|27|

65 27 55
                                    

Gjendja kishte marrë një rrymë të tillë sa dukej sikur nuk mund të shkonte më keq. Tashmë nuk kishte mbetur më asgjë e padëmtuar në sipërfaqen e Pontiusit dhe gjithçka ishte zhytur në kaos dhe mjerim të plotë. Pesë Rojtarët ishin shumë pranë humbjes së çdo shprese, ndërkohë që situata kishte degraduar aq keq saqë edhe vetë të Dërguarit nuk e dinin se çfarë kërkonin më.

-Mjaft me gjithë këtë krenari, Juno. Shiko ku na ka çuar! Duhet të bashkëpunojmë me qeniet e tjera. Pegasusi, Neptuni dhe Aliothi na kanë ofruar ndihmën e tyre me ushtarë, -do t'i injorojnte fjalët e tij për të disatën herë, nëse nuk do t'i bënte përshtypje fjalia e fundit.

-Çfarë po thua Koel? Kush i lajmëroi qeniet? -ai heshti në vend të thoshte ndonjë fjalë, por ajo heshtje e la të kuptuar mjaft mirë përgjigjen. -Ti je i çmendur! -thirri më pas me inat duke lëshuar një gur në drejtim të tij.

-Juno, mjaft! -ndërhyri Vesta. -Nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër. Krenaria jote i solli të gjitha këto, kur mund të ishin shmangur menjëherë pa filluar ende mirë. Në fillim na ndalove të kërkonim ndihmë nga jashtë, më pas lejove Leirën të arratisej, dhe tani mendon se ke ende të drejtë të flasësh?

-Leira, -nuk e la të vazhdonte, -është arsyeja që nuk dua ndihmë nga qeniet e jashtme.

-Përmendët gjë emrin tim? -zëri i saj i bëri të gjithë të ktheheshin në të njëjtin drejtim, për t'u përballur me shikimin e saj tashmë të vendosur. Por nuk ishte e vetme.

Më parë, në Tokë

Nuk kishte kohë për të humbur. I ishte dhënë një mundësi e vetme, një mundësi e fundit, dhe nuk duhet ta çonte dëm. Gjaku i vlonte fuqishëm në vena dhe zemra i rrihte shpejt, si të ishte duke ndodhur ndonjë bombardim në trupin e saj të cilin ajo nuk arrinte ta kontrollonte.

-Kejli! -ndjeu një lehtësim të tillë sikur të kishte hequr nga supi barrën më të rëndë që e kishte munduar gjithë atë kohë. Fytyra e saj e zbehtë, e shokuar dhe e ngrirë, të jepte përshtypjen se ende nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Në atë fytyrë nuk gjeje asnjë lloj ndjenje, qoftë kjo lumturi, dashamirësi, qoftë inat a urrejtje. Dukej sikur ende nuk e kishte prekur realitetin me këmbë, sikur ende mundohej t'i jepte përgjigje diçkaje të pazakontë për të.

-Çfarë ndodhi? -u duk sikur kjo pyetje erdhi nga një detyrim i brendshëm, që e kishte zënë ngushtë dhe e kishte bërë të dorëzohej e të pranonte faktin se nuk kishte vdekur.

-Je gjallë, -u mundua ta mbante veten e të mos lotonte, por e kishte të vështirë. Duhet të tregohej e ftohtë në shpjegimin e asaj situate, sepse në të kundërt e dinte fare mirë se do të shpërthente në lot duke dëgjuar të thirrurat e Kejlit dhe duke duruar qëndrimin e saj.

-E shoh, -takimi pothuajse i kryer me vdekjen nuk kishte ndryshuar asgjë rreth saj. -Pse jam gjallë?

E kishte më të vështirë seç e mendoi në fillim për ta bërë atë bisedë. Nisi të kafshonte lëkurat e vdekura të buzëve dhe u mundua të fokusohej në diçka tjetër për të mos u përballur me shikimin e saj.

-Pse jam gjallë, Leira? -përsëriti pyetjen. Nëse dikush tjetër do të ishte dëshmitar i asaj bisede, do të kishte menduar se ajo sëmundje do t'i kishte prekur trurin vajzës së madhe të familjes së Patersonëve, duke e bërë kështu asgjë ndryshe nga motra e saj. Por ajo e dinte fare mirë se në mos Leira, dikush që ishte pjesë e çfarëdo lloj gjëje të ishte përfshirë ajo, do të kishte gisht në atë kthesë të papritur.

-Të shpëtova jetën, -reagimi i Kejlit e la të kuptonte se nuk mori asgjë seriozisht; nëse do të ishte duke pirë diçka në ato momente, do ta kishte derdhur në çastin që Leira foli.

5 shtigje të humburaWhere stories live. Discover now