XVII

63 30 6
                                    

Bënin plane, por çdo plan përjashtonte faktin se ishin ende të kyçur brenda anijes që do të nisej atë mëngjes. Ora e kishte kaluar pesën, drita ishte e zbehtë, por së shpejti do të dilte dielli. Ende nuk e dinin se çfarë bëhej me Glein, cila ishte gjendja e saj, nëse ajo ishte mirë apo jo. Gjumin nuk e kishin llogaritur fare; gjatë atyre orëve nuk i kishin mbyllur sytë njëherë, nuk kishin pushuar asnjë moment, edhe pse orët u kishin ikur dëm edhe në këtë mënyrë. Atë ditë do të ishte dita e shpëtimit, ose dita e zhdukjes përgjithmonë.

-A ka një rrugëdalje apo po merremi kot ne? -foli Aria me një ton që të linte të qartë se kishte humbur çdo shpresë. Kopjet e çelësave që ishin munduar të krijonin nuk funksiononin. Kishte bërë punë vetëm njëri, por dyert ishin të mbyllura me kyçe nga më të ndryshmit.
-Të paktën ta dimë që nëse vdesim, të vdesim siç na ka hije, të rregullohemi pak dhe të përgatitemi siç duhet. Mos lodhemi kot, të paktën, por të bëjmë diçka me vlerë, -ishte e pamundur të mos shpërthenin të qeshura në fjalët e saj. Nuk kishin për t'i kuptuar ndonjëherë këndvështrimet nga të cilat i shihte ajo situatat.

-Jo, jo, në fakt, Aria ka të drejtë, -pohoi Alvini ende duke qeshur, -të paktën të vdesim jo të stresuar nga e gjitha.

-Fëmijë, ju përgëzoj për aftësinë që keni për të bërë gazmore edhe momente të tilla, por kam frikë se duhet të përqendrohemi më tepër te përgatitjet për të jetuar, sesa te ato për të vdekur në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasi nuk ka një mënyrë më të keqe se kjo, -i ndërpreu ai.

-Vdekja në fakt nuk është e sig... -nuk arriti ta përfundonte fjalën e saj, pasi ndjenë lëvizje të vendit ku kishin shkelur.

-Anija po niset! -thirri në gjendje alarmante Eliseo. Paniku për një moment i kaploi të gjithë, të cilët silleshin përgjatë dhomës së ngushtë pa ditur ç'të bënin. E dinin që ky moment do të vinte së shpejti, por sërish u duk i papritur. U duk sikur ndodhi para kohe, sikur ata tashmë nuk mund të bënin asgjë për ta ndaluar.

-Qetësohuni, qetësohuni, mos bëni panik, -Starku u mundua të vendoste qetësi, por Kenzi kishte filluar të qante dhe nuk pranonte të shkëputej nga përqafimi i Mateas. -Besoj se tani është momenti për të dalë nga dalja emergjente.

-Ka një dalje emergjente? -nuk mund ta kishin patur atje zgjidhjen gjatë gjithë kohës dhe të kishin bërë sikur diçka e tillë nuk ekzistonte. Duhet me patjetër të kishte një problem. Diçka që nuk shkonte.

-Si na paska një dalje emergjente dhe ti na thua për këtë vetëm tani? -u kthye me inat. Nuk e dinte se ç'kishte patur në mendje ai të bënte gjatë gjithë kësaj kohe.

-Është shumë e rrezikshme, Eliseo. Shumë më e rrezikshme nga ç'e mendon ti. Dalja emergjente ndodhet lart dhe forma aerodinamike e kësaj pjese të anijes nuk do të të lejojë të dalësh me lehtësi.

-Atëherë pse dreqin nevojitej një formë aerodinamike? -ngriti zërin i shqetësuar dhe i xhindosur. Nuk e dinte për çfarë ishte më tepër i shqetësuar; për jetën e tij apo për Glein, për të cilën nuk dinte asgjë.

-Sepse kështu zvogëlohet forca e fërkimit! Anija është e supozuar të jetë krijuar për t'i mbijetuar rrymave të forta në rast se ndeshet me të tilla gjatë kalimit në trekëndëshin e Bermudës! -edhe ai ngriti zërin i lodhur. Tensioni ishte i madh, dhe anija po përparonte me shpejtësi.

