|1|

198 33 107
                                    

-Pra, Leira, si t'u duk filmi? -ajo shfryu e zhgënjyer ndërsa ai filloi të qeshte.

-Të vërtetën? Nuk më pëlqeu fare. Edhe më thua mua pastaj që shoh përralla. Njerëz ujq? Vampirë?

-Ato nuk janë përralla. Janë mite. Njerëzit e lashtë kanë besuar në gjëra të tilla.

-Edhe fëmijët besojnë në përralla, -ndaloi hapin dhe u kthye nga ai. -Njësoj janë.

-Nuk janë njësoj. Unë mund të ta krijoj një përrallë në moment, -protestoi ai.

-Edhe unë mund ta krijoj një mit. Është e thjeshtë, të gjitha janë fantazira të njeriut.

-Po, por miti do të kalojë disa breza me rradhë që të quhet i tillë. Duhet të fillosh të shohësh më shumë filma të tillë; fantazi, horror, paranormal. Ke një jetë të mërzitshme Leira.

-Më mjafton një i dashur i fiksuar pas filmave. Unë po qëndroj me librat, -i kapi dorën dhe mbështeti kokën në shpatullën e tij. -Edhe ti ke një jetë të mërzitshme, Deklan.

-Librat e përrallave, -tha sërish ai. -Dhe mos më thuaj që nuk ishte përrallë. Hirushja moderne? Si mund të mos jetë përrallë kjo.

-Pikë së pari, Hirushja moderne ishte film, edhe e dyta, nuk ishte përrallë. Është një histori dashurie midis dy adoleshentëve që hasin shumë pengesa derisa përfundojnë bashkë.

-Kot, -shprehia që bëri në fytyrën e tij e linte të qartë se sa pikëpamje të ndyshme kishte me Leiran. -Shiko të të them unë një histori të bukur romantike: një vajzë vampire dhe një djalë i thjeshtë bien në dashuri.

-Si Hotel Transilvania? -ai i ra ballit me dorë ndërsa ajo filloi të qeshte.

-Hotel Transilvania është për fëmijë. Nuk po flas për filma të animuar.

-Çfarëdo të thuash Deklan, nuk më pëlqejnë filmat me ujqër dhe vampirë.

-Ti nuk e di se çfarë po humbet. Tek e fundit, më shumë mundësi kanë të ekzistojnë këto, sesa shtrigat e përrallave.

-Nuk...

-E di, e di, nuk shikon përralla. E zëmë se kjo është e vërtetë, -ajo ndrydhi vetullat dhe ai e afroi pranë vetes.

-Të urrej ndonjëherë, -i tha duke u munduar t'i mbante inat.

-Edhe unë të dua, -iu përgjigj ai dhe e puthi në ballë. Ajo e vuri re mënyrën se si ai po e shihte.

-Pse po më shikon? -ai bëri një mimikë si të çuditej nga kjo pyetje.

-Është e ndaluar të shoh të dashurën time? -ajo tundi kokën në shenjë mohimi.

-Jo, jo, u shpreha gabim. Po më shikon ndryshe. E njoh këtë lloj shikimi. Dëshiron të më thuash diçka?

-E di që do tingëllojë çuditshëm, por...

-Deklan, po më shqetëson. Ka ndonjë gjë që nuk shkon? -vuri re sjelljet e çuditshme të tij.

-Leira, duhet të të bëj një pyetje, -tha me seriozitet në fytyrë, e pa në sy dhe i kapi duart. -A do më doje njësoj po të isha njeri ujk ose vampir?

Ajo i shkëputi duart dhe shpërtheu në të qeshura, e menjëherë pas saj, edhe ai.
-Je shumë i poshtër, më ngrive gjakun, -i ktheu kurrizin.

-S'më ktheve përgjigje, -e përqafoi nga pas, duke i vendosur duart në bel.

-Po, do të të doja njësoj, edhe pse këto budallallëqe ekzistojnë në kokën tënde.

-Tani mund të vdes i qetë, -ajo u kthye menjëherë nga ai dhe i vuri dorën në gojë.

5 shtigje të humburaWhere stories live. Discover now