*Kapitulli 24*

333 33 3
                                    

  Te nesermen u zgjua vone.Ishte dembelosur shume keto kohet e fundit.Mori celularin,hapi Instagramin dhe vetem ne momentin qe pa se kishte follow requests,u kujtua se para disa kohesh edhe ai,Jay i kishte cuar e kjo ia kishte lene pa pranuar.U be kurioze nese kerkesa do ishte aty prandaj shtypi ate rrethin e vogel per te pare listen e kerkesave dhe diku ne fund,ishte edhe ai.Nuk duhej ta pranonte,por donte te shihte nese do merrte ndonje reagim prej tij.
Direkt pasi e pranoi,hapi profilin e tij per te gjetur foto pafund me lloj-lloj femrash.Ndoshta u be pak xheloze.Ndoshta.

Me kujdesin me te madh mos i jepte ndonje like padashur,u largua nga profili i tij.Marredhenia e tyre ishte teper e cuditshme,njehere e hidhte ai hapin,e njehere ajo.E vetmja gje qendronte te pjesa se ato ishin ne mosperputhshmeri me njeri-tjetrin,ashtu si ne nje kercim,nje hap para nje hap pas.Si pjesa me e madhe e femrave,edhe ajo mendoi nje skeme,te hidhte nje foto vetem e vetem per te pare nese do merrte like prej tij.E dinte qe ky ishte veprim mjaft adoleshentor,e keto gjera i kishte lene me kohe,por kurioziteti po e hante perbrenda.Donte te dinte nese do merrte ndonje reagim, e nese po, i premtoi vetes qe kjo s'do kishte fare ndikim te ajo.Filloi te shkrepte 100 selfie,ashtu si ata qe sapo kane blere celularin e fundit e duan te provojne kualitetin,e me ne fund pas pafund perpjekjesh,zgjodhi ate qe iu duk me e hajrit.

Ajo dite,ne aeroport.Ajo dite s'do i largohej kurre nga mendja.S'kishte rendesi sa kohe do kalonte,ajo do te ngelej perhere aty,e mbrojtur nga kujtimet e tjera qe do zinin vend ne jeten e saj.E per kete arsye,ajo s'do e falte kurre.E nese do ndodhte ndonje mrekulli,nese ndonje hije do i zinte trurin aq sa per te mos llogjikuar sic duhej,atehere do e bente te pendohej.Te pendohej per cdo veprim,per cdo fjale,madje per cdo buzeqeshje djallezore qe kishte nje tendence ta acaronte perhere.

Pasi beri nje dush te shpejte,filloi te behej gati per t'u takuar me Alex-in e Anen.Pasi u vesh mori celularin dhe filloi te kontrollonte like-t per te pare nese do kishte ndonje me rendesi.As edhe nje.Nga tere ato like as edhe nje si terhoqi vemendjen.Nuk i kushtoi shume rendesi.

Ate mbasdite e kaloi duke bere muhabet me miqte e saj.Ishte hera e pare pas ca kohesh qe qeshte me shpirt.Ata ende se kishin humbur aftesine per ta bere te ndiehej mire,e per kete ishte e lumtur.Pasi u ngriten nga kafja,ajo dhe Ana vendosen te shkonin per shopping.I dukej sikur kishte vite qe s'dilte neper dyqane.
Nga njeri dyqan te tjetri,as e kishte ndjere dridhjen ne celular qe sinjalizonte nje njoftim te ri.Vetem kur e hapi per te bere foto,vuri re nje emer te njohur.
Jay Seels liked your post.2 h ago

Ishte nje nga ato momentet ne jete ku pavarsisht se mund te bejme sikur cdo gje eshte ne rregull e jemi te qete,e dime mire se cdo qelize brenda trupit po ben party.Kishte nje entuziazem brenda vetes, lindur vetem nga emri qe kishte lexuar mbi ekran.

"Destinacioni"Where stories live. Discover now