*Kapitulli 21*

318 36 0
                                    

"Sepse ti je destinacioni im, destinacioni i vetem, destinacioni i preferuar."

Ajo i ishte rrefyer. Ne njefare menyre i kishte premtuar veten,veten e gjithcka qe ajo mund te ofronte,sigurisht jo thjesht nga ana fizike,me shume se te tjerat ajo i kishte ofruar shpirtin.Nepermjet nje fjalie te thjeshte,ajo i kishte "propozuar" nisjen e dickaje,qe doemos do perfshinte dhe ate ndjenjen e bukur qe e quajne dashuri.
Te gjjthe kishin perqendruar vemendjen te ata te dy,e ata vetem te njeri-tjetri.Ai hezitoi per nje moment pastaj u afrua.Hapat e tij ishin te ngadalte,kaq ndryshe nga ritmet e zemres se saj.
U afrua edhe me.Zgjati doren per ta kapur butesisht te floket,ne pjesen e fundme te kokes.Buzeqeshi lehtesisht,e ashtu ne menyre te qete,sic vetem ai dinte te sillej,i tha:
"Ta kam thene edhe here tjeter.
Une nuk dashuroj!"

E me keto fjali,ose me sakte me kete te fundit,pikerisht me keto tre fjale kaq te kunderta nga ato tre te tjerat per te cilat njerezit luten e enderrojne perhere,ai u largua.U largua sikur te mos ndjenin asgje per njeri-tjetrin,si te ishin dy njerez qe u perkisnin dy boteve te ndryshme.
Ai mori valixhen,i ktheu kurrizin dhe s'u kthye me,e ajo po qendronte aty pa  levizur,tamam si atyre qe u eshte refuzuar propozimi per martese,me ndryshimin e vetem qe ajo ishte ne vendin e mashkullit te refuzuar.
Zhurma acaruese e rrotave te valixhes nderthurej me levizjet e njerezve qe tashme takonin njeri -tjetrin me mall ,se bashku me thirrjet e vazhdueshme per fluturimet e rradhes..Cdo gje po behej me e ndjeshme per veshet e saj.Po dallonte cdo detaj me vemendje,vetem e vetem per te mos u perqendruar te detaji i vetem e me i rendesishem,ai qe largohej.

Pas disa minutash,atehere kur ajo ende po qendronte ne te njejtin pozicion si me pare,tashme me syte poshte,hodhi hapin e pare te zhgenjimit te vertete.Me te,e bashke me shume te tjere pas tij,u largua.
U largua njehere e mire.

Ajo kishte provuar ndjenja nga me te ndryshmet,kishte pare situata nga me
tragjiket,kishte jetuar duke besuar ne pozitivitet e shprese.E po ajo,tashme kishte provuar c'donte te thoshte lendimi nga dashuria.

Ashtu sic kishte ardhur,hyri ne makine e u largua.Kishte nevoje te qetesonte mendjen.Ndaloi diku buze rruges e pasi doli,qendroi per pak momente mbeshtetur ne makine,duke ferkuar ballin me duar.I duhej force,se ku do ta gjente ende se dinte.
Hyri serisht ne makine e pas disa minutash mberriti ne apartament.
Ai vend i dukej pa jete.
Mori celularin.
He,shkove ne aeroport?
Melissaaa.
Pergjigju 😋.
Mooooj.

Te tregoj cdo gje kur te takohemi. <3

Beri nje dush te ftohte e pasi veshi nje pale pizhame te rehatshme u shtri per te fjetur.Fatmiresisht,Ana si kishte shkruajtur me.
Ajo perhere ishte mesuar qe pjesen me te madhe te gjerave ti mbante per vete,per kete arsye ishte teper e rezervuar.Nuk kerkonte meshiren e as keshillat e te tjerve.Eshte e vertete qe disa persona te bejne te ndihesh me mire ne situata te caktuara,por ajo ishte mesuar te ngushellonte veten.
Mjaftohej me aq dhe ne fakt aq kerkonte!

&quot;Destinacioni&quot;Wo Geschichten leben. Entdecke jetzt