I

254 37 197
                                    

Pavarësisht se sa e zhurmshme ishte qyteza në ditët e saj të zakonshme, kishte ende disa qoshe të saj që i përngjanin qetësisë së parajsës. Zakonisht në këto lloj vendesh gjenin veten të moshuarit e braktisur nga familja, të cilët kalonin një pjesë të konsiderueshme të ditës së tyre duke ushqyer pëllumbat e duke shijuar cicërimat e zogjve, që ishin të vetmit guximtarë për të prishur atë qetësi. E megjithatë në parqe të tilla kishte harmoni; jo ndonjë lloj atmosfere që do i pëlqente çdokujt, por ishte vendi i preferuar i Mateas për të studiuar.

Ajo kalonte atje pjesën më të madhe të kohës së studimit. Qetësia e atij vendi e shkëpuste nga monotonia e përditshme, mund të humbiste mendjen e ulur në stol me orë të tëra dhe as që do e vinte re. Megjithatë sot nuk ishte vetëm.

-Dhe, Mate, gjithmonë kam dashur të të them diçka, por nuk kam gjetur rastin.

-E di. Dua të them, jo se e di çfarë do të më thuash, e di që do më thuash diçka se më ke thënë që do më thuash diçka, kupton? -një situatë e tillë për Matean ishte shumë e sikletshme, dhe fjalët që po thoshte po e bënin edhe më lëmsh.

-E kuptoj çfarë do të thuash. Puna është te ajo që do të doja të thoja unë, -ai mori frymë thellë, hapi sytë, dhe më në fund tha, - në rregull Matea, duke qenë se jemi vetëm ne të dy këtu mendoj se është momenti. Unë... Dua të them... Unë...

-Akoma këtu ju? Do të bëhemi shumë vonë për në shkollë!

-Aria!! Ora është vetëm 7 e 20 ! - bërtiti Alvini, ndërsa Matea po mundohej të mbante të qeshurën.

-Oh, harrova të të lajmëroja. Më duhen rreth 30 minuta që të bëj makiazhin te parukeria përballë shkollës, kështu që sot do të nxitojmë pakëz, -tha ajo pa u shqetësuar fare që kishte prishur një moment ndoshta shumë të rëndësishëm.

Alvin s'kishte zgjidhje tjetër, veçse të dëgjonte atë. Shfryu i bezdisur dhe u nis para. Matea nxitoi pak që ta arrinte.

-Hej, hej, çfarë ke?

-Çfarë kam? Që kur Aria u shpërngul afër teje dhe njëkohësisht u nda nga ai tipi që e quante të dashur, nuk po rrimë dot asnjë moment vetëm. Edhe Kenzi na krijon më shumë mundësi.

-Oh, mos u shqetëso, nuk do të jetë gjithmonë kështu, -i tha Matea, por ai thjesht bëri një qeshje ironike, më pas ndaloi që të priste Arian e cila kishte mbetur mbrapa.

-Aria, pse u ndave nga Sidi? Dua të them, ju shkonit shumë bashkë.

-Të lutem Alvin, Sidi ishte idiot. Domethënë në fillim nuk ishte, por më vonë nuk e di ç'i ndodhi, -më pas psherëtiu, - djemtë... Matea, një këshillë e sinqertë nga unë, mos u merr kurrë me djem.

-Aria!! -ngriti sërish zërin ai i acaruar.

-Ç'ke? Të gjithë djemtë janë njësoj. Ta them si Glei, të-pa-do-bi-shëm. Bëjnë ç'të duan me zemrën tënde të vogël të pafajshme dhe në fund ti e ke fajin për gjithçka. Ironike apo jo? -vazhdoi ajo.

Matea qeshte duke tundur kokën, ndërkohë që Alvini ishte i frikësuar mos ndoshta fjalët e Arias do i prishnin punë.

-A e ke menduar ndonjëherë pse e ke emrin Aria? Sepse je komplet në ajër! -i tha ai.

-A e ke menduar ndonjëherë pse e ke emrin Alvin? Sepse ngjan fiks si një ketër! -iu kthye ajo e përgatitur.

-Në rregull, në rregull, mos u zini, -Matea u mundua të qetësonte situatën pavarësisht se ishte ende duke qeshur. -E dini pse e kam emrin Matea? Sepse prindërit e mi mendonin se unë do të bëhesha shumë e zgjuar kur të rritesha, dhe Matea është shkurtim për matematikën.

-Ajo fitoi kësaj rradhe, -tha Aria duke ngritur supet.

-Fitoi, -pohoi Alvini.

Më në fund kishin arritur në shkollë, dhe Aria te parukeria e saj e dashur.

-Pra, Matea, siç po të thosha dhe pak më parë kur na ndërpreu Aria, unë...

