droje, terhoqi mbulesat.

Syte e Aleksisit u zmadhuan. Nuk dinte çfare te mendonte e te bente me pare. Kamela, nje nga bjondinat e para qe kishte takuar ne klubin e Diegos, nje nga ato mackat qe perkedheleshin pas bosit, e shtrire ne mes te krevatit te tij, e vdekur.

Vajzen e gjore e kishin shpartalluar me nje bresheri plumbash. Kufoma e saj nuk shihej me sy. Tani e kuptoi, fjalet ne mur nuk ishin shkruar me boje te kuqe, por me gjakun e Kameles.

Nga tualeti, me nje peshqir te lidhur ne bel, duke fershellyer diçka nen ze, doli Diego, krejt i qete. Kur pa Aleksisin syte sikur iu ndriçuan, por me te hedhur veshtrimin nga shtrati i tij, iu kthye asaj si i terbuar:

-Çfare dreqin eshte kjo?

-Mos m'u hidh mua ashtu si i çmendur. Une tani sapo erdha. Ti ke qene ketu gjate gjithe kohes. E shkérdheve mire e mire pastaj vendose ta vrisje si pa te keq?-uleriu ajo.

Nje e qeshur false erdhi prej tij.

-Nuk e kam per zakon te vras femrat kot se koti, per me teper kur nuk jane te miat!

Aleksis rrudhi vetullat pa kuptuar asgje.

-Po kuptohet, jo te gjitha femrat e kesaj bote jane te tuat.

-Ugh! Nuk e kam ne ate kuptim. Kamela nuk ishte e klubit tim.

-Po e kujt atehere?

-E atyre pàllave qe na dhjene ngarkesen para ca ditesh, per qejf te te cileve desh perfunduam ne burg.

-Çfare dreq...

-Po! Ma kishin lene Kamelen si nje tip shperblimi derisa te transportohej ngarkesa.

-Me pak fjale e ke shkérdhyer mire gjithsesi,-tha qetesisht ajo dhe zuri vend ne nje nga divanet me lekure te erret te dhomes.

-E kupton qe nuk eshte kjo çeshtja?!-ai kaloi doren ne floket e lagur. Aleksis me zor permbajti veten nga ndikimi i atij gjesti. Pastaj, pa dashur, syte i shkuan tek trupi i tij gjysme i zhveshur, tek piklat e ujit ne abdominalet e lagur.

"Fokusohu!!-i bertiti vetes menderisht"

-Faktikisht, kjo eshte çeshtja. Te gjithe do mendojne se e vrave ti Kamelen, pasi e pàllove fort dhe kendshem,-theksoi ajo duke bere qe Diego te rrotullonte syte i bezdisur,-meqe ata trapet na prishen pune ca dite me pare dhe meqe transporti nuk u be, Kamela s'te duhej me, keshtu qe e vrave. E thjeshte!-shpjegoi Aleksis.

-Ti je e marre!-ai shkoi prane shtratit, levizi paksa mbulesat per t'i hedhur nje sy trupit te pajete.

-Çfare? Mos ke nder mend te besh séks me kufomen? Ugh, i pangopur!

-Dil jashte dhe lajmero Rikon!

-Me ke me ngaterron, me Pepen? Ik lajmeroje vet!

-Aleksiiiiiiis!-u degjua britma e tij neper korridor nderkohe qe Aleksis nxitonte te telefonte serish Emanuelin.

-Surprize, surprize!-perseriti Emanueli fjalet qe ishin shkruar ne mur me nje te qeshur tingelluese.

-E dija! E dija!-bertiti Aleksis, pastaj uli menjehere zerin dhe pa perreth e frikesuar se mos e kishte degjuar ndokush. U fsheh pas deres se zyres, vetem aty, larg shikime kureshtare te kamerave ndjehej sadopak e sigurte.

-Epo... Kuptohej qe do beja ndonje nga ato te miat Ale, sepse ti nuk u bere vajze e mire, nuk u tregove e sinqerte me mua. Vertet mendove se mund te ma hidhje?-ai qeshi perseri. Dukej mjaft i argetuar.

-Ashtu siç ti nuk u tregove dy here, plot dy here i sinqerte me mua Manuu!!-ngriti thekshem zerin Aleksis. -Jemi nje skuader, apo harrove?

-Jo, zemer, une kam skuadren time, ti je forca levizese e planit. Je thjesht lodra me ane te se ciles komandojme gjithçka qe ndodh brenda viles Hernandez!

-Meqe jam vetem nje loder, atehere une heq dore! Do ta le operacionin tend te mallkuar!

E qeshura e tij po e acaronte, po kapercente limitet e durimit te saj.

- Plani do te shkoje deri ne fund, me ose pa ty.  Kujton se mundesia ime e vetme per te sjelle fundin e Don Hernandezit? Gabohesh! Une kurre nuk shkoj ne lufte pa nje plan rezerve!

-Shkofsh ne djall atehere bashke me luften tende, sepse une nuk jam me pjese e tij!

-Oh, Ale, mos me thuaj se ke rene ne dashuri, he? Vogelushja e vetme dhe e panbrojtur gjeti djaloshin e keq qe do ta mbroje ne kohera te veshtira! E bukur kjo Ale! Mos harro, ke nje arsye shume te fuqishme qe te mban te lidhur me ate njeri. Mos harro se kush eshte ai dhe pse gjendesh aty. Deri heren tjeter, Ciao dhe epo... Qendro gjalle!

Pasion i fshehte [SHQIP]Where stories live. Discover now