*Kapitulli 14*

335 39 0
                                    

  Hapi deren e apartamentit dhe hyri brenda.Te pasqyra ngjitur pa veten dhe vuri re se akoma mbante veshur rrobat e nje te panjohuri.U afrua edhe me shume dhe filloi te prekte fytyren e saj.Syte i ishin skuqur dhe s'po njihte as veten."Kthjellohu," i thoshte mendja.Hoqi rrobat qe donte aq shume ti griste dhe hyri ne dush.E vetmja gje qe i nevojitej ishte nje gjume,nga i cili te mos zgjohej me per ca kohe.Pasi doli nga dushi,iu kujtua ajo dita dy vite me pare ku ndodhej ne te njejten situate,sapo kishte hyre ne dhome dhe do merrte lajmin me te bukur te jetes.Ah,c'dite ishte ajo!

Celulari!Ku ishte ai ? E kapi paniku dhe nxitoi te hapte canten e vogel klasike qe kishte marre me vete dje ne mbremje.Zemra ju qetesua kur ndjeu pajisjen e ftohte ne xhepin e vogel te cantes.Kishte 18 thirrje te humbura dhe 25 mesazhe nga Ana qe ishte shqetesuar kur s'kishte marre asnje lajm nga shoqja.E lajmeroi direkt se ishte ne rregull,duke mbajtur per vete pjesen me te madhe te historise.U shtri te flente.

Kur u zgjua ishte ora 2 e drekes.Cdo gje i dukej kot.S'kishte me kuptim as te dilte,qeshte,apo te bente dicka argetuese se e dinte se keto s'do ishin gje tjeter vecse perpjekje per te bindur veten te ndiehej mire, e duke e ditur se s'do zgjasnin per shume kohe,s'kishte asnje pike motivimi.Keshtu qe vazhdoi te qendronte shtrire duke pare tavanin derisa mendimet iu shkeputen nga dridhja e telefonit.
Ishte nje njoftim ne Instagram.Dikush i kishte bere follow request.
S'mund t'u besonte syve.Beri refresh per t'u siguruar qe se kishte pare gabim dhe aty vuri re emrin e tij.
Jayveer Slees

C'kerkonte me ai njeri! Gjithmone e gjente nje menyre qe ti krijonte dyshime.E la requestin pa pranuar e vazhdoi te qendronte ashtu shtrire.

Te nesermen u ngrit e u be gati.Ishte dite e hene,ama kjo me e merzitshme se kurre.Po merrte drejtimin per te shkuar te "Starbucks" kur dicka i terhoqi vemendjen.Me sakte dikush.Ishte ai tipi,emrin e te cilit as e dinte, as nuk ishte e sigurte nese ia kishte thene apo jo.Se c'kerkonte aty,ne lagjen e saj nuk e dinte ,por do e  merrte vesh.
"Cfare kerkon ketu? S'ke pune tjeter?"
"Shiko,duhet te flasim per ate qe ndodhi."
"Me ler te qete.S'ka gje per te folur."
"S'do ta dish c'ndodhi ne te vertete?"
"Cdo te thuash ne te vertete? Mendon se jam aq budallaqe sa te mos bej lidhjen e gjerave?"
"Ej me degjo.Eja te shkojme diku e te flasim si dy te rritur."
"Te shkojme diku? Do te thuash ne ndonje dhome tjeter luksoze ku mund te gjej veten te veshur me ndonje nga bluzat e tua te famshme?"
Filloi te qeshte ajo ne nje menyre tallese.
"Duhet te flasim pra.Mjaft bere si femije."
"Mirupafshim,zoti s'ta di dhe s'dua te ta di emrin."
Ajo u largua sic e kishte zakon te largohej ne situata te tilla e mori rrugen per te "Starbucks."Kishte nevoje per nje kafe ekstra te forte.Si pertypte dot gjithe keto ngjarje.Sa mbaronte njera ,fillonte tjetra.
Ngriti syte rastesisht.Aty ndodhej ajo bjondia qe kishte qene me Jay-in dy here te tjera.Tashme ishte vetem dhe dukej se po qante.C'i kishte ndodhur valle? Mos i ishin thare trendafilat qe i kishte dhuruar ai? Melissa buzeqeshi nga mendimi.As donte t'ia dinte sec ndjenin te tjeret.Ajo buzeqeshje i ngriu kur ndjeu dike te ulej prane saj.Ishte ai,tipi i partyt.Mesa duket ai s'dorezohej lehte.Fytyra e saj u mblodh,si te thoshte "C'ben ketu??" Dhe kete do thoshte nese ai s'do e nderpriste.
"Asgje s'ndodhi.Te mora nga party kur te pashe sa e trullosur ishe.Me the te   shkonim diku se me deshiroje.Kur pashe qe po kembngulje te cova ne shtepine time dhe ty te zuri gjumi direkt,ama s'po rrije rehat e te dhashe rrobat e mia.Keshtu qe pa merak,asgje s'ka ndodhur mes nesh."
Lehtesimin qe ndjeu ne ato momente s'mund ta pershkruante njeri me fjale.Fundja,fjalet do ishin te kota perballe asaj ndjesie.
"Ne kete rast te falenderoj."
"Kaq ke per te thene? "
-Foli ai e buzeqeshi embel.Melissa tani e vuri re buzeqeshjen e tij dhe u kujtua qe si dinte as emrin.
"Me duket se kam per te te thene edhe nje me fal".
"Me duket se ke te drejte." I'u kthye ai e tashme te dy po shkembenin buzeqeshje me njeri-tjetrin.
"Po emrin s'do ma thuash?"
"Melissa Wreston..ti si quhesh?"
"Mendova se ta kisha thene,une jam Alex."
"Nuk ke mbiemer Alex?"
"E c'rendesi ka?"
Nje pergjigjie teper idiote ,e megjjthate e anashkaloi temen,s'donte te argumentonte per nje gje te tille.
"Kenaqesi Alex ,tani me duhet te shkoj,s'duhet te behem vone per pune."
U ngrit duke buzeqeshur per here te fundit ,mori canten e u largua.

"Destinacioni"Where stories live. Discover now