Kapitulli i dyzet e tetë

466 31 12
                                    

-Azara ime e bukur-i pëshpëriti Azraeli pas një jave. Ajo ishte e bukur, flokët i ishin zgjatur dhe lëkurën e kishte të çelët. Barku saj ishte rritur pak nga hera e fundit-Kam diskutuar me Laurentin. Do të largohemi dhe do të zhvendosemi ku të duash ti. Nuk do të kesh të bësh më me këtë botë mizore. Do jemi vetëm ne të dy, bashkë me vajzën tonë të bukur.

-Unë kam dëgjuar rrahjet e zemrës së vajzës tonë ma douce (e ëmbla ime). Do të doja që ti dëgjoje dhe ti bashkë me mua. Duke të parë ty, unë, Laurenti, Oriana dhe Erisa kemi diskutuar për emrin e vajzës sonë. Mua më pëlqen Azalea, sepse do doja shumë që të kishte emrin e motrës sime të vogël shpirt. Por dua ta diskutoj me ju, nuk dua që ti vendos emrin pa ty. Të dua shpirti im. Të lutem kthehu tek unë përsëri. -i tha duke buzëqeshur nga shkëlqimi i fytyrës së saj.

Dora e tij fërkoi barkun e fryrë të Azarës, dhe ndjeu një goditje të ëmbël. Buzëqeshja u shfaq vetëm në fytyrën e Azraelit kur ai po ndjente goditjet e bebes.

-E ndjen këtë Azara? Unë mendoj se vajza jonë po zgjedh kush është i preferuari i saj-i tha me shaka. Bebi shkelmoi dhe njëherë por Azraeli iu shua buzëqeshje duke shikuar fytyrën e Azarës që ishte gati pa jetë.

Ndihej çuditshëm ta shikoje atë dhe të shihje një fëmijë që po rritej brenda saj, ndërkohë që ajo ishte pa ndjenja. Ndihej gabim që po i përjetonte të gjitha këto momente pa gruan që donte.

-Të lutem vogëlushe, vetëm zgjohu. Unë nuk mund ta rris atë pa ty. Unë nuk kam më jetë pa ty-tha ndërsa trupi i tij po ndihej dhe më bosh. Kishte një boshllëk në zemër për shkak të gjithë lëndimit e dhimbjes që po përjetonte-Të dua këtu pranë meje, në krahët e mi. Dhe ky është urdhër vogëlushe

Zëri iu këput nga fjalët e fundit. Dëgjoi kërcitjen e derës dhe dikë që po afrohej.

-Jam i sigurtë që ajo do të zgjohet Az-tha Killiani pas tij. Azraeli puthi dorën e Azarës dhe u ngrit me ngadalë duke u kthyer nga Killiani.

-Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Por nuk dua që ajo të vdes An, nuk e di se si do e përjetoj dhe këtë humbje. Nuk mund të jetoj pa të.-tha dhe për herë të parë u çlirua e filloi të qante kur Killiani e përqafoi.

-Do të jetosh bir. Do jetosh për vajzën tënde-i tha duke u munduar ta ngushëllonte me ato fjalë.

-Kam frikë Killian. Kam shumë frikë se e humbas-tha dhe u çlirua nga krahët e tij duke u kthyer nga Azara-Ishte e vetmja femër që më bëri të dija se çfarë është dashuria për një femër.

-Ajo do të zgjohet. Është e fortë dhe tepër kokëfortë nga çfarë kam parë. -i tha Killiani.

-Unë nuk di si të kujdesem për një fëmijë vetëm. Unë thjesht dua Azarën dhe dua që të jem i lumtur pranë saj dhe pranë fëmijës tim. Si mund ta bëj këtë pa të?

-Ti do të bëhesh baba i mrekullueshëm. Kur ajo të zgjohet do të jetë krenare për ty për atë që ti ke arritur. Të pashë të shkoje nga një burrë që nuk tregoi asnjë kujdes në botë në atë që ishte, tani që nuk ke më frikë të shohësh emocionet si dobësi. Për shkak të kësaj, unë besoj se do të shndërrohesh nga një djalë në një burrë që mund ta rrisë vajzën e tij në mënyrën e duhur.

Azraeli i dëgjoi me vëmendje dhe mbajti frymën kur shikoi dorën e Azarës që lëvizi pak. Mos ndoshta i bënë sytë? I nguli sytë me shpresë, nëse ai veprim do të përsëritej. Dhe njëherë ajo u përsërit dhe Azraeli bërtiti.

-Doktor.

***

-Azara, mund të më dëgjosh?-e pyeti doktori ndërkohë që ajo mbante akoma sytë mbyllur. Lëvizi dorën që ishte kapur nga doktori. Kjo nuk ishte ëndërr, ai nuk kishte parë një iluzion, gjithçka ishte e vërtetë. Disa lot i rrodhën në faqe ndërkohë Laurenti po e shtrëngonte në shpatulla.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now