Sapo arritën në shtëpi ajo vrapoi brenda. Ngjiti shkallët me shpejtësi dhe u mbyll në dhomë. Gjithë trupi po i dridhej, fryma po i merrej, ato kujtime po i shfaqeshin para syve, sikur ato ngjarje të kishin ndodhur dje. U fut në banjo, dhe lagu duart me ujë të ftohtë e i vendosi ato të lagura në qafë për të marrë veten. Por ishte e kotë, hyri në dhomë dhe ishte e tmerruar. I dukej sikur dy duar po i mbështjellin.
-Jo-bërtiti duke vendosur duart në kokë. E alarmuar. Hapi çantën dhe rrëmoi me duart që dridheshin me për diçka. I hodhi të gjitha gjërat në tokë dhe mori atë që donte. Mori një kokërr nga qetësuesi edhe e piu. Ndoshta do ndihej më mirë pas kësaj.
Në dhomë u fut Azraeli dhe e gjeti atë të ulur në dysheme, me gjunjët e mbledhur në tokë me krah e lëvizte sa para mbrapa. Ai u afrua afër saj dhe ul në të njëjtën nivel me të, ndoshta i penduar për atë që kishte bërë. Ndërsa ajo u zvarrit më tepër më larg tij duke vendosur para dorën si për tu mbrojtur
-Jo. Mos mu afro. Nuk duaa....
Ajo vazhdoi të qante më shumë, duke denesur. Por jo për shumë gjatë. Ishte e lodhur dhe qetësuesi e këputi. Kështu ra në dysheme, me sytë gjysmë të mbyllur. Ndjeu se si Azraeli e mori në krah dhe e shtriu në dyshek.
-Nuk dua..-tha përgjumshëm dhe mbylli sytë duke e kapluar gjumi menjëherë
****
U zgjua nga një e trokitur e derës. Hapi sytë me përtesë dhe i mbylli sakaq nga drita e fortë që vinte nga dritarja. Dëgjoi derën të hapej dhe brenda u fut Oriana.
-Alamea, mirmëngjesi-i tha dhe qëndroi përballë saj me buzëqeshje-Kërkoj ndjesë që të shqetësova.
Alamea u shtriq në shtrat dhe u ngrit ndenjur.
-Mirmëngjesi. Nuk prish punë, kam bërë një gjumë të thellë.
-Dikush ndodhet poshtë. Dëshiron të të takojë
Alamea e shikoi me sytë e picërruar , sikur nuk donte ti besonte atyre fjalëve.
-Ku ndodhet Azraeli?
-Poshtë. Po të pret-tha Oriana. Shfryu e mërzitur. Të paktën ai mos të ishte aty.
-Në rregull-tha dhe Oriana u largua. Alamea lau sytë, u vesh, u rregullua në pasqyrë dhe u drejtua për në katin e poshtëm.
-Jam këtu zemër-u dëgjua Azraeli nga ana e majtë e saj dhe ajo u kthye me frikë drejt tyre. Çfarë dreq loje po luante ? Ishte e sigurtë që e thërriti ashtu për shkak të tjetrit që ishte aty. Ulur në kënd, ishte Adonisi dhe i ndriti fytyra kur e shikoi. Shkoi drejt tij dhe kur ai u ngrit në këmbë, iu hodh në qafë.
-Dritëz-i tha duke e shtrënguar pas vetes. Alamae u ndjeh e sigurtë afër tij, u ndje ngrohtë dhe e mbrojtur. Sikur ai ishte ëngjëlli i saj mbrojtës.-Jeni mirë?
Azraeli nga ana tjetër i shikonte të dy me ftohtësi dhe me grushte të shtrënguar fort
-Mirë jam. Më vjen keq që nuk kam ardhur.
U shkëput nga ai dhe Adonisi mbajti duart anash krahëve të saj, e shikoi njëherë me dyshim sikur i duhej të gjente ndonjë përgjigje në heshtje nga ajo
-Nuk prish punë-i tha me dashamirësi-Por e vetmja pyetje që më vjen në mendje është :Pse dreqin u martove ? Dhe unë e mora vesht mbrëmë ?
-Si e more vesht?-e pyeti. Biseda e tyre po bëhej sikur Azraeli nuk ndodhej aty, si të ishte një fantazëm.
-Pas disa grushteve të mira që i dhashë atij trapit që ke për vëlla, mbrëmë-tha dhe fjalët i dolën hidhur nga goja. Alamea buzëqeshi-Do më thuash, arsyen? Ku është vajza që kishte ëndërr të vazhdonte shkollën? Ajo vajza që nuk do martohej deri kur të gjente dashurinë e vërtetë dhe të ishte e plotësuar me veten ?
