*Kapitulli 20*

355 37 4
                                    

  Ngjarjet e koheve te fundit i'a kishin trazuar mendjen.Per kete arsye ishte shkeputur nga jeta e perditshme per pak kohe e po shijonte pushimet vetem.Ajo ishte mesuar me vetmine.Pasi kishte jetuar per disa vite me personat qe e kishin marre nen kujdestarine e tyre,ishte larguar per te krijuar jeten e vet.I pelqente te ishte e rrethuar nga mendimet,keshtu qe ato ndonjehere perbenin edhe shoqerine me te mire.

Ishte dita e gjashte qe ndodhej ne ate plazhin e qete qe kishte zbuluar pas nje sere kerkimesh ne internet dhe ndiehej me se e shplodhur.Edhe dy dite edhe do kthehej ne perditshmerine e merzitshme.Ajo paradite kishte kaluar shpejt.Ose ashtu i dukej asaj,sepse zakonisht gjerat qe do te shijosh me shume sikur te fluturojne perpara syve.Eshte si puna e ores se mesimit,kur duam te ike shpejt,ajo sikur nuk leviz nga vendi e kur ka dicka qe nuk duam te mbaroje shpejt,ajo sikur merr marshin e peste.
Tashme ishte mbremje.Lekura i digjte pak nga te skuqurat,qe se shpejti do ktheheshin ne te nxira, e ky mendim i pelqente.Hena kishte hedhur mantelin e saj mbi detin e frikshem.Po bente nje shetitje  ashtu e perhumbur ne mendimet e saj sic ishte zakonsht.Ne dore kishte celularin,te cilin ndjeu te dridhej e aq e hutuar ishte saqe u tremb.
Ishte Ana.Jo,nuk ishte nje mesazh i tipit " Si po ia kalon? apo "He sa veta te kane gjuajtur?"
   Jay do largohet.Mesa mora vesh nuk kthehet me.Nese nuk ben dicka  mendoj se do e humbasesh pergjithmone.

Bukur.Kishte kaluar gjashte dite te mrekullueshme,nen rrezet e diellit e nen atmosferen e mrekullueshme qe vetem plazhi te faltte.Kishte planifikuar se si do ndryshonte veten pozitivisht duke vene cdo gje ne vendet e tyre.Kishte menduar gjerat me detaje,deri ne piken ku ishte bindur qe energjite duheshin harxhuar vetem per gjera te hajrit.
E tani ja ku ishte.Ajo dhe mesazhi qe tani s'do e linte te merrte fryme rehat.
Pergjithmone.Kjo fjale i riperseritej vazhdimisht.Hidhte nje hap e bashke me te thoshte fjalen aq te pelqyer neper librat me fund te lumtur e aq te hidhur ne situata si ajo ne te cilen ndodhej tani.Nuk mundej me.Ndjenjat nuk groposeshin dot.As nuk shuheshin keshtu pa pritur.
E vendosi.Do bente ate i thoshte zemra.E kapi nje e qeshur kur mendoi se kjo ishte shprehja tipike e romantikeve e kjo kurre se kishte besuar kte,qe ne fakt zemra mund te te udheheqe drejt nje pergjigjieje,por per here te pare do e vertetonte.
Filloi te vraponte.Po vraponte me nje qellim.Ama jo si atehere e frikesuar ,perkundrazi,ishte e lumtur.
Fatmiresisht plazhi ishte afer me qytetin.Mblodhi rrobat e gjerat personale shpejt e shpejt e duke mos pyetur as per nje rikthim te pageses per ato dy dite qe do shkonin kot u nis drejt makines,ashtu sic ishte me nje bluze te bardhe,pantallona te shkurtra e rrobat e banjos poshte,qe tashme ishin thare.Nxorri celularin dhe shkruajti:
Kur niset ?
Mesazhi nuk u vonua gjate.
Per tre ore.
Tre ore.Kaq ishin.3 ore derisa gjithcka te merrte kuptim,ose akoma me keq te humbiste kuptimin qe kishte deri tani.
Ajo do shkonte direkt ne aeroport.Donte vetem t'ia arrinte qellimit.Ai ishte personi i pare qe kishte qendruar.Qe edhe pse nuk kishte qendruar fizikisht,ai ne njefare menyre apo ne nje tjeter kishte qene perhere aty.
Ajo kete donte.Donte ta bindtte sepse e dinte mjaft mire se si ishte ai.E qe ta bindtte duhet ta ndalonte ne fillim.Ta ndalonte se beri  ate hap te gabuar e do perpiqej me sa force kishte.Edhe nese e dinte qe s'do ti mbetej me aspak.
Pas dy oresh e disa minuta ajo parkoi makinen e doli si e cmendur.Floket e shpupuritura ishin tere kripe ,lekura e skuqur do dallohej akoma me shume nen efektin e dritave te aeroportit,rrobat ishin tipike plazhi  e me e bukura,asnjera nga keto si interesonte.I interesonte vetem ai,egoisti i saj.
U fut brenda dhe ndjeu veshtrimin e cdokujt rreth vetes.Cdokujt,pervec atij.U rrotullua sa ketej-andej per te gjetur me ne fund,figuren e tij te shumekerkuar.Fatmiresisht ai ishte i fundit ne rradhe.
"Jaaayy."
Ai ktheu koken i habitur.Melissen se priste e kjo s'donte shume mend.
"Melissa.Cfare ben ketu?"
"Mos u largo!"
"Mos te largohem?"
"Jo.Mos u largo!"
"Pse?"
Eshte pikerisht kjo pyetja e famshme,ajo qe na ben qe shpeshhere te ndodhemi ne situata pergjigjiet e se cilave as vete si dime.Eshte kjo "Pse-ja" e thjeshte qe na e ben jeten me te komplikuar,na mundon,na vret shpirterisht e na ben te themi fjalet jo te duhura ose ndonjehere te qendrojme pa folur fare.
Por,Melissa kishte cdo pergjigjie ne maje te gjuhes,sikur ti kishte menduar me detaje,kur ne fakt qene fare te natyrshme.
"Pse?" Pyeti ai edhe njehere.
"Sepse." Ndaloi ajo per fare pak.
"Sepse ti je destinacioni im, destinacioni i vetem, destinacioni i preferuar."

"Destinacioni"Where stories live. Discover now