-Matea!! Nuk më besohet që më le vetëm sot duke pritur në qendra tregtare vetëm për këtë kaçurrelsin fallco!! -Kenzi sapo hyri në lojë.

-Të lutem Kenzi, a mund të më lësh vetëm një moment vetëm me Matean?

-Aha, domethënë deri tani unë isha me Matean dhe ti po mundoheshe të kaloje pak kohë me të dhe unë po të bëhesha pengesë? Domethënë unë jam një e tretë për ju tani? Ndërkohë unë se kam takuar Matean fare sot, ndërsa ti kushedi që kur ke që rri me të. Bravo Matea, vërtet të përgëzoj. Arrite ta zëvendësosh shoqen tënde të ngushtë me një ketër, -dhe pasi mbaroi skenën dramatike, hodhi flokët në ajër, ktheu kokën nga ana tjetër dhe nisi të nxitonte për tu futur në shkollë.

-Unë nuk jam një ketër!

-Kenz, Kenz më prit! -Matea po mundohej ta arrinte, por ajo nga inati nxitonte më shumë.

-Më thirr Kenzi të lutem. Miqësia jonë është zbehur aq shumë, sa të më thërrasësh Kenz më duket e pakuptimtë, -i tha ajo pa e kthyer kokën.

-Ç'janë këto që po thua? A do ndalosh pak të lutem?

Ajo ndaloi dhe u kthye nga Matea.

-Në rregull, tashmë jemi mjaftueshëm larg tij për të mos na dëgjuar. Të tha gjë? -Matea aty shpërtheu në të qeshura.

-Më trembe për një moment idiote! -i tha.

-Ç'të bëj unë, duhet ta bëja sa më reale situatën, -shfajësoi ajo veten. -Hë, ç'të tha?

-Asgjë?

-Asgjë? Si asgjë? Ç'do të thotë asgjë?

-Erdhi Aria.

-O Zot pse s'ia dhe lagjes sime Arian po ja dhe kësaj vajze me halle! Do të vuaja unë, po të paktën shoqja ime do të ishte e lumtur! -Kenzi nisi sërish. Dhe fjalët e saj e bënin Matean të lotonte së qeshuri në çdo moment.

-Eja tani, ra zilja, -i tha ajo dhe të dyja u futën brenda.

-Hej Kenzi, -i foli Eliseo.

-Çfarë? Më duket se ta dhashë stilolapsin që më dhe pardje apo jo? Apo s'ta dhashë?? Mos më thuaj që s'ta dhashë!! -ajo hoqi çantën dhe nisi të kontrollonte në të.

-Jo, jo, ma dhe. -u përgjigj ai. Ajo shfryu në formë lehtësimi.

-E urrej kur kam një borxh te dikush, kështu që mos ma vër re. Po për çfarë më fole atëherë, nëse jo për stilolapsin?

-Po njerëzit edhe flasin, apo jo? -i tha ai.

-Flasin, flasin. Flasin? Normalisht që flasin, haha, -Kenzi ishte duke u munduar të përshtatej me situatën, por e kishte të vështirë. Vitin e kaluar e urrente Eliseon, i dukej mendjemadh si ç'mendohet të jetë çdo djalë i njohur. Por pas aventurës në pyllin e Hënës, ata nisën të miqësoheshin, megjithatë, Kenzi ndihej në siklet çdo herë që fliste me të, dhe përfundonte duke thënë budallallëqe.

Për fatin e saj të mirë ose të keq, minutat e pushimit mbaruan dhe mësuesja hyri në klasë.

-Dua t'ju uroj edhe njëherë mirëseardhjen në këtë vit të ri shkollor si gjithmonë, ju uroj shumë suksese dhe pa e zgjatur shumë do të doja t'ju informoja rreth disa gjërave që duhet t'i dini. Orarin e ri mësimor do ta merrni sot mbasdite. Përsa i përket lëndëve, vetëm gjeografia do të ketë ndryshim të profesorit përkatës, për shkak të mosplotësimit të orëve mësimore. Oraret e bibliotekës janë po të njëjtat, shërbimi komunitar do të bëhet të premte mbasdite ndërsa klubet si gjithmonë të shtunë në orën dhjetë. Ndonjë pyetje?

-Profesore, cili do të jetë profesori i ri i gjeografisë? -pyeti Kenzi.

-E para, mos fol herë tjetër pa leje. E dyta, gjeografinë do ta zhvilloni me profesor Blasterin. -u përgjigj ajo thatë.

Edhe një vit tjetër sapo kishte nisur. Vera e gjatë dhe e mërzitshme kishte përfunduar dhe tashmë do të nisnin vitin shkollor të gjatë dhe të mërzitshëm. Sa e mërzitshme mund të jetë jeta?

Në shpëtim të GleitWhere stories live. Discover now