Kapitulli i parë

1.3K 39 18
                                    

Për herë të fundit atë ditë, u shikua në pasqyrë. Bashkoi buzët bashkë si për të shpërndarë buzëkuqin dhe në fund doli nga dhoma.

-Po iki unë mama-thirri duke veshur atletet tek dera-Duhet ndonjë gjë për të marrë, kur të vij?

-Jo zemër. Dua vetëm që të kesh kujdes.

-Më telefono nëse të duhet diçka.

Puthi të ëmën në të dyja faqet e doli. Ishte e emocionuar sepse kishte gjetur një punë të dytë. Më në fund, do mund të paguante terapitë e së ëmës pas kaq kohësh shkëputje. Ndoshta do munde të vazhdonte dhe shkollën që kishte lënë përgjysmë, ku i dihet. Jetonin vetëm me një pension të vogël, që merrte e ëma dhe me rrogën e saj të vogël, që punonte gjatë ditës në një piceri. Tashmë kishte mundur të gjente dhe një punë gjatë natës, në një club nate. Meqë kishte kohë, eci ngadalë me shallin e rrethuar mirë në fyt, dhe duart me dorezë të futur në xhepat e xhupit. I ftohti ishte më i acartë sivjet në Londër. Nuk mund të merrte një taksi, autobus ose ndonjë tren. Ose dhe mundej, por më mirë ti shpenzonte për diçka tjetër ato para.

Gjysmë ore rrugë në këmbë, gjendej përballë clubit që duhet të punonte. Ndaloi përballë saj që ta sodiste më mirë atë vend ku ajo do vazhdonte punën. Një club mjaft i zakonshëm nga jashtë, por jo aq shumë kur u fut brenda.

Shikoi disa vajza që po kërcenin në një tub dhe djem që jargaviteshin para disa biondeve që i përdridheshin para tyre.

U gëlltit lehtshëm, e bëri një hap pas. Mendoi të largohej sa të ishte në kohë, po u kujtua që kishte nevojë për ato para. E ëma duhet të trajtohej. U mbush thellë me frymë dhe u nis drejt baristit që po përgatiste disa pije. Djali e shikoi njëherë, më pas u kthye nga pijet që kishte në dorë. Përziu disa pije me njëri-tjetrin në një tas, e më pas i tundi dhe mbushi disa gota. Kur një vajzë tjetër me një uniformë, i mori në tabaka , djali u kthye nga ajo.

-Çfarë bën një vajzë kaq e ëmbël në një lokal si ky?

-Përshëndetje ! Jam pranuar që të punoj këtu, si kamarjere-i tha duke zgjatur një letër.  Djali lexoi letrën dhe pohoi me kokë.

-Si e keni emrin?

-Alamea Donnovan.

-Alamea Donnovan-përsëriti ai-Alamea Donnovan, të duhet një uniformë.

-Ku mund ta gjej?

-Eja me mua-i tha dhe ajo e ndoqi pas. Kaluan në një koridor të vogël ku shije disa djem teksa putheshin me ndonjë bionde nëpër cepe. U fut në një dhomë të vogël, që mesa duket ishte një dhomë zhveshje.

-Uniforma juaj është kjo-i tha duke i zgjatur një qese dhe ajo pohoi.

-Faleminderit-i tha duke buzëqeshur.

-Nëse ke nevojë për diçka, eja tek unë. Mua më quajnë Nolan

I buzëqeshi çiltër.

-Faleminderit dhe njëherë Nolan-i tha dhe ai doli duke lënë atë që të ndërrohej.

Pasi veshi fundin e shkurtër me pala, një triko që ishte e shkurtër, që i mbulonte vetëm gjoksin dhe në vend të takave të larta që kishin veshur të tjerat, veshi atletet që kishte. Sado që mundohej të ulte fundin, ishte e kotë, ishte tepër i shkurtër. Do të ndihej në siklet tërë kohën para syve të atyre ujqërve të djegur për pak seks.

Doli nga dhoma dhe u drejtua për tek Nolani.

-Tavolina numër 5, merri porosinë-tha ai dhe ajo shkoi drejt tyre. Mori porositë dhe priti tek banaku derisa Nolani t'i përgatiste. Disa nga djemt ja kishin ngulur sytë, e u skuq kur mendoi se çfarë po kalonte në mendjen e tyre perverse

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now