*Kapitulli 29*

400 34 4
                                    

  Nuk mund ta pershkruante lumturine qe ndjente.Ishte e njejta femer qe dikur thoshte se s'mund e s'donte te dashuronte.E njejta femer,qe sic kishte thene edhe Jay ne fillim
'Kishte rene ne gracke me kembet e veta.'
Ama ishte gje e bukur! Ishte bukur te dashuroje.

Njeriu eshte perhere ne levizje te vazhdueshme,eshte ne kerkim te destinacioneve te reja! Qofte ky nje destinacion i paditur,aty ku mjaftohesh me faktin qe ke shpetuar e je gjalle...nje, diku larg,per te rinisur edhe njehere nje pjese jete...apo nje fare afer,per te eleminuar kujtimet e nje apartamenti te vjeter.
Por ajo qe ndonjehere ne s'presim,eshte te gjejme nje destinacion!...E ajo qe s'presim kurrsesi eshte ta gjejme te personi qe dikur shihnim si te gabuar.
Kujdes!Ndonjehere personi qe konsiderojme si "te gabuar",mund te shnderrohet ne destinacionin tone te preferuar!

Tashme kishin kaluar disa dite qe nga mbremja kur ai,duke thyer rregullat e ngurta qe e karakterizonin kishte pranuar ndjenjat.Cdo gje qe thuhet per here te pare ka nje vlere te paimagjinueshme,e per kete arsye ajo mbremje s'do harrohej kurre.
Jo,ajo se kishte falur plotesisht,e ndoshta ende s'do mund ta faltte per ca kohe.Ama,s'mund ti rrinte larg,sepse do denonte veten gjithsesi.

Ata te dy ishin bere per njeri-tjetrin e kjo s'donte shume mend.Nje nderthurje e bukur e dy shpirtrave.
Ajo,qe pavarsisht se perpiqej te ruante karakterin gjithnje kishte qene e embel ne menyren e saj,e ai,shpeshhere bente si i hidhur,sa per te ruajtur ate idene e figuren mashkullore.E megjjthate,edhe embelsirat shijohen mjaft me nje gote kafe te ngrohte!
Keshtu qe edhe ta mohonin s'do ia dilnin dot.
Femra ka shume,shume fare!Ama mjafton njera qe te hedhe poshte rolin e te terave.Eshte ajo femra,e cila,po te ngeli ne mendje dihet se je i thyer.

Vetem njera mund te krijonte "Kimi ne dashuri". Te tjerat? S'ishin gje tjeter vecse pajisje kimike,ato te cilat zevendesoheheshin lehte me te tjera,e keto te tjerat serisht me te tjera.
Ai ishte njera substance,e ajo tjetra,e pa te dyja keto se bashku s'do kishte kurrsesi reaksion kimik!

U ngrit per pak me justifikimin se do te shkonte ne tualet dhe pas disa minutash Melissa ia ndjeu pranine,por nuk u kthye ta vertetonte dicka te tille.Ai po qendronte mbrapa saj .I la dicka ne tavoline.

*Trendafil i bardhe:
-pasterti,pafajesi,respekt.

Trendafil i bardhe.Ashtu si zemra ime kur kuptoi qe dashuronte te sajen.
Rinisje.

                                FUND

"Destinacioni"Where stories live. Discover now