*Kapitulli 3*

474 42 0
                                    

  Te nesermen po e priste jashte lokalit ku e kishin lene.Ishte kujdesur te vishej sa me thjeshte,gjeja e fundit qe  donte ishte qe ai te mendonte se kishte harxhuar kohe per t'u dukur bukur per te.
Parimi kryesor i Melisses do te ishte : Fillo goditi egon nga pak dhe embel njekohesisht.

Ai ishte veshur me nje kemishe te bardhe e pantallona te zeza,veshje tipike per nje menaxher disi te njohur.
"Pershendetje Melissa,mos  zbukurohesh gje perdite?"-Dhe ja,qe me fjaline  e pare mund te kuptoje c'tip kishte.
Madje,i kishte marre vesh edhe  emrin,ama s'do ia bente qefin duke e pyetur nga e dinte.
"Pershendetje".
"S'po me pyet nga ta di emrin?"
Mos valle kishte ndonje aftesi ai njeri te lexonte mendimet ?
"Epo,je menaxheri apo jo?"
"Nje prej."

Mbremja kaloi kendshem.E la te kuptonte se me ate s'do ta kishte te lehte.I kishte premtuar vetes qe per te s'kishte dashuri,e nese do kishte ndonje fare lidhjeje ose ndonje marredhenie te tille,atehere do e bente personin tjeter te pendohej qe e kishte futur veten ne ate rruge pa kthim.Por tashme,te dy ata,kishin prere biletat vetem vajtje drejt nje destinacioni ende te papercaktuar.

E shoqeroi me makine dhe ne momentin qe do ndaheshin u be gati ta  puthte,ne buze.Sigurisht,do ishte vecse nje babykiss ose ashtu thoshte mendja e Melisses e cila ende se kishte shuar plotesisht naivitetin qe e
karakterizonte prej kohesh.

"Cfare po ben?" -E pyeti paksa e acaruar.
"Cfare te duket ty se po bej?"- Iu kthye ai,tashme me nje ton te eger.
"Ate qe s'duhet te besh kurrsesi."
"Pse? Mos nuk te kane puthur ndonjehere me pare?"
"Nuk ka lidhje.S' lejoj te me puthi kushdo!"  Tashme ishte akoma me e acaruar.
"He pra,mos bej keshtu." Ai tentoi te afrohej serisht,ndersa ajo u be gati te dilte .

"Ne rregull atehere.Naten ."
Ai tashme po shihte drejt .Pa i thene naten doli nga makina duke e mbyllur deren me kujdes.Sidoqofte,nuk do e jepte veten,ne fund te fundit gjthsekush tregon edukaten e vet e ajo me kete fryme ishte rritur.

Kishte kaluar nje jave qe nga ai takim e Melissa kishte mjaft pune per te vrare mendjen se ku ishte ai,emrin e te cilit e kishte marre vesh ate nate,Jayveer,shkurt Jay ,e kur e kishte pyetur per kuptimin ia kishte prere shkurt se ishte dicka pa rendesi e s'donte te konsumonte nje teme koti ne mbremjen e tyre te kendshme.

Edhe ajo dite e lodhshme kishte perfunduar.Ishte gati per nje kafe te forte,e teksa porosiste ndjeu nje dridhje.Nje mesazh.Mesa duket dikush ishte kujtuar per te.Mendja i shkoi te Ana,por jo, ishte nje numer i panjohur.
Sonte.Ne oren 9 te jesh gati.Vish dicka jo casual. J

Karakteri i tij urdherues e acaronte dhe tundonte njekohesisht.Sigurisht qe do ishte ai.Kush tjeter! Po numrin si ia kishte gjetur valle?
Tani mendja e saj po punonte me ritme pak me te shpejta se normalisht.Nese nuk pranonte do humbiste qellimin qe i kishte vene vetes e nese pranonte do dukej pakez e lehte qe per cdo pyetje apo ne kete rast urdher te tij,reagimi i saj ishte pozitiv.

