XXVI

70 26 13
                                    

"Misteri i trekëndëshit të Bermudës, i zbuluar pas shumë kohësh e studimesh shkencore. Një teori e re e sjellë nga nxënësja Matea Lejhi, ka vënë sërish në lëvizje studimet shkencore. Duket e pamundur që për herë të parë nga kjo zonë që shpesh e kanë përshkruar si portal midis jetës dhe vdekjes, të kenë mbijetuar njerëz. Kjo më tepër se një kthesë historike, përkufizohet si një kundërshti për të gjitha teoritë e hedhura më parë. Nga ana tjetër, Bill Blaster, ish-shkencëtar dhe momentalisht profesor gjeografie në profesion, i akuzuar për tentativën e një atentati kundër Qeverisë Amerikane, tashmë ndodhet në paraburgim, në pritje të dënimit. Në vijim jepet intervista e të mbijetuarve, të cilët shprehen se sa të vështirë e kishin për të kaluar përmes zonës së trekëndëshit, dhe tregojnë në detaje ngjarjet me të cilat u përballën. Për më shumë, ndiqni materialin audiovizual që do të jepet pas publicitetit."

Njerëz, zhurmë, lëvizje, rrëmujë. E bashkë me to vetmi. Në dukje kontradiktore, por e vërtetë. Sa më shumë njerëz të shihte, aq më vetëm ndihej. Dukej sikur ajo turmë po e shtrëngonte aq shumë në hapësirën e ngushtë të vetmisë, sa po i merrej fryma. Zërat anë e mbanë i buçisnin në kokë por i dëgjonte turbullt, i vinin pa kuptim në mendjen e saj. Dhe merrte frymë thellë, herë-herë puliste sytë, sepse i dukej sikur ngandonjëherë harronte ta bënte, e refuzonte të bëhej pjesë e asaj gjullurdie njerëzish. Merrte frymë thellë. Donte të qetësohej, nuk mundej. Merrte frymë thellë. Sërish. Ndihej sikur asnjëherë nuk ishte mbushur dot me frymë, e as në atë moment nuk po mundej.

-Më fal, Glei! -Është faji im. Nuk do të ndodhte e gjitha kjo nëse nuk do të kisha atë mendim të çmendur për të ndryshuar drejtimin e predhës.

Kësaj rradhe, atë zë e dëgjoi mjaft qartë, pa ndonjë lloj turbullire në të. Por nuk deshi të përgjigjej. Thjesht e dëgjoi. E nëse ai do të kishte më shumë për të thënë, do ta dëgjonte. Por nuk donte të thoshte asgjë. Vetëm të dëgjonte. Sepse e dinte që edhe nëse fliste, nuk do të ndryshonte asgjë.

-Glei! -zëri i ardhshëm u dëgjua në largësi, e fill pas tij hapat që afroheshin drejt saj. E përqafoi. E përqafoi fort. Ishte i vetmi për të cilin ishte e sigurt se do ta kishte gjithmonë pranë vetes. Sepse kështu kishte ndodhur që në lindje. Kishte një arsye pas kësaj. Dhe kjo ishte arsyeja më e rëndësishme.

-Ne do të jemi mirë, Eliseo! -i tha pa u shkëputur nga përqafimi. Ai tundi kokën si për të thënë e di, apo si për t'i thënë se e besonte. Kuptoheshin me njëri-tjetrin edhe sikur të mos flisnin. Gjithmonë kështu kishte qenë.

Hapat që pasuan më tej, ishin me të vërtetë të njohur. Madje mund të thoshte me plot gojën se e kishte marrë malli, dhe se asnjëherë më nuk do të zgjidhte të largohej nga zhurma e atyre hapave.

-Ju nuk jeni mirë, ju me të vërtetë nuk jeni fare mirë! -nuk kishte si të ishte ndryshe veçse zëri entuziast i Kenzit që u thirri nga mbrapa. Eliseo buzëqeshi kur dëgjoi atë zë. Megjithatë priti që të ishte ajo që afrohej tek ta, dhe ajo nuk ngurroi. -Ndërkohë që babai juaj pret atje për ju, sepse natyrisht si çdo hero i denjë doli jashtë rrezikut për jetën, ju rrini të përqafuar të veshur si për zi këtu, edhe një muzikë dramatike na mungon që të plotësoheni.

-Prit, -kishte diçka në fjalët e saj. Diçka që iu dha shpresë. Diçka që e ndryshoi të gjithën, diçka që zhduki hapësirën e ngushtë e mbytëse të vetmisë që po e shtrëngonte vazhdimisht. Kishte diçka në fjalët e saj.

-Ti po thua se... Po thua se...

