*Kapitulli 17*

321 38 0
                                    

Pas largimit te Elizabetes,Melissa u cua te pastronte fytyren nga lotet qe tashme kishin filluar ti prishnin make-upin.Per ca minuta duhet te zbriste poshte.
Mori canten,hodhi parfumin e preferuar dhe filloi te zbriste shkallet.
Alex kishte ardhur dhe po e priste.
"Me duket se dikush sot do i merrka ne qafe te gjithe." -Filloi ai me ngacmimet e tij,te cilat Melissa gjithnje i kishte konsideruar shoqerore.
"Mos po i referohesh gje vetes?"
"Ti po qe di te ta besh qefin vajze,ja pse dhe une te mbaj akoma shoqe."
U afrua ti jepte nje perqafim nga ato qe zgjasnin nje minute rresht.
"Ej me mbyte,nisu tani se do behemi vone."
"Mos bej sikur s'do tani."
Melissa e pickoi ne krah dhe ai filloi te  bertiste si femije.
"Oo,u nisa u nisa."

Ballo ishte teper luksoze,ashtu si gjithcka tjeter qe organizohej nga dora e njerezve te ngritur.Te ftuarit kishin veshur rrobat me te shtrenjta qe mbanin ne dollap per raste te tilla.
Melissa nxorri masken dhe e vuri me kujdes qe te mos prishte floket.Cdokush mbante maske,por mund te dalloje  se kush fshihej pas tyre.

Po rrinte se bashku me Alex-in dhe Anen qe prisnin me padurim coctailet,vetem e vetem per te shkrepur fotot perfekte e per ti postuar neper rrjete sociale.
Ajo ndonjehere qeshte me mendjet e tyre adoleshentore.Alex u largua per nje moment dhe vajzat tashme ishin te zena duke shijuar tingujt e muzikes,keshtu qe si kushtuan vemendje,madje as e ndjene mungesen e tij.Vazhduan te kercenin derisa dikush i nderpreu.
"Goca qekeni bere yje."
Ishte Andi ai qe perhere s'linte kompliment pa bere.
"Te vjen keq te ta marr pak shoqen per nje kercim?"
I shkeli syrin Melisses.Tashme Ana dhe ai  kishin filluar te pranonin ndjenjat ndaj njeri-tjetrit.Me ne fund!
"Te lutem vazhdo.S'dija si ta hiqja qafe."
"Heyy ti e poshter."
Ana po qeshte .Ishte bukur ta shihje te lumtur.
Teksa po rrinte nen shoqerine e vetmise,ndjeu nje prekje nga mbrapa.Mendimet e atyre sekondave ishin teper te gabuara,ama s'donte te kthehej menjehere.Donte qe ajo prekje te zgjaste edhe ca.
"Kercejme?" Ishte Alex ai qe nderpreu magjine e momentit.Ishte ai qe e ftoi ne nje kercim,ne menyren me te zakonshme te mundshme,sepse kjo ishte edhe ajo me realja.Fundja fjalet e zbukuruara s'ishin gje tjeter vecse genjeshter per mendjen.
"Pse jo?"
Vazhduan te kercenin nen tingujt e muzikes e shpeshhere Alex e hante me sy femren e bukur qe ndodhej perballe tij.Me ne fund kur u lodhen u ulen ne vendet e tyre,ku Ana ,qe tashme sec enderronte,po i priste me kohe.
Donte te merrte pak ajer te fresket keshtu qe u shkeput prej tyre.Ndjente zemren ti rrihte fort nga lodhja e per me teper ndjente edhe dhembjen e bezdisshme ne pjesen e djathte te trupit qe sinjalizonte se e kishte tundur vendin nga kercimi.

Silueta e tij ishte nje droge per mendjen e cdokujt.Tashme ishte ora 12:30 por erresira qe kishte pushtuar vendin,s'ishte asgje ne krahasim me erresiren qe qendronte me kurriz,mbeshtetur ne kangjellat e hekurta e te shtrenjta te ballkonit te atij vendi luksoz.
Ajo e njihte.S'kishte rendesi nese ishte me kurriz,apo me maske ne fytyre.E nese s'do e njihte,atehere do e ndjente pranine e tij. Ajo ishte si nje busull,nje busull ne mes te oqeanit te rrezikshem e me sekrete te pafundme qe asnjeri s'mund ti zbulonte plotesisht.
E kjo do mjaftonte per ta identifikuar ate ,qe kishte qene me teper se thjesht nje  armik ne lojen e saj.

"Destinacioni"Where stories live. Discover now