*Kapitulli 1*

1.1K 47 9
                                    

   Po vraponte nen shoqerine e nates se pameshirshme,ashtu me rrobat gjysme te grisura e te pluhurosura,ashtu me zemren gjysme-funksionale nga gjithe ajo lodhje, e vendosur per te mos e larguar ate gjysme shprese qe kishte, ne asnje moment te vetem...
Mbizoteronte nje qetesi e jashtezakonshme.Nje qetesi, qe cuditerisht te shtonte ankthin akoma me shume.Ndonje gjethe binte tek-tuk por as qe i bente pershtypje.Fundja,s'do priste qe ajo pershperitja e lehte e tyre ne mes te erresires mbytese, te ndikonte te ajo duke e shkeputur sadopak nga ato mendimet vrasese, qe shoqeronin si me planifikim e ne ritmet e duhura kembet e saj, te cilat vraponin sikur te ishin duke u stervitur per ndonje maratone nderkombetare.E megjithate,po vraponte serisht.Derisa,ndjeu dicka.Dicka qe s'mund ta perceptonte qarte ne ato momente.Dicka si...

Ishte zhurma kumbuese e alarmit te ores 6:30 ajo qe e beri te cohej si e perhumbur e t'i thoshte mirupafshim,te pakten per pak kohe,te shkuares qe e perndiqte e nuk e linte te qete .U ngrit tere pertese.Sot ishte nje dite pune si gjithe te tjerat.Nxitoi te bente nje dush te shpejte ne menyre qe te kishte kohe per te pire nje kafe.Teksa lahej filloi te mendonte.Kishin kaluar dy vite qe atehere kur kishte ardhur ne Hollande ku edhe kishte rifilluar nje jete te re.Dy vite perpara ajo do fillonte te ngjyroste ate librin e pambushur, me aventura te reja ,me te cilat tani ishte mesuar e cdo gje ishte bere monotone.Sa e urrente kete monotoni!

Para dy vitesh:

Ishte nje dite me rendesi.Do i jepte fund nje libri qe kishte tere jeten qe shkruante per te rinisur nje kapitull tjeter,te nje libri tjeter.S'mund ta mohonte,ishte me te vertete e emocionuar,ndiehej sikurse ato femijet e sapolindur qe behen pjese e nje jete te re ,fillimisht krejt te panjohur per ta,si nje aventure qe te fton t'i zbulosh te fshehtat.Ndoshta te tjeret s'do arrinin ta kuptonin rendesine e te rifilluarit dicka,ndoshta te tjeret do e shihnin ndryshe ate dhe konceptet e saj te para ne kendveshtrime me te thella,jo thjesht siperfaqesore sic i shihnin shumica.

S'dinte c'te bente perpara.Ne mendje kishte te planifikuar cdo gje,ama kur vjen puna te vesh ne zbatim ato planet e famshme cdo gje sikur merr kthesen e gabuar. Gjithcka kishte nisur dy jave perpara.Ishte aq e lodhur sa s'mendonte gje tjeter pervec gjumit .Pas dushit relaksues,u drejtua per ne dhome dhe teksa po behej gati per t'u veshur,dicka i terhoqi vemendjen.Pikerisht drita e celularit qe kishte lene mbi komo,qe sinjalizonte se i kishte ardhur nje njoftim.Mendoi se do ishte ndonje mesazh ne WhatsApp,apo ndonje like ne Instagram,e nga ta dinte qe ne fakt ajo drita "e famshme" qe shpeshhere ben qe zemra te na rrahe fort nga ideja se mos na ka shkruar nje person i dashur,ne fakt do te ishte pikerisht pikenisja e nje destinacioni te ri per jeten e saj!Ashtu sic ishte,mbuluar me peshqir,duke u siguruar qe duart ti thante mire,mori celularin ne dore dhe pa qe i kishte ardhur nje e-mail.Fillimisht,nuk i shkoi mendja gjekundi,derisa lexoi fjalet e para te formuluara me kujdes:

Pershendetje,zonjushe Melissa Wreston.Ju njoftojme me kenaqesi se ju jeni nje nder studentet e perzgjedhura per te vazhduar karrieren tuaj ne Hollande,tashme si nje e punesuar ne nje nder laboratoret kimike me te mire, "SGS".Ju urojme suksese te metejshme!

