*Kapitulli 2*

549 41 10
                                    

  E shtuna erdhi mjaft shpejt.Fale kesaj mbremjes se famshme u shkurtua edhe orari i punes se asaj dite.Kishte dy ore kohe per t'u bere gati .Dy ore ishin mjaftueshem .Beri nje dush te shpejte,floket i thau, i drejtoi dhe tani ishte koha e make-upit.Vendosi te perdorte tone te lehta e natyrale dhe ne buze nje ngjyre nude qe e adhuronte.Fustanin e kishte gati,ishte nje nder ato te shtrenjtit,qe i kishte blere vetes ne forme shperblimi atehere kur ishin muajt e pare te punes  e se kishte veshur kurre.I zi ,i gjate,fare i thjeshte e me shpatullat e rena.E veshi e pas tij edhe sandalet elegante qe kishte.Ne fund vathet gold ,mori canten e vogel,hodhi pak nga parfumi me esence trendafili dhe ishte gati.

"Kush eshte ajo?" Degjonte njerez qe pyesnin.

Mbremja qe e merzitshme,ashtu sic pritej.Te gjithe diskutonin per ceshtje pune.Disa qeshnin,kushedi se per cfare.I'u duk sikur po qeshnin me te dhe pasi hodhi shikimin drejt tyre per here te dyte per t'u siguruar,u bind  qe intuita e saj  s'kishte gabuar .Sigurisht qe u ndie ne siklet .Jane disa momente ne jete te cilat si ndalojme dot,atehere kur mendja sikur te bllokohet nga mendimet e shpeshta te momentit,ca momente kur s'di si te reagosh,qe perkthehen me termin "panik".

"Ana si dukem?"
"Nje pjeshke e vertete."
"Jo e kam fjalen jam gje pis ose dicka e tille?
"Jo mi,pse pyet?"
"Shih pak djathtas me stil,ajo tufa e te rinjve aty me kane ngulur syte e po qeshin."
Edhe ajo e vuri re po s'po dinte c'te thoshte.
Me te vertete i dukej sikur kishte 500 pale sy rreth vetes.Sa i urrente njerezit e tille,i dukej sikur talleshin e ajo talljen se honepste dot.Ishte aq e perhumbur sa fjalet qe tha Ana i perpunoi me vonese.
"Po vjen,njeri prej tyre po vjen ketu".
"Njeri ,cfaare?".
"Me falni."

Nje ze i trashe mashkullor mjaft teherqes foli dhe me delikatese Melisa  u kthye per te pare te vetmin mashkull qe s'do priste kurrsesi.Ishte djali i trendafilit,ai qe kishte pare para dy ditesh,ajo fytyra paksa familjare.
"Thone qe kercimi eshte gjuha e fshehur e shpirtit.Mund te me ndihmosh ta vertetoj kete?"
"Shko"- degjova Anen te thoshte me gjysme-zeri.

Ishte pak e hutuar nga gjithe kjo ,ne fillim te qeshurat,tani ky kercimi.
"Do te thuash qe s'ke kercyer ndonjehere?" -buzeqeshi lehte Melissa.
"S'kam kercyer me te duhuren,mesa duket."
"Atehere po pranoj.Por,vetem se me pelqejne eksperimentet."
Ai e terhoqi me kujdes pas vetes e levizjet e tyre nisen te pershtateshin me ritmet e lehta te muzikes.

"Punon ne laborator?"
"Po."
"Cudi,s'te kam pare".
"Punon edhe ti atje?!" Ishte e habitur,me te vertete i dukej fytyre e pare dhe laboratori ishte mjaft i madh,po prape s'ishin shkembyer ndonjehere.
"Jam nje prej menaxhereve ." - U pergjjgj ai me krenari.

E cfare i tha mendja ne ate moment? Pikerisht! QENDROJI LARG! Nje menaxher i pashem qe dukshem i pelqente vetja dhe mund te rrotullonte mendjen e cdokujt me sharmin e tij .Epo,jo mendjen e saj.
"Bukur." - U pergjigj e pas kesaj pergjigjieje atij sikur i ra pak buzeqeshja.Me siguri s'priste nje reagim kaq te ftohte.
"E bukur je ti".Tha ai.
"Teper klishe".
"Por ,e vertete apo jo?".

Donte ta vinte ne siklet.Cdo fjale e tij ishte nje ngacmim thumbues.
"Varet." U pergjigj ajo.
"Nga?"
"C'koncepton ti me te bukuren."
"Ndoshta do te ta them ndonje dite."

Ndoshta ai s'dinte c'te thoshte.Ndoshta botekuptimi i tij ishte aq i vogel,sa ende s'dinte c'eshte e bukura.Gjithcka tashme mbeti nje pergjigjie e pathene.Ashtu sic ishte dhe vete ai.

E dinte mire c'po perpiqej te bente e s'do binte pre e fjaleve te tij te sheqerosura ,sa per ta futur ne krevat.Jo,s'ishte e tille,aq me teper me ate,qe ishte rreziku vete.
"Faleminderit.Tani me duhet te shkoj.Ishte kenaqesi."
Nuk e ndaloi.Ne fakt nuk tha asgje.
U ul ne vendin e saj.Ana po e shihte me ata syte kurioze qe thonin me trego gjjthcka.

"Cfare? Ishte thjesht nje kercim".
"Thjesht nje kercim me menaxherin me te pashem te nje prej laboratoreve me te njohur ne Evrope?
"Prit pak,ti e di se kush eshte ?
"E ke seriozisht? E kush se njeh ate?
Ne fillim se vura re qe ishte te grupi i atyre te rinjve e kur po afrohej u shokova."
"Pra,paskam jetuar nen nje gur gjithe kete kohe."
"E kuptove me ne fund." -Ia ktheu Ana duke qeshur.

Po beheshin gati te iknin kur nje kamarier i afrohet Melises:
"Kjo eshte per ju."
Nje trendafil blu i erret ,m'u perpara syve te saj,ashtu si ai qe i kishte dhuruar vajzes ate dite.Mesa duket perdorte kete menyre per cdo femer qe donte te bente per vete.Aty ne cep ishte nje leter qe shkruante:
    Neser ora 8, "Charles",eshte mire per ty?

Normalisht, do griste letren e do i'a hidhte trendafilin ne fytyre.Por jo.Dicka e ndaloi.Ishte nje tundim,e tundimeve veshtire se mund t'u largohesh.Ishte nje ze i brendshem qe i thoshte se kjo ishte nje sfide,e me  sfide nenkuptonte qe  t'u tregonte qefin tipave mendjemedhenj si puna tij qe  s'vlenin  gje pervec pamjes se tyre e lekeve qe s'dinin ku ti shpenzonin me pare .Mori stilolapsin qe ai ishte kujdesur te mos mungonte,ne rast se ajo nuk kishte dhe shkruajti nje "Po" pa u menduar gjate sepse e dinte qe nese e bente do pendohej.

Me pak fjale po fuste veten ne nje vorbulle rreziku,me vetedije, e kjo ishte me e bukura.Por asaj gjithnje i kishin pelqyer sfidat,e akoma me teper te qenit fitimare.E kujt do i'a merrte mendja se ne fakt s'ishte e vetmja qe mendonte ne kete menyre...

"Destinacioni"Where stories live. Discover now