Kapitulli i dymbëdhjetë

505 33 12
                                    

Tashmë veten e kishte marrë dhe ndodhej në shtëpi. Azraeli nuk ishte dukur aty dhe pse kishte dalë nga burgu. Nuk ishte dukur as kur ajo doli nga spitali.

-Ka ardhur Azraeli?-e pyeti Orianën atë pasdite.

-Jo, nuk është dukur fare.

Kjo e mbushi me trishtim dhe u fut më thellë në dëshpërimin që ishte zhytur tashmë. Mijëra mendime i erdhën në kokë, nga më të këqijat. Dera u hap dhe u përplas lehtshëm. Ndërsa ajo nuk e ktheu kokën. Dëgjoi hapat që vinin ngadalë drejt saj. Shikoi hijen e tij që u krijua në tokë por nuk luajti vendit. Nuk kishte pse të fliste me dikë që nuk interesohej për të, për gjëndjen e saj

-Alamea-zëri i tij i thellë i vrau veshin dhe e bëri që të dridhej, por arriti ta fshihte mjaft mirë. Nuk i ktheu përgjigje, shikimin e mbante tek zjarri. Ai doli para saj dhe vendosi dy duart anash kolltuk që ishte ulur. Uli trupin duke barazuar me nivelin e Alameas dhe shikoi fytyrën e saj të zbehur si një gjethe vjeshte e rënë përtokë. Analizoi shprehjen e saj dhe ishte e lodhur, pa gjumë edhe e rraskapitur. Ishte më keq seç ishte në spital. Kjo për shkak të tij, të egos së tij të mallkuar

-Pse e bëre atë?

Alamea e shikoi me një shprehi tallëse. Bëri një buzëqeshje ironike e luajti kokën sikur mos ti besonte atyre fjalëve që dilnin nga goja e tij.

-Përse më shpëtove?-pyeti flakë për flakë ajo-Përse nuk më le të vdisja në mënyrën që e meritoja dhe akoma e meritoj? Për të më lënë vetëm në atë dreq spitali? Ose në këtë shtëpi të errët ? Përse ? Që të vuaj më shumë. Në rregull, të fale....

Nuk mundi të mbaronte fjalinë sepse buzët e tij u përplasën mbi të sajat pa pritur e pa kuptuar. E puthi atë në fillim me delikatesë, derisa i lëvizi buzët mbi të sajat më egër. Alamea e gjeti veten duke ia kthyer atë puthje, pa hezitimin më të vogël. Ai i vendosi njërën dorë në faqen e saj dhe e vetmja gjë që u dëgjua ishte zhurma e zjarrit dhe gjuhëve të tyre që bashkoheshin bashkë.

Mijëra ndjenja të gërshetuara brenda saj vazhduan të lulëzonin. Azraeli hapi sytë por pa e ndalur puthjen, të shihte reagimin e fytyrës së saj e mimikat që bënte. E ndjeu veten të eksituar dhe i mbylli përsëri. E thelloi puthjen më shumë, sikur të kërkonte më shumë prej saj. Nuk arriti më të logjikonte kur duart e saj i kaluan në kraharor e më pas në qafën e tij.

E shikoi veten se po të vazhdonte përtej limitit, dhe ndaloi. Të dy merrnin frymë me vështirësi. Pa asnjë fjalë ai u largua përsëri.

-Dreq, dreq,dreq-nëpërdhëmbi me nerva Alamea duke goditur me grushte kolltukun që ishte ulur. Ai puthte kaq mirë-Budalleee, idiote, debile...

Po pse duhet ta puthte? Mirë Azraeli, po ajo pse dreqin ja ktheu puthjen ? Dy pyetje që nuk do i merrte vesht kurrë me shumë mundësi.

Qëndroi aty e ulur pranë zjarrit gjatë pjesës tjetër të mbrëmjes.

-Alamea, a jeni mirë?

Oriana u ul pranë në kolltukun afër saj.

-Pse ai është i tillë? -e bëri pyetjen më shumë vetes se Orianës.

-Nuk më takon mua të flas-i tha Oriana-Por dije që nuk ka kaluar një jetë të lehtë si gjithë të tjerët.

-Çfarë mund ti ketë ndodhur ?-pyeti për të mësuar më shumë rreth tij.

-Do të them vetëm kaq . I vranë familjen përpara syve të tij. Dhe...dhe..-ndaloi nga një e kërcitur e derës. Alamea shikoi njëherë nga Oriana e tronditur. Pastaj ktheu shikimin nga i vetmi njeri që donte të shihte. Ishte Darla që u fut brenda me buzëqeshje

-Azraeli është larguar-tha Alamea e bezdisur. Darlës iu fshi buzëqeshja nga fytyra-Tani zhduku nga shtëpia ime

Alamea u ngrit duke shkuar kërcënueshëm drejt Darlës që po sprapsej.

-Mos eja më këtu. Guxo e hajde ose ndryshe do gjesh pasoja.-i tha egër

-Çfarë ke? Ke inatin që burri yt më dëshiron mua?-buzëqeshja djallëzore iu pikturua në fytyrë.

-Jashtë-bërtiti dhe e shtyu nga dera duke bërë që Darla të rrëzohej në tokë. Alamea i mbylli derën me një të përplasur të fortë.

-Kjo është vajzë-tha Oriana duke duartrokitur duart-Mos lejo që të tjerët të të marrin përposhtë.

Alamea buzëqeshi me entuziazmin që shfaqi Oriana.
-Po bëj nga një çaj të nxehtë. Dhe po vij.

Oriana u zhduk në kuzhinë. Ndërsa ajo u ul përsëri në vendin e saj. Pas disa minutash, Oriana i vendosi çajin në tavolinën e xhamit dhe vetë u ul aty ku ishte më parë me çajin ndër duar.

-Nuk e di se çfarë të bëj me të-foli Alamea duke thyer heshtjen-Ka raste që tregohet i qetë, një rast tjetër acarohet dhe njëherë më puth e zhduket nga sytë këmbët.

Oriana nuk foli për një çast.

-Mundohu të kuptosh thellësinë e shpirtit të tij. Ai jeton me plagët e së shkuarës.

Qëndroi me Orianën duke biseduar për Azraelin deri në mesnatë ndoshta. Më pas Oriana kërkoj leje që të shtrihej.

Meqë Alamea nuk kishte gjumë në sy dhe Azraeli as nuk kishte ndërmend të vinte, u ngrit nga aty dhe shkoi në katit e sipërm. Sytë i shkuan tek dera e kuqe dhe tundimi po e gërryente përbrenda. Ia nguli sytë derës e po mendohej nëse duhet të shkonte apo jo.

Shkoi drejt derës me mendimin se duhet të ishte e mbyllur por rezultoi që nuk ishte ashtu. Era e rëndë e dhomës së mbyllur iu përplas në hundë. Vendi ishte në errësirë. Ndezi një blic në telefon dhe gjen çelësin e dritës. Dhoma ndriçohet dhe telefoni sa nuk i ra nga dora kur shikoi se çfarë kishte aty.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now