Alamea buzëqeshi përsëri, hidhur. Uli sytë përdhe dhe luajti me duart e saja. Ktheu shikimin nga Azraeli që po vështronte çdo lëvizje të tyren, dhe dëgjonte çdo gjë aty. Donte të merrte një përgjigje nga ai por e vetmja përgjigje nga ai ishte agresiviteti dhe ftohtësia që të rrënqethte deri në palcë.
-Ka vdekur-i tha duke shikuar Azraelin në sy-Vdiq dy dit më parë, kur firmosi atë letër të mallkuar.
-Nuk po të kuptoj, Ale-tha Adonisi dhe ia ktheu shikimin drejt tij-Unë të njoh më mirë se kushdo tjetër. Kush të detyroi? Nëse e ka bërë ai Daviani....
Nofulla iu shtrëngua sa dëgjoi dhëmbët ti kërcisnin nga inati që e kaploi
-E ç'rëndësi ka ? Unë tashmë jam martuar
Adoni shfryu zhurmshëm. E kuptonte se ajo ishte detyruar të martohej. Kjo ishte diçka e pafalshme dhe e pa tolerueshme.
-Dëshira jote ishte të martohej me këtë?-pyeti duke bërë shenjë nga Azraeli që kishte kryqëzuar duart në kraharor e si për çudi nuk kishte folur asnjë fjalë. Azraeli e shikoi me shprehje sikur të thoshte "Thuaj po" dhe Alamea e shikoi me sytë e picërruar.
-Adonis, u martova me dëshirë-tha. Adonisi bëri një nënqeshje tallëse. Dukej se nuk i besonte asnjë fjalë të Alameas dhe ajo nuk i vinte faj. Adonisi e njihte që fëmijë dhe e dinte mirë se kur gënjente dhe kur thoshte të vërtetën.
-Mjaft fole broçkulla. Kurrë nuk do martoheshe me një tip të tillë, me dëshirën tënde.
Azraeli u ngrit në këmbë vrullshëm dhe Alamea u fut midis tyre që të ndalonte një sherr të papritur. E shihte se si ishte xhindosur nga fjalët e Adonisit dhe nuk donte që ai të lëndohej për shkak të saj. Adonisi nuk ishte ndonjë tip qullash dhe qëndroi pa iu dridhur qërpiku para tërbimit të Azraelit.
-Me një tip si unë?-i përsëriti egër-Çfarë paskam unë?
Alamea kishte vendosur duart në gjoksin e Azraelit që të mos afrohej më shumë tek Adonisi.
-Nuk e meriton. Është aq e mirë sa ti nuk e meriton mirësinë e saj-ia ktheu Adonisi po me të njëjtën ton.
-Mirë, mjaft që të dy-ngriti zërin Alamea-Nuk është nevoja të bëni sherre që nuk të çojnë gjëkundi.
Dy djemtë u shikuan me inatë drejt njëri-tjetrit. Të dy të gatshëm ti hidhej sho-shoqit, në fytyrë, për tu kacafytur.
-Adonis, do të vij për një orë në punë, mirë?-i tha e kthyer nga Adonisi, me trupin e mbështetur tek Azraeli për ta ndaluar afrimin drejt Adonisit.
-Do jesh mirë apo jo?-shikimin e zhvendosi tek Alamea.
-Po do jem mirë-i tha dhe tjetri pohoi me kokë.
-As mos të shkojë ndërmend-ia ktheu egër Azraeli duke kapur Alamean nga beli dhe e vendosi pas tij kur Adonisi donte ta puthte. Adonisi e shikoi me inatë e u largua pa fjalë
-Çfarë të shkrepi në kokë?-ngriti zërin ajo.-Pse nuk më le të takohem me të ?
-U takove me të-vuri në dukje ai duke u munduar të qetësonte tërbimin e tij prej bishe
-Kur iku. Pse nuk më le ta takoj?-përsëriti ajo
-Je gruaja ime. Nuk mund të lejoj çdo mashkull të të afrohet. Të kam thënë je e imja.
-Posi. Dhe çdo femër mund të të afrohet ty-ia ktheu ajo plot inatë. Azraeli bëri një nënqeshje duke e shikuar Alamean në sy.
-Mund të shkosh të punosh në atë piceri.-i tha duke i kapur nofullën e saj lehtshëm dhe Alamea picërroi sytë si të donte të kuptonte lojën e tij, me duart që i mbante në gjoksin e tij të fortë-Mos më bëj të pendohem. Do të shkosh e do të vish me Kiaron.
Si tha këtë u largua duke lënë Alamean të habitur dhe të hutuar. Kishte menduar se nuk do pranonte.

ČTEŠ
A darker shade of love [Shqip]
RomanceNë një botë të mbushur me rrezik. Ajo ishte rreziku i vetëm që ai merrte me dëshirë Pas vdekjes së nënës të saj, ajo detyrohet nga vëllai i saj të martohet me Azrael Lyon. Azraeli nuk është si çdo mashkull që ajo ka takuar ndonjëherë, ai është i keq...