-Po them që të mos rrini këtu si qyqe po të vini dhe të shihni Starkun i cili i ka sytë hapur si filxhan, -nuk e përshkruanin dot lumturinë që ndien që të dy në ato momente. Ishte një lloj lumturie që nuk e kishin ndier asnjëherë më parë, ose të paktën nuk e mbanin mend ta kishin ndier. Një lloj ndjenje e re, sa e panjohur aq edhe e bukur. Një ndjenjë që i plotësonte, si asnjëherë më parë.

-Faleminderit, -psherëtiu, por ishte e sigurt që ai e dëgjonte. Ai e pa ëmbël dhe u mundua të lëvizte kokën si për t'i dhënë mesazhin që e dëgjoi. Sikur të donte të thoshte se e kishte për kënaqësi të bënte gjithçka për ta nëse do të ishte e nevojshme. Dhe ata për çudi e kuptonin, pa qenë nevoja të fliste.

-Për gjithçka, -e ndjeu të nevojshme të shtonte. -Dhe, më fal. Isha i rrëmbyer nga ndjenja të çuditshme, që nuk ishin në dorën time. Por ti bëre shumë, bëre më shumë se mjaftueshëm për të na treguar se na do, -la disa sekonda të ndërhynin shkarazi në ato fjalë, sikur t'i linte kohë të përgatitej. -Faleminderit, babi!

Njëherazi nga sytë e mbushur me mall, lotë të nxehtë e të ngarkuar me ndjenja nga më të ndryshmet rrodhën tatëpjetë fytyrës së buzëqeshur. Kësaj rradhe, asgjë nuk do t'i ndante.

-Sa e çuditshme është jeta, apo jo? -guxoi të prishte atë moment zëri i Mateas. -Ngjarje të cilat nuk do t'i donim kurrë, shndërrohen në kthesa të rëndësishme e të paharrueshme.

-E drejtë. Për shembull, ti Matea, tashmë njihesh si shkencëtare, dhe ke provuar një teori, -ishte krenare për personin që kishte më shumë se shoqe të ngushtë. -Nuk më besohet! Ke punuar kaq fort për këtë ëndërr, dhe tani është bërë realitet.

-Ketrushi më në fund u bë me gojë dhe foli. Sikur të mos ishte fare e qartë që të dy e pëlqenit njëri-tjetrin që në fillim, -u tall Aria dhe Alvini nuk ngrysi vetullat, por u bë pjesë e të qeshurave.

-Dhe ti Aria kuptove që djemtë nuk janë gjëja më e domosdoshme në jetë, -shtoi Eliseo.

-E vërtetë, por kujdesi i përkryer për veten është, -hodhi mënjanë flokët konfidente për pamjen e saj.

-Glei dhe Eliseo gjetën babain e tyre, dhe Starku familjen e tij, -tha Alvini dhe ktheu kokën nga ai, i cili, edhe pse i shtrirë në krevat e i mbytur në aparatura të shëmtuara, buzëqeshte e dëgjonte me vëmendje.

-Xheremi, të cilin nuk e njohim shumë, bëri një veprim heroik e të çmuar, -tha Glei dhe e pa me mirënjohje. -Të mos e lëmë mënjanë këtë fakt.

-Gjërat vërtet paskan ndryshuar, Glei po interesohet për dikë në vend që ta urrejë, -gjithmonë Kenzi do t'i ekzagjeronte gjërat, duke i bërë të gjithë të qeshnin me mendimet e saj.

-Dhe përveç kësaj, më duket se paskemi edhe një çift të ri, -të gjithë sytë u drejtuan nga ata, dhe Kenzi menjëherë e gjeti veten të përqafuar me Eliseon. Kushedi sa kohë kishin ashtu pa e kuptuar. E vënë disi në siklet, midis të qeshurave të të gjithëve, përfshirë edhe Eliseon, nuk dinte ç'të thoshte.

-Epo, të paktën, të na kishit lënë të kishim edhe ne një moment tonin, -nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Ashtu ishte ajo. Dhe të gjithë e njihnin atë. Siç njihnin gjithë të tjerët në atë mes. Më shumë se miq, tashmë ishin kthyer në një familje për njëri-tjetrin. Një familje të madhe. Një familje që, për sa kohë të ishte e bashkuar, asgjë nuk do ta shkatërronte. Një familje, ku për herë të parë kishin mësuar aq shumë, e kishin përjetuar aq shumë. Një familje e vërtetë.

Dhe ja ku shikimet e tyre sërish u përplasën me njëri-tjetrin. E buzëqeshja ishte stampuar dukshëm në fytyrat e të gjithëve. Gjithçka kishte përfunduar tashmë, e nga ana tjetër, gjithçka sapo kishte filluar. Sikur të kishin gjithë jetën që prisnin për atë moment. Sikur e gjithë jeta e vërtetë do të niste pikërisht aty.

-𝐅𝐔𝐍𝐃-

Në shpëtim të GleitWhere stories live. Discover now