Ishte pikerisht ky,lajmi qe i zbukuroi diten.Diten?! Ne fakt tere jeten.Nuk mund ta pershkruante lumturine qe ndjente ne ato momente ne menyra te tjera pervecse me faktin qe dhe ajo lodhje aq e madhe qe kishte tashme i ishte zhdukur duke i lene vendin kenaqesise qe ndjente.

Nxorri nga dollapi valixhen e madhe,sepse e dinte qe do i duhej shume hapesire.Pasi u sigurua qe kishte paketuar cdo gje,kontrolloi per te 100-ten here pashaporten dhe dokumentat e tjera,kuleten,mori canten e shpines dhe me nje buzeqeshje qe si zhdukej sikur i qe bere tattoo ,u nis drejt nje taksie per te shkuar me pas pikerisht ne aeroport,qe do ishte edhe kufiri ndares midis dy jeteve te saj.Ne fund te fundit,s'kishte me asgje qe i mbetej nga ajo c'ka kishte jetuar deri me atehere.

E tashme

Nje sinkronizim perfekt,e perfundoi dushin ne perputhje me ato mendimet e shumta,kujtime te se kaluares.Filloi te vishej shpejt e shpejt ,aplikoi nje make-up fare te lehte,floket ne gjendjen e tyre natyrale e duke marre canten e gjerat esenciale u nis drejt deres.Keto dy vite kishin ikur shpejt.Ose ndoshta ashtu i dukej ngaqe ishte mesuar dhe tashme kishte humbur edhe esenca e atij emocionit te muajve te pare.Tashme kishte kohe qe punonte ne laboratorin e mirenjohur "SGS",i cili bazohej ne eksperimente kimike qe beheshin per te analizuar komponimet.Ishte nje pune mjaft interesante dhe mbi te gjitha i jepte kenaqesi.Kishte zene miq te rinj.Ndiehej me mire ne cdo aspekt.Larg se shkuares,larg kujtimeve te padeshirueshme te cilat beheshin te gjalla vetem gjate endrrave.
Per sa i perket dashurise? Absolutisht asgje.As nuk e conte ndermend nje zhgenjim me teper,te pakten jo tani per tani.

U ul ne nje "Starbucks" aty prane punes.Ishte vetem,por asaj vetmia i pelqente.Ne fakt pjesen me te madhe te jetes e kishte kaluar vetem,keshtu qe as i bente pershtypje.Hodhi syte rreth e rrotull,njerez qe qeshnin,disa studionin me laptopet perpara,disa cifte putheshin.Ajo qe i terhoqi vemendjen ishte nje cift perballe saj,nje brun simpatik,cuditerisht fytyre e pare,qe i kishte zgjatur nje trendafil femres perballe tij,e cila po reagonte sikur djali te kishte cliruar boten.As vete nuk e dinte pse u perhumb ne ate menyre.Ajo dashurine e romanticitetet e tilla as i conte neper mend.

"Dikush paska rene ne mendime sot."
Ishte zeri i Anes ai qe e zgjoi nga imagjinata,me te cilen kishte marredhenie teper te mira.Ana ishte shoqja e saj e punes dhe njekohesisht partnerja e laboratorit.
"Ejj Ana,entuziaste si perhere!"- I'u pergjigj ajo.
"E more vesh per mbremjen e punes?
"Mbremjen??"
"Mesa duket qenka 10 -vjetori i hapjes se laboratorit e keta tanet do organizonkan nja nga ato mbremjet e shtrenjta,e di ti,sic e kane zakon.

"Ahh epo mire." -U pergjigj shkurt.Jo se si pelqente te dilte thjesht e dinte qe do ishte nje nga ato mbremjet e merzitshme,ku i duhet te ishte e pranishme e te vizatonte nje buzeqeshje sa here qe ndonjeri te prezantohej.


*Me vone do kete edhe drame ne histori.*

"Destinacioni"Onde histórias criam vida. Descubra agora