XV

71 30 6
                                    

-Vetëm nëse çfarë? -nuk e dinin me siguri, por ato dy fjalë u dhanë njëfarë shprese. Duhet të kishte diçka pas asaj "vetëm nëse", diçka që ata nuk e dinin, apo diçka që nuk e kishin menduar më parë. Asgjë nuk ishte e sigurt, përfshirë këtu edhe humbjen. Ndoshta ata mund t'ia dilnin, mund të shpëtonin nga pikërisht ajo "vetëm nëse".

-Vetëm nëse çfarë? -përsëriti pyetjen. Pauzat e mbajtura nga fjala në fjalë shtonin pasigurinë, si dhe humbisnin kohën. Ata duhet të vepronin sa më shpejt të ishte e mundur.

-Ndoshta mund t'ia dalim, por më duhet ndihma juaj. Edhe pse një shkencëtar i suksesshëm e i kualifikuar, në jetë njeriu ka gjithmonë diçka të re për të mësuar, apo jo? Siç Sokrati thotë, unë di një gjë që nuk di asgjë. Dhe është e vërtetë në fakt. Njeriu gjatë gjithë jetës mundohet të mësojë dhe të dijë sa më shumë. Mirëpo, sa më shumë di, aq më shumë kupton se sa pak di, në krahasim me sa shumë ka për të mësuar në vazhdim. Unë mund të di shumë, ju mund të dini pak, por ju dini diçka që unë nuk e di. Prandaj duhet të punojmë së bashku. Edhe njëherë, nuk po ju kërkoj të më besoni. Dua vetëm t'ju besoj. Mundem?

-Shikoni zotëri, siç është mjaft e qartë tashmë, ne duam të shpëtojmë Glein, padyshim edhe të dalim gjallë nga gjithë kjo mesele në të cilën jemi futur. Kështu që do të bëjmë ç'të jetë e nevojshme. Vetëm se duhet ta dini se, sa më shumë të dëmtohemi ne, aq më shumë do të dëmtohet edhe Glei, dhe aq më shumë do të dëmtoheni edhe ju. Prandaj mendohuni mirë në cilën anë jeni.

-Matea ka të drejtë, -miratoi Alvini. -Ju shkencëtarëve nuk ju zihet besë. As që i dimë qëllimet që keni, dhe në situata të tilla nuk dimë si të veprojmë. Por në këtë grup, të gjithëve na rrezikohet jeta. Dhe ajo çfarë po mundohemi të bëjmë, është të shpëtojmë nga ky rrezik. Në këtë pikë ky është interes i përbashkët, ndaj dhe s'na mbetet gjë tjetër për të bërë veçse të bëhemi bashkë.

-Ma shpjegon ndonjë çfarë thanë këta të dy në një gjuhë më të kuptueshme? -pyeti Aria dhe ata filluan të qeshnin.

-Mesa mora vesh unë, thanë që do bashkëpunojmë me këtë xhaxhin për të dalë nga këtu dhe për të shpëtuar Glein, -u mundua Kenzi ta shpjegonte.

-Ju lutem, fjala "xhaxhi" më bën të ndihem i vjetër në moshë. Mund të më thërrisni thjesht Stark, -tha ai duke qeshur.

-Po fjala "baba" të bën të dukesh i vjetër? -fytyrat e qeshura menjëherë u kthyen në serioze, dhe përsëri fjalët e Eliseos vulosën qetësinë. Nuk kishte qenë asnjëherë ashtu, aq i drejtpërdrejtë dhe serioz. Të paktën jo Eliseo që të gjithë njihnin. Sepse Eliseo që të gjithë njihnin ishte gjatë gjithë kohës duke bërë shaka dhe duke qeshur me shaka që të tjerët bënin. Ishte gjatë gjithë kohës pozitiv dhe llafazan. Asnjëherë më parë nuk kishte qenë aq i qetë.

-Merrem unë, -nuk e kuptoi si i tha ato fjalë. Ç'të bënte ajo? Pse i tha aq menjëherë dhe pa u menduar? Dëshirën për të mos e parë në atë gjendje e kishte të madhe, por a mund të bënte diçka ajo? U afrua pranë tij dhe vendosi të fliste, por nuk i dilte asnjë fjalë nga goja, dhe kishte frikë se do të këpuste ndonjë budallallëk dhe ta prishte kësisoj të gjithën.

-Ç'të merresh, Kenz? Çfarë do të thuash ti? -ishte ai që foli i pari, duke ja bërë kështu më të thjeshtë asaj të vazhdonte. Aq donte, sa të thyhej ajo qetësi e kobshme.

