*Kapitulli 16"

342 38 3
                                    

Vendosi te vishte ate fustanin jeshil,sigurisht me shpatulla te rena,sic ajo kishte aq fiksim.Aplikoi nje make-up fare te lehte dhe floket i la ne gjendjen e tyre natyrale.
Ora ishte 7 qe do te thoshte se ende kishte dy ore kohe,perpara se Alex te vinte ta merrte.Qe kur kishte filluar te  shoqerohej me te e kishte lene pas dore makinen qe kishte blere me aq deshire ne fillim. U perhumb ne mendime te kota si,cdo kishin veshur te tjeret,apo sa veta do ishin te ftuar.Qe te mos harronte,la mbi komo kutine e zeze brenda se ciles ndodhej maska e bukur ne ngjyre argjendi.

Nje trokitje i nderpreu mendimet.Nuk eshte se priste njeri,por mendoi se mos Ana kishte vendosur ti bente ndonje suprize apo mos Alex kishte ardhur me heret.Duke hedhur hapa te ngadalte,hapi deren per te pare ate,pikerisht te vetmin person qe s'do priste kurrsesi,perballe saj.
"Ti?!"
"Melissa."
"Cfare ben ketu? Je njeriu i fundit qe prisja te shihja dhe njeriu i fundit qe do doja te shihja."
"Te kisha shkruar ne leter qe shpresoja te flisnim nje dite si dy te rritura.Mendoj se ajo kohe ka ardhur.Te lutem me lejo te shpjegohem,ndoshta s'do me fajesosh aq kur te marresh vesh te verteten."
Po qendronin perballe njera-tjetres.Ajo s'donte ta linte,por do ishte e vetmja menyre qe te zbulonte historine e saj.Ne fund te fundit te gjithe e meritojne nje shanc per t'u shpjeguar,ndoshta ndonjehere nje gjykim i gabuar mund te na fundose.
"Vetem sepse dua te di te verteten.
Mund te hysh."- I hapi krahun duke e lene ate,qe perhere e kishte konsideruar si tradhetare,te futej brenda,aty,ne strofkullen e saj te sigurte.
"E di qe ke pyetje pafund,megjjthate une do filloj te te tregoj versionin tim te historise.Shpresoj te me besosh."
Mori fryme thelle e ashtu,me fytyren e prere nisi te fliste per te zbardhur edhe ate qe kishte ngelur si mister i pathene per tere keto vite.

"Ate nate qellimi im i vetem ishte te benim nje shetitje bashke.Dicka ma ndjeu zemra,por kurre ne bote s'do e imagjinoja ate qe ndodhi.Ti e di .E di mire qe ne po shijonim ate ecjen e mbremjes qe na pelqente aq shume e kaq papritur pame ato dy djemte te veshur ne te zeza.Mund te betohem qe e dija.Isha me se e sigurte qe ata "bertisnin" fjalen rrezik."
Melisses filluan ti shfaqeshin kujtimet si fragmente filmi.Ishte e cliruar sepse e dinte qe me ne fund s'do jetojnte me nen hijen e se shkuares.
Ate nate i kishte thene:
"Vrapo"  e kjo ishte fjala qe s'kishte mundur te harronte kurrsesi.
"Kur pashe qe ti u largove  buzeqesha.Buzeqesha sepse e ndjeja shpirtin rehat.E cdo me duhej jeta nese do te kishte ndodhur gje ty?
Ata u afruan e me goditen derisa me lane pa ndjenja.Mos kujto se e kisha harruar.Shenjat e asaj nate i kam te shkruara kudo ne trup.Se di as vete me saktesi sec ndodhi,por mesa duket dikush kishte lajmeruar policine.
S'mora me asnje lajm prej tyre per disa dite."
Por Melissa ishte e lenduar e ndiehej e tradhetuar per faktin qe ajo e kishte lene nen kujdestarine e nje cifti e s'ishte kthyer me per ta marre dhe kete ajo e dinte mire.
"E di qe po mendon te vetmen pyetje qe duhet te te kete shqetesuar prej kohesh, 'Pse?',pse nuk u riktheva per ty?  Ate dite erdha te te shihja,doja te te siguroja qe isha mire e te te jepja perqafimin e fundit.Pas asaj qe kishte ndodhur mora kercenime te vazhdueshme.Mesa duket te gjitha kishin lidhje me John ,me te cilin edhe u ndava.Ti nuk e ke idene se c'kam kaluar, e sigurisht qe do beja c'ishte e mundur qe te mbroja mbesen time te vetme per ta lene te pandikuar nga tere kjo histori."

Kur ajo perfundoj se rrefyeri gjithcka,Melisses i qene mbushur syte me lot,lot te cilet s'mund ti ndalonte me,ata ishin krijuar qe ne adoleshence e ishin rezervuar diku pikerisht per kete dite.Pa u menduar dy here u cua te perqafonte tezen e saj qe ndodhej e ulur ne kolltukun perballe,te vetmin person qe i kishte ngelur pas aksidentit te prinderve .
Te dyja qanin nen supet e njera-tjetres si te ishin duke krijuar skenen perfekte te nje filmi dramatik.Fjale s'kishte me.As kishte nevoje per te tilla.Perqafimi perputhej me lotet e tyre te sinqerte qe me ne fund s'do i kishin brenda vetes.

Tashme kapitulli i se shkuares se hidhur te atyre viteve qe mbyllur njehere e pergjjthmone.

"Destinacioni"Tahanan ng mga kuwento. Tumuklas ngayon