*Kapitulli 6*

367 34 0
                                    

"Me kishe munguar".
"Prape ti me keto frazat e filmave romantike.Me dukesh si ato te deshperuarit."
"Ndoshta thelle-thelle jam."
"I deshperuar?Pse do ishe gjithsesi?"
"Qe ti te behesh e imja."

Fjalet kishin mbaruar.Veshtrimet jo.Ama atyre as u duhej prania e te tjereve.Po luanin serisht ate lojen ku thjesht qendronin perballe njeri-tjetrit ,pasi asnjeri s'dinte c'te thoshte.Dhe pse ishte rradha e Melisses per te thene dicka,ajo s'ishte e afte te formulonte as edhe nje fjale ,sic kishte ndodhur disa here qe kur kishte njohur personin qe qendronte perballe saj.
"Eja,ngrihu." Me ne fund Jay theu heshtjen vrastare qe ndonjehere behej aq e bezdisshme.
"Ku do te shkojme?"
"Diku tjeter.Diku qe te na ndjekin vete fjalet ,jo te rrime ti kerkojme si me qiri."
Kete pergjigjie se priste.Jo,s'ishte e natyres se tij.

Pasi kishin ecur disa minuta me makine ai ndaloi.Ishte erresire,por asnjeri nuk trembej.Fundja,asgje s'ishte me e erret se nje pjese e shpirtit te tyre qe ishte nxire nga e shkuara.
"Dil" -urdheroi ai,sic e kishte zakon.
Ishte nje vend i qete.Nje vend bosh.Melisses si bente pershtypje qe vendi do mund te konsiderohej si i frikshem nga te tjeret,ate e habiste fakti se pse e kishte sjelle ne nje vend te tille.
"C'mendim ke per mua?"- e pyeti ai,ashtu rastesisht e kjo ishte e vetmja pyetje qe ajo s'priste.Ishte larg tipit te tij qe te ishte serioz e i sinqerte,e per me teper te bente pyetje qe s'kishin nje kuptim te terthorte apo nje nuance ngacmimi.
Tani ndodheshin perballe makines se tij.Vetem ata.Plotesisht erresire.Plotesisht qetesi.As hena s'mund te hidhte mantelin e saj sepse pemet e larta i kishin bllokuar cdo mundesi depertimi,sado te vogel.
Melissa s'dinte c'te thoshte.S'mund ti pergjigjej me mendimin qe kishte formuluar qindra here ne mendje se ai s'ishte gje tjeter vecse nje arrogant qe mendonte vetem per veten e luksi i kishte veshur ate pak mendje qe zoteronte.
"As nje pergjigjie te thjeshte s'kthen dot e?" Filloi ta ngacmonte ai.
"Ti je,kjo..." Dhe ngriti njeren dore lart duke bere nje trajektore gjysem-rrethore per ti treguar c'donte te thoshte.
Ai,sado u perpoq ,s'kuptoi gje.
"C'do te thuash?"
"Je kjo." Ngriti doren per te dyten here duke bere te njejten levizje perpara se te pergjigjej.
"ERRESIRE."
Vertetesa ne fjalen e saj e goditi paksa sepse vetem ate pergjigjie ai s'priste.E keshtu,sic e kishin bere zakon,njehere ajo ia mbyllte gojen e njehere ky.
Tani,ishte rradha e tij .
Po qendronin ashtu sic ishin gjithe kohes,me te vetmin ndryshim,ai tashme ishte afruar.E duke iu afruar serisht i rrembeu nje puthje,aq te pafajshme sa edhe te embel.
Por ai pafajsine s'donte ta shihte,  e te emblen as qe  e njihte,ama do e bente ate ta besonte nje gje te tille.Sepse meshkujt si ai kete dine te bejne me se miri.T'u besosh,qe te zhgenjehesh.Eshte si nje gracke,me te vetmin ndryshim qe eshte vete njeriu qe drejton veten drejt saj.
Ai njihte vetem egersine e zoterimin.E tashme ate po bente.Ose me sakte,po hidhte hapin me te njohur e me te thjeshte,per ta zoteruar,per te zoteruar tere qenien  e saj,per te shtypur tere miresine e per ta shkrumbuar me nje dore te vetme.
Ai ishte i terhequr prej saj.E kush nuk do ishte gjithsesi? Jo vetem e bukur,por terheqese,ajo therriste emrin e tij mijera kilometra larg,si ato kupat e futbollit qe therrasin "Me fito." E ai kete donte,donte te fitonte.Sic kishte bere perhere.

"Destinacioni"Where stories live. Discover now