-Të jem e sinqertë, as vetë nuk e di Eliseo. As vetë nuk e di. Nuk e di fare. Nuk e di as ç'të të them që të ndihesh më mirë, as ç'të bëj që ta ndryshoj situatën tënde. Kështu që, para se të them ndonjë gjë që ndoshta s'duhet, dua vetëm të të kujtoj disa gjëra. Ne jemi këtu brenda, të kyçur dhe të pashpresë, ndërsa Glei, motra jote, arsyeja për të cilën erdhëm këtu, nuk e dimë fare ku është. Mund të jetë jashtë, mund të jetë diku tjetër, por ekziston mundësia që ajo të jetë gjallë. Por vetëm ai, -bëri me gisht nga Starku, -vetëm ai mund të na çojë më afër kësaj mundësie. Më afër Gleit. Dhe nuk e di për të gjithë ju, por unë i besoj atij, -një buzëqeshje e sinqertë u përhap në fytyrën e tij. -I besoj dhe e dini pse? Sepse e pashë këtë besim te Glei. Përderisa Glei e zgjodhi atë para nesh, përderisa Glei e quajti familje, Glei, personi i akullt në zemrën e të cilës askush nuk depërton, përderisa Glei që nuk beson asnjë i besoi këtij personi, atëherë duhet të këtë diçka në lidhje me të që të mund ta besojmë edhe ne. Dhe, përveç kësaj... -Eliseo ngriti kokën që ta shihte në sy, pasi pa se ajo ndaloi një moment, -ai ngjan shumë me Glein, Eliseo. Dhe unë do t'i besoja Gleit, të gjithë do ta bënim.

Ai nuk tha asgjë, vetëm e përqafoi pa e lënë të mbaronte mirë fjalinë. Ndonjëherë fjalët janë të tepërta për të treguar se çfarë ka brenda shpirti, ndaj dhe e vetmja gjë për ta treguar ngelen veprat. Vetëm një përqafim i duhej në ato momente, dhe atë e kuptoi vetëm në momentin që e përqafoi. Nuk e dinte se sa shumë mund të rregullonte një përqafim, se sa fjalë mund të zëvendësonte dhe se sa gjëra mund t'i bënte të harroheshin. Sa shumë mund të bënte një përqafim i vetëm!

-Faleminderit Kenzi! -i tha dhe buzëqeshi. Edhe ajo i buzëqeshi. Ndoshta edhe ajo kishte nevojë për një përqafim.

-Kenz, -i tërhoqi vëmendjen Matea.

-Po? -u përgjigj ajo, me një ton pyetës.

-Ti sapo fole diçka të saktë për herë të parë në jetë, - të gjithë ia shkrepën të qeshurit. Kenzi e goditi lehtë dhe më pas e përqafoi. Pa e kuptuar, të gjithë kishin lotë në sy.

-Ja ç'të bëni ju, shiko sa keq mu prish rimeli tani, -u ankua Aria. -Nuk kam as si ta rregulloj.

-Aria s'ka për të ndryshuar kurrë! -pohuan të gjithë njëherazi.

-Atëherë, ç'ke për të thënë? -kësaj rradhe iu drejtua më butë, më afër, edhe pse ende ftohtë.

-Faleminderit për mundësinë, -u kollit për të qenë më i qartë. -Blasteri mendon se i di të gjitha, se i ka planifikuar të gjitha. Mendon se është shumë hapa më parë se ne, dhe në fakt ka të drejtë. Por ajo që ai nuk e ka menduar, është se më ka futur në një vend të cilin e kam ndërtuar të gjithin vetë. Çdo pjesë e kësaj anije, çdo projeksion i këtyre cepave që shihni, si fillim ka kaluar në dorën time. Gjithçka. Nuk ka njeri që ta njohë këtë anije më mirë se unë. Përfshirë këtu edhe Blasterin. Nuk e di se sa gjatë e mendoi kur na futi këtu, por di që duhet ta mendonte edhe pak më shumë. Ndoshta me ndihmën tuaj mund të bëjmë një plan për të dalë që këtu.

-Pak më i qartë? -kërkoi Matea.

-Patjetër. Kur e ndërtuam këtë anije, natyrisht menduam edhe se do të ishte një dështim. Kështu që, për të marrë masat e duhura të sigurisë, projektuam në anije edhe një vend emergjence, me dy barka të vogla shpëtimi. Barkat janë të pajisura me motorrë, në mënyrë që në rast shpëtimi të jenë sa më të shpejta të jetë e mundur.

-Kaq e thjeshtë qenka? Pse s'na i the që në fillim?

-Prit, Kenzi. Ne me siguri jemi të kyçur këtu, të kyçur mirë, më duhet të them. Por mendoj se e kam diçka edhe për këtë. Shpresoj të funksionojë.

Në shpëtim të GleitWhere stories live. Discover now