Kaloi nje ore dhe pas nje sere stermendimesh e vendosi.Qellimit do i shkonte deri ne fund.
U be gati dhe veshi nje fustan te thjeshte,blu te erret ashtu si trendafili qe i kishte dhene ate dite.E dinte qe do t'ia hiqte mendjen,epo,nese e kishte nje te tille.

E dalloi qe para se te hynte ne makinen e tij te shtrenjte qe po e studionte nga koka te kembet.
"Dukesh e bukur,si perhere,"-komplimentoi ai,duke luajtur rolin e xhentellmentit...si perhere.
"Faleminderit." S'donte t'ia kthente komplimentin,edhe pse ,dukej terheqes me ate kemishen e bardhe qe i rrinte pas trupi.

Pas disa minutash kishin arritur.As vete se dinte ku ndodheshin sepse kur e kishte pyetur  ai ishte pergjigjur thjesht e paster: "Suprizat e humbin magjine e tyre nese i tregon perpara",e ajo s'kishte kembengulur.Kur doli nga makina u habit,jo se s'kishte pare vende luksoze me pare, por ky kishte dicka ndryshe.Tavolinat ndodheshin ne largesi me njera- tjetren.Ambienti ishte i madh.Cdo gje ishte e vendosur me kujdes,deri te lulet e vockla qe duket sikur ishin hapur ne menyre te barabarte.

"Te pelqen vendi?"- Foli Jay,per te thyer ate qetesine qe tashme ishte bere e pelqyeshme per veshet e saj.
"Kam pare edhe me mire." E dinte qe ky ishte nje nder vendet me te bukura qe kishte pare,por sigurisht s'do i'a bente qefin.
"E di,kjo eshte ajo qe me pelqen me shume te ty."
"Cfare eshte?" - Foli ajo duke mos kuptuar se c'donte te thoshte.
"Kjo aftesia qe ke per te kundershtuar cdo gje e perhere. E  di qe nje dite do biesh ne gracke me kembet e tua ,apo jo?"
"Dhe kur do jete ajo dite?"
"Kur te mos kundershtosh dot ndjenjat." U pergjigj ai qetesisht e ajo pasi qeshi pak,i'a ktheu.
"Nese do kem ndonjehere ndjenja."
"Mbetet per t'u pare."
Sigurisht,i referoheshin ndenjave karshi tij.
"Po sikur te kem te drejte?"
"Nuk do kesh "
"Thashe po sikur?"
"I bie qe genjen veten."
"Ahh,ti dhe kjo goja jote qe perhere e ka nje pergjigjie!"
I pelqente kjo gje,menyra si bisedonin ishte jo e komplikuar,terheqese per te dyja palet,jo e embel ose ndoshta paksa e embel ne menyren e vet,aspak e bezdisshme,perkundrazi,intriguese.
Ndoshta kjo ishte arsyeja qe vazhdonte ta takonte,kjo,nder te tjerat.

Edhe ajo mbremje kishte mbaruar,ashtu si shume te tjera qe do pasonin.Mbremje qe kishte nisur nga qellimi per te thyer egon e nje mashkulli e kishte perfunduar ne kenaqesi shpirterore e thyerje monotonie,gje qe kishte kohe qe kerkonte.Por prape,s'do e lejonte veten te binte pre e ketyre mendimeve.Fundja, a nuk jane bere te gjithe sot lojtare te mire aq sa konkurrenca e forte nuk te lejon te shohesh pertej tyre? Keshtu ishin edhe ata.Lojtare te se njejtes loje.E sigurisht,njeri do thyhej.Njeri qe medoemos duhet te ishte ai.

U kthye ne apartament vone.Rikrijoi edhe njehere ngjarjet e asaj mbremjeje.E ashtu ,e perhumbur ne imagjinate,ne vendin e saj te preferuar,e mori gjumi .

"Destinacioni"Место, где живут истории. Откройте их для себя