*Kapitulli 27*

328 34 0
                                    

  E lexoi letren dy here .Ata te dy kishin marredhenien me te cuditshme ne bote!Nuk dinte si te vepronte.I kishte premtuar vetes se nuk do ta falte e nese do e bente do sigurohej qe ai te pendohej.Po sikur te ishte duke luajtur serisht?Perderisa e kishte bere nje here,c'e ndalonte ta provonte perseri.Ai i adhuronte sfidat gjithsesi.

U degjuan trokitje ne dere.Ishte Jay,sigurisht.
Dukej i penduar,po kur dikush te zhgenjen njehere,hajt ti besosh prape.
"Cfare do?"
Shume mire mund te thoshte 'ty' po kjo do ishte teper klishe,e ajo i urrente gjerat klishe.
Ashtu si dikur ai kishte sjelle embelsira,po kesaj rradhe jo per te futur ne kurth femren perballe tij,por per ta bindur se ne fakt ai ishte rikthyer per te.
"Nje mundesi."
"Nje mundesi per cfare?"
"Per te te bere timen,kesaj rradhe me te vertete."
"Ti e di mire pergjigjien apo jo?"
Ai buzeqeshi se kujtoi se do i ecte.I kishte genjyer mendja se do ta kishte te lehte.Se dinte ai se ajo femra perballe pervecse e bukur qe dhe e vendosur.U afrua ngadale ta puthte dhe ajo,me sa fuqi kishte e gjuajti.
"Te thashe te me qendroje larg."
I mbylli deren,por jo me nerva,perkundrazi,teper ngadale,sikur asgje te mos kishte ndodhur.Dhe ja ku ndodhej ai,pas nje dere ,pa patur mundesi te thoshte as cerek llafi.

Ajo buzeqeshi.U ndje mire me veten.
Ishte siguruar ti merrte qesen e embelsirave nga dora,keshtu qe u ul ne kolltuk e nisi te hante.Ishte hera e pare pas kaq kohesh qe po i shijonin me te vertete.A ishte e shqetesuar? Aspak.Tashme e dinte qe ne mos plotesisht,deri diku e kishte ne dore.
E nese s'do e dinte ,atehere me siguri do e ndjente.

*Kapitull i shkurter ky.😋

"Destinacioni"Where stories live. Discover now