*Kapitulli 10*

370 40 0
                                    

  Kishin kaluar dy dite.Jay ende s'ishte bere i gjalle.Tani po,kishte filluar te lodhte paksa mendjen se pse?Ai i kishte humbur gjurmet edhe heret te tjera me pare ,per pak dite,zakonisht per udhetime pune por pse pikerisht pas asaj nate duhet te largohej,pse pikerisht pas asaj nate pa dhene as me te voglin shpjegim,athere kur duhet te jepte tere shpjegimet e mundshme.
"Une nuk dashuroj." Kishte thene ai ne fillimet  e njohjes,atehere kur per here te pare ne syte e tij mund te shihje sado pak sinqeritet .Atehere kur ne vend te shprehjeve tipike si " Sot je me  e bukur se kurre." apo "Dua te jem gjithmone prane teje." ,ai ishte mjaftuar me nje shprehje te thjeshte,vetem 3 fjale .Aq do mjaftonte per te permbysur boten e saj shpirterore.

Ditet pasonin njera-tjetren e Melisa s'po i ndjente me.Tashme kishte humbur edhe fillin e jetes,te cilin duhet ta gjente sa me shpejt sepse gjithcka qe po ndodhte ishte jashte natyres se saj.Ose keshtu supozohej.Ndonjehere edhe genjejme veten e perfundojme duke bere te kunderten e asaj per te cilen dje ishim  aq  te vendosur.Kot nuk thone,gjerat e planifikuara nuk dalin kurre.
Ate pasdite,ndjeu telefonin ti dridhej e bashke me te edhe zemra i shpeshtoi rrahjet e saj.
* Hey zemer si je ?
** Mire,ti? Nga ke humbur?
* Ja ashtu,kam qene pak i zene.Ke kohe te takohemi sot ?
** Po.
* Ne oren 8 takohemi andej nga une.
**Ok.
U vesh shpejt e shpejt e shkoi ta takonte.Sipas tij,kishte qene i zene duke u marre me pune e mesa duket s'kishte pasur kohe as edhe per nje mesazh.Si perhere u perpoq ta merrte me te mira .Dolen e ndryshe nga heret e tjera ndenjen fare pak.

Jay's POV

Po cmendej.Perfundimisht po cmendej.Ishte kulmi.Kishte planifikuar cdo gje e s'po mund ti jepte fund asaj qe kishte nisur vete ai tre muaj me pare.Ishte i lumtur ne maksimum,sfida e rradhes ishte permbushur me sukses,ama ende s'ishte permbyllur gjithcka. Si do ia thoshte? Si do ia thoshte se ajo c'ka kishin pasur s'mund te vazhdonte me.Jo se ia ndjente , por kishte hallin se si do e perjetonte ajo.Ai sentimentalizmat s'do mund ti duronte.Prandaj edhe vendosi qe te dilnin edhe ca here,ne menyre qe ky te tregohej i ftohte e te lehtesonte situaten.

Plani vazhdonte.Dolen edhe per disa dite.Derisa,me ne fund,kishte ardhur dita ku do merrej vesh e verteta.Nje e  vertete qe zemra e  Melisses sikur e kishte kuptuar qe ne fillim,e kishte ndjere rrezikun,deri ne momentin e fundit qe kishte qene edhe si nje paralajmerim.Ate mbasdite shkoi te apartamenti i tij.Tashme per te vulosur realitetin qe dihej.Ne mos mendja e paafte te punonte,zemra e ishte treguar me e shkathet.

Se dinte me c'ndjente.Mund te thoshte entuziazem qe ai e kishte thirrur po vecse do genjente veten,mund te thoshte frike,po ajo kishte kohe qe si trembej gjeje.U vesh shpejt e shpejt me nje bluze te bardhe e nje pale tuta te zeza,mori makinen e u nis drejt apartamentit te tij,tek i cili tashme kishte plot kujtime.
Dera u hap.
"Hey" foli Jay,tingellonte ndryshe nga heret e tjera.
"Hey" u pergjigj ajo me ate zerin e embel qe do bente per vete cdokend,por jo nje njeri te akullt si puna e atij.
"Shiko,te therrita sepse me duhet te flasim." E kjo s'donte me mend.Melisa ishte aq e zgjuar sa per ta kuptuar e qe te mos e jepte veten sesi po thyhej nga pak, i'u parapri.
"Pse?"
"Si pse?"
"Pse more pafajsine time,sikur te ishte gjeja me e cmuar ne bote dhe luajte me te sikur te ishte loja jote e preferuar?"
E si per ti hedhur zjarr benzines,ai filloi te qeshte.
"Sepse mendova se ti ishe e pathyeshme,ashtu sic doje te dukeshe.Sepse mendova se do e mbaje veten krah ndjenjave qe dukej se ti i urreje kaq shume,e kur te thashe do biesh pre e tyre me kundershtove me sa fuqi kishe.E per me teper,sepse i tille jam une Mel, jam i paprekshem ndaj jetes,jetoj per te triumfuar,vete emri im Jayveer do te thote Triumfues."
Ishte hera e pare qe asaj i fliste me shkurtim,Mel.Zakonisht ndodh qe kur dy veta debatojne perdorin emrat e plote te njeri-tjetrit ,por tani ishte ndryshe.
E c'mund te thoshte me? Ai tashme i kishte thene te gjitha.Kishte marre ate c'ka donte e ndjehej fitimtar.Sa keq qe ai ende ishte me mendjen e atyre adoleshenteve qe kujtojne se te fitosh do te thote te shtypesh vete qenien qe te ka ndihmuar per t'ia arritur qellimit.Sa keq qe Jay e kishte mashtruar ne menyren me te paparashikueshme,duke i dhuruar dozat me te embla te ndjenjava pa e tepruar,e ashtu duke u treguar i kujdesshem kishte kapur viktimen e rradhes.
Jo,ajo s'do te qante.As nuk do ti kerkonte te vazhdonin te perpiqeshin per dicka te pamundur.Tashme gjjthcka kishte marre fund.Edhe ky do mbetej nje kapitull i lene pas,per te mos u hapur me kurre.

Melisa mori canten dhe filloi te ecte.U kthye dhe nje here ,per here te fundit.
"Ishte kenaqesi te godisje egon tende prej nje individi te pavlere."
Me kete nuk genjeu ate,genjeu veten
E goditura ishte vetem ajo,askush tjeter.

"Destinacioni"Where stories live. Discover now