-Jeni në vete ju? Nuk kemi kohë për t'u zënë tani. Anija është vendosur me pilot automatik, dhe lëvizja më thotë se me siguri është duke ecur me shpejtësinë maksimale, ose të paktën një shpejtësi shumë afër saj. E dini ç'do të thotë kjo? Brenda pak minutash do të jemi të zhdukur. Kështu që duhet të dalim, menjëherë! -u mundua të ruante qetësinë, por gjithmonë kishte jetuar me pesimizëm. Gjithmonë kishte menduar më të keqen e mundshme si mundësinë më të sigurt. Nuk ishte aspak e sigurt që kësaj rradhe nuk do ndodhte më e keqja. Mund t'ua thoshte këtë gjë të tjerëve, por vetë s'kishte për ta besuar.

-Duhet të heqim dërrasat lart që të hapim një derë të vogël. Janë shumë të thjeshta për t'u hequr, por duhet të nxitojmë, -pasi dha udhëzimet të gjithë filluan të përdornin ç'të kishin për të zgjatur gjatësinë e tyre; karrige, tavolina, vetëm e vetëm të ndihmonin sa më shumë në hapjen e derës.

-Matea! -ktheu kokën kur dëgjoi zërin më të bukur ta thërriste në emër. Aq duhej që t'i jepte asaj atë fijen e shpresës që i mungonte. Aq duhej që gjërat të bëheshin disi më të lehta në mendjen e saj. Ndihej më e sigurt kur dëgjonte zërin e tij. Nuk e dinte që pikërisht për atë kishte nevojë në ato momente.

-Alv, -pa i dhënë mundësinë të fliste, u sul në përqafim. Ndjeu ngrohtësinë e tij, atë shpirtërore, t'i ngrohte çdo pjesë të zemrës që po i ngrinte nga frika.

-Matea, -foli pa u shkëputur nga përqafimi, -siç Aria tha, nëse vdesim, le të vdesim në mënyrën e duhur. Dhe unë mënyrën e duhur e quaj kur të mos më ketë ngelur gjë peng. Gjithmonë kam dashur të të them diçka Matea, dhe ti e di.

-E di, -pohoi. -Edhe unë, por nuk di si ta nis.

-As unë, por nuk mund të rri më gjatë kështu. Kam frikë Matea. Po sikur ta humbasim njëri-tjetrin sapo të dalim që kë-

Nuk mundi të fliste më, pasi buzët ia bllokoi puthja e saj. Mbylli sytë dhe vendosi duart rreth fytyrës së saj të bukur. Ndjeu diçka, por nuk e përcaktonte dot se çfarë. Nuk i jepte dot shpjegim. Edhe ajo ndihej njësoj. Sikur kishte kohë që e priste. Sikur diçka e tillë duhet të ndodhte shumë më parë.

I kapi dorën dhe ia shtrëngoi fort.

-Mos ik, -pëshpëriti. -Dhe mos guxo më të thuash që do të vdesim këtu. Ne do ta kalojmë edhe këtë, dhe do të kthehemi të sigurt në shtëpitë tona. Do ta shohësh, -ai buzëqeshi dhe e afroi pranë vetes. Në këtë mënyrë i jepte siguri.

-Nuk do të iki, Matea. Do të jem me ty. Do të kthehemi në shtëpitë tona.

-U hoqën, -u dëgjua nga Starku. U ngjit mbi një tavolinë dhe u mundua të hapte derën e vogël të emergjencës, por nuk po mundej. -Ka ngecur, -paniku tashmë ishte bërë zot i atij vendi e asaj gjendjeje. Starku zbriti me të shpejtë nga tavolina dhe theu një karrige druri. Mori këmbën e saj dhe u mundua ta hapte me forcë, duke i rënë vazhdimisht me këmbën prej druri.

-Mendoj se kemi dalë në det të hapur, arrij të dëgjoj dallgët të rrahin anijen, dhe përveç kësaj lëkundjet më bëjnë të besoj kështu.

-Matea ndalo! -klithi Kenzi e frikësuar. Nuk donte të dëgjonte asgjë në lidhje me rrezikun. E dinte që ishte në rrezik të madh mjaftueshëm për të humbur jetën dhe kjo i mjaftonte. Nuk donte të dinte asgjë tjetër.

-Po përpiqem, gjithçka është mirë, -po mundohej t'i ngushëllonte. Por asgjë nuk ishte mirë.

Pas përpjekjesh të vazhdueshme dhe të shpejta, dëgjuan një kërcitje të vogël. Buzëqeshja krenare u krijua në fytyrën e Starkut, e më pas me rradhë te gjithë të tjerët.

-U hap!

Në shpëtim të GleitDove le storie prendono vita. Scoprilo ora