*Kapitulli 8*

387 38 7
                                    

"Shoqke moj,me duket mua apo tani qe ke filluar te shoqerohesh me ate qe ti e konsideroje thjesht nje shtyrje kohe ke filluar te rrezatosh ca si shume?"
"Shi si ben,vetem se te thashe se kemi kaluar me shume kohe bashke s'do te thote absolutisht asgje."
E sikur dyshimet e verteta te Anes te mos mjaftonin,edhe buzeqeshja e saj e bukur e tradhetoi.Ana po qeshte me te madhe .E njihte mire shoqen e saj dhe zemren e bute qe kishte,pavarsisht atyre qe thoshte njeriu ndonjehere s'mund ti shmange ndjenjat,ato perhere te vejne ne loje e shpeshhere jane te pakontrollueshme.
"Ana,sinqerisht s'eshte asgje,jemi thjesht miq."
"Po te ngacmoja Meliss,e di qe s'ka gje midis jush.Fundja ai s'do bridhte me ate bjonden  sa ketej andej." Dhe beri nje fytyre si e acaruar.
"Ah,pikerisht,e ke pare prape me te?"
S'donte te dukej e interesuar,por edhe pa pyetur s'rrinte dot.
"Sot ne mengjes i pashe."
Melisses sikur i ra pak buzeqeshja.E sado u perpoq,s'mundi ta rikthente si me pare.
"Cfare? Mos me thuaj qe u bere xheloze?" Ana vazhdonte ta ngacmonte.
"Me fal,ma perkthen pak kte fjalen se une me te vertete qe kam qene nxenese e mire,ama s'di cdo gjuhe te siguroj."
Te dyja ia plasen se qeshurit,serisht,gje qe ishte bere si semundje ngjitese,edhe pse ne fakt s'kishte ndonje gje te madhe per te qeshur.
"Ej, thjesht po tallesha,mund ti japesh urdher mendimeve te kota te ndalojne tani."
"Ma hodhe bukur.Por,jo se me intereson shume."
Ajo s'do ta vriste mendjen gjate gjthsesi.Ne fund te fundit ata ishin thjesht shoke qe putheshin e perqafoheshin ndonjehere tek-tuk e hanin embelsira.E nese ai do merrej me dike tjeter do te thoshte qe s'do kishte me perqa-puthje tek-tuk e as te ngrenurit embelsira se bashku.

Kur shkoi ne apartament ate mbremje dicka ndjehej ndryshe.Mori fryme thelle e buzeqeshi,per te 100-ten here ate dite.Aroma e tij ishte ende aty e dukej se s'kishte ndermend te ikte se bashku me kujtimet qe s'do harroheshin lehte.
Beri nje dush te shpejte per t'u shtrire aty,ne anen ku kishte qendruar edhe dje.Te nesermen u zgjua.Jo nga alarmi,se ishte dite e diele e normalisht nuk kishte, por nga dridhja e celularit.
"Alo?"
"Ej gjumashe,behu gati,po vij te te marr."
"Ahh ti dhe urdhrat e tua."
"Qe ti i dashuron kaq shume."
"Jo."
"Prandaj bindesh perhere?"
"Une nuk..." *piiiip*
Epo,do habitej nese s'do ndodhte dicka e tille.
Ate paradite te bukur plot pozitivitet e kaluan ne nje plazh te qete.Aty pane edhe perendimin e diellit,i cili ishte nje nder me te bukurit,ngjyrat te ngrohnin shpirtin e kjo sikur ishte ilaci me i mire per dy shpirtra te copetuar.E ato ende s'dinin asgje per njeri-tjetrin.Ende ishin si dy te panjohur.Tashme si dy te panjohur qe qendronin perballe nje panorame natyrore,afer me trup,larg me mendje.

Te nesermen u zgjua me energjike se kurre.Pasi u be gati  per pune dhe hapi deren,dicka i terhoqi vemendjen.Ishte nje trendafil.Jo blu,por i kuq.Aty i ishte bashkangjitur nje shenim qe thoshte:
Dje ishe me e bukur se kurre.J
Ai padyshim dinte si ti merrte mendjen nje femre.Dhe ajo pikerisht kesaj i frikesohej.Kishte frike nga afersia.Nje buzeqeshje,padyshim e gabuar mbiu ne fytyren e  saj e sikur kjo te mos mjaftonte,ajo nuk bindej te largohej.Edhe Ana e vuri re ate gjendje ,serisht.
"Prape e qeshur ti shoqke."
"Pse te mos jem? Kam jeten qe dua,punen qe dua dhe per me teper shoqen me te mire ne bote."
Keshtu i'a benin qefin njera-tjetres perhere,por kjo s'ishte e vetmja arsye pse i tha ashtu,donte te shmangte hapjen e nje teme qe do ishte vecse humbje kohe.Sic ishte  e tille edhe humbja e kohes me nje njeri si Jay,qe heret a vone me siguri do ta tregonte fytyren e tij te vertete.Ose te pakten kete donte te besonte ajo.

Tre muaj me pas
"Zemer,he pra mos bej keshtu!" Ishte Jay ai qe se linte rehat e mesa duket do bente c'te mundej qe ta  bindtte te zbutej.
"Mos bej keshtu? Sa here e kemi lene te dalim e ti gjen justifikime pune.Te dukem gje se jam bere per t'u tallur? "Mjaft me."
"Aman,sa shpejt acarohesh.Ishe mire ne fillim,atehere kur s'njiheshim kaq ."
"Atehere le te kthehemi si ne fillim.Me mire akoma,si atehere kur s'njiheshim fare".
"Hajde ketu hajde." Sigurisht ai e dinte qe s'do shkonte keshtuqe u afrua vete dhe e mbyti me te puthura,kudo,sic dinte vetem ai ta merrte me te mira.

E dinte.E dinte qe i kishte premtuar vetes qe ajo kurrsesi s'mund te ndjente per nje njeri te tille.Jo,ne dashuri s'kishte rene e s'kishte ne plan te binte.Ama,s'mund ta mohonte qe ndiehej mire kur ishte prane tij.Dhe per kete,po po pikerisht per kete,ajo kishte filluar te urrente veten.Ishte nje paralelizem i papare ndjenjash,nje kontrast i paplanifikuar,ashtu si filmat bardh e zi te athershem me keto me ngjyrat me te theksuara te tanishme.Ne fund te fundit,njeriu duket sikur kapet shpeshere pas te paplanifikuares e cila e lidh pas vetes e hajt ta leshoje.Nga njera ane urrente veten,qellimi i saj ne fillim ishte i qarte,duhet ta bente per vete dhe ta bindtte qe ai s'ishte gje tjeter vecse nje egoist i pelqyer nga shoqeria e nga femrat,nga ana tjeter ishte vete ajo nje prej tyre qe po ushqente ndjenja e pelqim.Ironi e gjalle! Por jeta na meson perhere te mos dorezohemi.

"Mjaft! Nuk jam nje nga ato dashnoret e tua qe mund ti bindesh lehtesisht me fjale te embla.Mua te tilla gjera m'a shpifin,e nese do te mos m'a shpifesh edhe ti, me flit kur te kesh mendjen e mbledhur."
Ashtu e vendosur u largua.Gjaku po i ziente nga acarimi i momentit,por ajo s'lejonte njeri ta shkelte me kembe.Jo me.

"Destinacioni"Where stories live. Discover now