*Kapitulli 11*

362 37 2
                                    


Aq tha ajo e u largua.Aq i'u desh qe atij ti rrinte mendja tere naten me nje buzeqeshje djallezore sikur te kishte fituar kupen e botes.

*Para disa muajsh,te mbremja e punes.

"Jay,po ku je ore se ke humbur fare,apo tashi qe je me status te larte na ke lene pas dore ne te tjereve?" Ishte Kevin ai qe i nderpreu mendimet.
"Hah ,jo un miqte si lej kurre pas dore."
Ata te dy,perhere kishin qene rivale,qe femije,e me pas "gara" kishte perparuar perhere e me shume.

Kevin coi syte drejt deres,e s'po i shqiste nga aty aq sa te tere c'qene  u bene kurioze.Dy femra ,goxha femra po hynin tere delikatese.Njera kishte veshur nje fustan blu deri ne gju,ndersa tjetra nje nga ato fustanet me shpatulla te rena ,i gjate deri ne fund e qe i nxirrte ne pah format.
"Kush eshte ajo me fustanin e  zi?"- Pyeti Jay,i cili keshtu bente sa here shihte nje femer te bukur.
"Ah ajo! E pakapshme ajo.Eshte nje nga kimistet."
" Punon te ne dhe une se kam pare?...Ç'a the ti ? E pakapshme? A ka femer qe quhet e pakapshme per mua Kevo?" Dhe filloi te qeshte djallezisht,e bashke me te ia plasen te qeshures te gjithe c'ishin aty.Ajo tashme po veshtronte drejt tyre.Dukej nje kilometer larg qe ishte e shqetesuar.Kushedi c'mendonte ne mendjen e saj .Por Jay kaq donte,vecse ta shtonte ate ne listen e tij te gjate te femrave qe enderronte cdokush.E megjithate  s'ishte shtyre nga bukuria e femres qe ende ndodhej perballe tij me syte tere kureshtje,por nga fjalet e Kevinit, "Ajo eshte e pakapshme."

E tashme

Ate nate s'donte te kthehej ne apartament.Ishte e derrmuar shpirterisht.Nuk dinte cilen urrejtje te  ndjente perpara,ndaj vetes apo ndaj atij,qe i kishte shkaterruar idealet ne mijera copeza.Po ecte buze nje parku,ku dikur,atehere kur sapo kishte shkelur mbi shtetin e ri,shkonte gati perdite,vetem sa per pak qetesi shpirterore.
Riperseriti edhe njehere te gjitha ngjarjet qe kishin ndodhur ato muajt e fundit.Gjithcka kishte kaluar aq shpejt sa mendja e saj ishte shnderruar ne nje makineri kohore,ku e shkuara para disa muajve qendronte perballe se ardhmes ,te ardhme ne te cilen ajo s'donte te bente pjese me.
Donte ta ndryshonte dhe ne fakt do ia dilte,por ajo e dinte mire qe do i duhej kohe.Le ta mohonte sa te donte e sa here te donte,ato ndenjat qe kishin ardhur pa ftuar s'mund ti zhdukte.

Le te perpiqet njeriu i shkrete.Dite,nate,jave,muaj.Le te perpiqet me sa force ka,ne momentin qe mposhtesh nga dicka abstrakte,ashtu si edhe ndjenjat,je totalisht i humbur.
Le te perpiqet ta rifilloje lojen,ta provoje perseri,e nese perseri mposhtet,i humbur do jete serisht.
Nuk te bejne fitimtar idete e pafundme qe me shpirt perpiqesh ti realizosh.Nuk te ben fitimtar rezistenca,per sa kohe e di qe je i afte te thyhesh.

Nxorri nga canta nje leter qe kishte pasur qe e vogel.Here-here i rikthehej sa here donte ta lexonte per t'u ndiere mire,si ata qe sa here u ndodh dicka ne jete perpiqen te gjejne shkrime apo foto ne internet ku te gjejne vetveten,si per t'u rrembyer e per t'u larguar nga realiteti i padeshiruar.

  Lumturia.Cfare eshte?
Gjithcka.Eshte gjithcka.Eshte ajo per te cilen njerezit perpiqen,njerezit qajne ne mungese te saj e madje edhe qeshin per te treguar se jane te lumtur edhe pse e dine qe vecse po genjejne.E ata qeshin,vazhdojne te qeshin,se ne fakt qellimi i tyre eshte te bindin te tjeret,e jo veten.Eshte te duken ne syte e te tjereve qe jane te paprekur nga jeta,qe ne fakt ka zakon te preke cdokend.
E sigurisht,dihet,ata jane te humburit.Ata jane genjeshtare.Jane egoiste.Genjejne njerezit e tjere te kesaj bote,njerezit qe s'duan gje tjeter vecse te sigurojne vetveten,normal,lumturine e tyre personale.Ne fund te fundit cdonjeri pyet per veten e vet ne rradhe te pare.
Askujt nuk i ngelet mendja perjete te nje buzeqeshje fallco.
    Lumturine mund ta gjesh,mund ta prekesh e mund ta mbash ne periudha te caktuara kohore,ama jo,kurre s'mund ta besh te zgjase panderprere.

"Destinacioni"On viuen les histories. Descobreix ara