*Kapitulli 7*

387 37 6
                                    

  Ate dite kishte qene shume e ngarkuar,aq sa s'kishte pasur kohe te mendonte gjate per mbremjen e kaluar dhe puthjen e famshme qe kishte marre.Kjo binte ndesh me ligjet e mendjes se saj,ku imagjinata ishte perhere e pranishme per te shoqeruar cdo mendim,real ose jo.Ajo puthje s'kishte qene gje tjeter vecse nje alkool i nje lloji tjeter,per trupin e mendjen .Trupi i saj i dobet,por me format e duhura ishte dridhur lehtesisht nga kontakti i drejtperdrejte midis tyre ,e mendja nga ana tjeter si per ta perkeqesuar situaten  shkruante "Mos ndalo" ne cdo hapesire te mundshme.Kjo ishte dehje.Dehje totalisht shpirterore e paksa fizike.Trupi deri diku e kishte perballuar,ndersa mendja luante lojerat e saj te preferuara.Fundja,a s'eshte mendja edhe arma me  shkaterruese e njeriut?

Sapo ishte shtrire ne krevatin e rehatshem.Mori librin e preferuar te momentit "Love and other drugs" e nisi te lexonte aty ku e kishte lene.Permbajtja e tij ishte ne kontrast me idealet e saj,te cilat ne vetvete ishin ne kontrast me realitetin.Qe ndjehej mire kur ishte prane Jay-it,kjo s'donte mend,por qe keto ndjenja te perktheheshin me termin dashuri,kjo do ishte vecse nje genjeshter fatale.
E sikur mendimet e saj te terhiqnin qenien e tij,u degjuan disa trokitje ne dere.Melissa u ngrit,duke hedhur hapa te vogla  dhe u drejtua drejt deres.
"Melissa." Ishte Jay ,sic pritej.
"Hey erresire"- iu kthye ajo me tallje e kur pa qendrimin e tij serioz nisi te qeshte me shpirt .
"Hyr brenda,apo do ftese personale meqe je pak si i famshem."
"Si shume energjike sot ti bukuroshe ,apo te sollen ne vete buzet e mia mbreme?" Ai kaq donte,ngacmim per ti kthyer ngacmimin e ajo sigurisht s'do ia linte manget.
"Buzet e tua? Tallesh ti?! Kam provuar edhe me te mira." Fytyra e tij ngriu per 1, 2 sekonda .
"Hahaha,edhe une kam pare genjeshtare  me te mira."
Kur pa reagimin e saj,kaq te pacmueshem tashme nisi te qeshte dhe ai.

Ajo po merrej me disa e-maile me rendesi,ndersa ai sec shkruante ne celular.
"Desh harrova.Perpara se te vija mendova te marr ca embelsira,per embelsiren time ."
Ajo nisi te qeshte perseri .Ai e dinte,e dinte dashurine e saj per gjerat e embla sic e dinte qe ky interesi e perkujdesja e tij  do e ndihmonin ta bente per vete.
"C'pret pra?Mi sill."
"Kaq? Mendova se do kishe ndonje pergjigjie te tipit;mjaft u tregove kaq romantik ,bla bla."
"Mendon se me intereson me shume romanticiteti yt,dukshem fallco, perpara embelsirave?"- Ajo i tha ne forme shakaje,ama brenda asaj shakase qendronte edhe nje pjese realiteti.
"Ne rregull dorezohem."
Nxorri kutine ne ngjyre roze qe siper mbante emrin e nje prej pasticerive me te mira te vendit.Nisen te hanin.
Te dy merrnin kafshata te vogla,ne menyre qe te dukeshin sa me delikate edhe pse ishte e veshtire t'u permbahesh atyre embelsirave qe te mos i shijoje shpejt e shpejt.Nuk ishin ende ne nje faze te tille lidhjeje ku nuk u interesonte  si dukeshin perballe njeri-tjetrit,e ne rradhe te pare,nuk ishin as ne nje lidhje.

Po qendronin perballe televizorit e pas shume debatesh kishin nisur te shihnin nje film romantik.Ne momentin qe aktori mashkull nisi te perqafonte ate femer edhe Jay u afrua ta perqafonte Melissen dhe ne ato momente ai s'dukej si vetvetja.Pas atij perqafimi pasoi nje puthje ,cuditerisht e ngrohte,a thua se tashme te putheshin ishte bere dicka e perditshme.
Pas disa oresh,Jay do largohej.E ajo nuk e donte dicka te tille.Ama dhe ti thoshte te qendronte s'mundej.Duhet te ishte ai vete,ai qe perpiqej ,te pakten per pjesen me te madhe te gjerave.E sikur te lexonte mendimet e saj,gje qe sic dukej e bente shpesh u kthye:
"E ke problem nese sonte qendroj ketu? Jam teper i lodhur." Kishte gjetur justifikimin perfekt.Jo sepse ishte i besueshem e ndonje justifikim qe do merrej parasysh,por sepse tashme kishte arritur te depertonte ne mendjen e saj dhe e dinte qe ajo ate deshironte.
"Meqe do..."
"Eja pra,te shtrihemi e perqafohemi si neper ato filmat qe ti i ke kaq qejf."
"I kam qejf me shume per ti pare sesa per ti vene ne veprim me njerez si puna jote."
"Edhe imagjinata ushqehet nga deshirat reale.Tani mos e zgjat shume,po eja ketu."
"Me prit te nderrohem."
"Sikur s'do te te shoh se shpejti."
Ai serisht hidhte fjale me kunja,si per ta paralajmeruar qe cdo gje qe ai donte behej e tija.
"Ti duke me pare je."
"Mos me bej si e pakapshme,ti e di mire per cfare e kam fjalen."
Ajo si ktheu me pergjigjie,u mbyll ne tualet e u kthye pasi kishte veshur pizhamat e preferuara ne ngjyre roze.
"Ti hengsha pizhamet." Ai po sillej si femije e kjo i pelqente.I dukej sikur prania e saj arrinte te zbuste sadopak barrierat qe ai krijonte me cdonjeri.
"Edhe nje femije di te shprehet me bukur se ti."
"Ti hengsha pizhamet qe i ke te embla si karamele?"
" E embel jam vete."
"Se di,s'te kam provuar."
"Dhe s'do me provosh."
"Ate do e shohim ne ,madje me shpejt sec mund te mendosh ti,por tani mos e vrit mendjen gjate po fli se je per pune neser ."
Ai fiku driten e sigurisht,asaj i kishin mbaruar fjalet.Donte te ankohej si ato femijet e vegjel kur u mbarojne cokollatat,por s'dinte si.Edhe ajo vete e dinte qe nje dite do behej e tija.Sepse ne fund te fundit,dukej se kete e deshironin te dy.

Sara's note:
Pershendetje.Shpresoj te jeni duke e pelqyer historine ( per ju qe e keni lexuar dhe keni arritur deri ketu).
Dua t'iu them,kini parasysh,asgje nuk eshte ashtu sic mund te duket ne pamje te pare.
😝👋

"Destinacioni"Where stories live. Discover now