*Kapitulli 18*

324 38 0
                                    

  U largua perpara se ai te kthente koken.E kur ajo u largua ai beri pikerisht kete gje,ktheu koken.A thua se me te vertete kishin ndonje magnet te fshehur me te cilin terhiqni njeri-tjetrin sa here ndodheshin ne te njejtin vend!Kur u kthye ne tavoline,asgje nuk kishte ndryshuar,madje as shprehia e fytyres se saj.As vete nuk e dinte pse ajo qe sapo kishte ndodhur nuk i kishte shkaktuar as me te voglin lendim,sic do ndodhte me femrat qe jane zhgenjyer nga dikush dhe perballen me te pas nje fare kohe.
Ne fakt kishte kaluar kohe qe kur e kishte pare per here te fundit,por ose ajo ishte bere mjaft e pandikuar ose ky ishte nje paralajmerim se nuk do ishte hera e pare qe e shihte pas kaq kohesh.

Te gjjthe vazhdonin te shijonin mbremjen ne maksimum.Disa ishin dehur dhe kercenin si te cmendur,disa benin selfie duke fryre buzet me sa fuqi kishin,ndersa disa te tjere putheshin me pasion pa pyetur hic ku ndodheshin.Melissa mezi priste te largoheshin,tashme ishte merzitur.Te gjithe po avullonin pak nga pak,por mesa duket Anes e Andit ia kishte qefi te benin mbylljen e ballos e per te mos ia prishur , keto te tjeret rrinin benin sehir.
Melissa u ngrit te shkonte ne tualet.Ishte aq vape saqe e ndjente ne cdo moment sesi make-upi po i shkrinte dhe imagjinonte veten ne gjendjen me skandaloze edhe pse sipas Alex-it ajo dukej mire si perhere.Duke ecur,vuri re rremujen qe ishte krijuar.Gota te shperndara gjithandej,mbulesa te bera pis,maska te lena neper karrige,mbeturina neper dysheme.Ose jo,ndoshta jo tamam mbeturina.Nuk e kuptoi ne fillim se cfare kishte shkelur,ose me sakte cfare i kishte ngecur te taka derisa u ul me kujdes e duke mos kuptuar se c'donte nje trendafil ngjyre roze aty,ne mes te dyshemese se ndotur,hodhi syte ne cdo tavoline per te pare nese aty kishte pasur lule dekorative.E pasi u sigurua qe ne fakt ne tere sallen s'kishte asnje lloj luleje,u ngrit,ende me pikepyetje se pse pikerisht nje trendafil i tille ndodhej aty e u drejtua per ne tualet.
Pasi u lodh duke menduar e stermenduar,arriti ne perfundimin se ndoshta Jay i'a kishte dhene ndonje femre e kur ajo qe zhgenjyer nga nje dhurate e tille ne vend te atyre te shtrenjtave, e kishte hedhur ne toke.E si si kishte shkuar mendja me pare!

Kur po kthehej per ne tavoline,ndjeu dicka bezdisese poshte takes e mendoi se do kishte ngecur ndonje petal,keshtu qe as e vrau shume mendjen.Kjo ishte ajo qe dinte te bente me mire.
Me ne fund pas gati nje ore te gjjthe u ngriten per t'u rikthyer neper apartamentet e tyre.Alex si perhere e shoqeroi duke kembngulur te ngjitej deri lart per t'u siguruar qe do ishte e sigurte.Nje xhentellmen i vertete!
Perpara se te largohej e pyeti:
"Takohemi neser per kafe?"
Dukej nervoz,po kush e dinte c'kishte.
"Sigurisht,te vendi?" -Buzeqeshi Melissa.
"Si perhere."
Shkembyen perqafimet e fundit te asaj mbremjeje dhe secili vazhdoi punen e vet.

"Destinacioni"Where stories live. Discover now