Kapitulli i dyzet e një

454 34 6
                                    

Ishte krim që po ndihej kaq nervoze në atë situatë. Kjo sepse ishte vetë ajo që pranoi ti futej kësaj rruge dhe këtij plani. Por diçka që urrente më shumë, ishte gënjeshtra. Problemi i vetëm që qëndronte ishte se si do munde të arrinte të dilte fshehurazi duke lënë Azraelin në gjumë, ndërkohë që ai do mendonte që ajo do ishte aty kur të ngrihej. Faji ju shtua dhe më shumë brenda saj, lotët ju grumbulluan në grykë duke i kërcënuar që do të dilnin nga çasti në çast.

Azraeli u fut në dhomë, i lumtur në fytyrë kur e shikoi. Ajo krijoi buzëqeshjen më të pafajshme në fytyrë, kur e shikoi që po shkonte drejt Alameas që ishte e ulur në krevat. Ai i zgjati dorën e ajo i lidhi gishtat me të tijat pa hezitim, duke e tërhequr në këmbë dhe e përqafoi.

-Nuk ia keni idenë sa mirë më bën dhe sa më qetëson-i pëshpëriti duke i kapur belin dhe duart e saj u mbërthyen në qafën e tij.

-Dhe mua. Nuk do ta kuptoni kurrë se sa-tha Alamea. Dora e tij e shtrëngoi më shumë pranë vetes

-Dhe Laurenti-vazhdoi të fliste ai duke bërë që zemra e saj të rrihte në mënyrë të egër brenda saj-Më hodhi një sugjerim që ti të ndihmoje për të zënë në grackë Valentinon, babain tënd. Por unë nuk dua që ti të ndihmosh, cherie. As nuk kam ndërmend të të rrezikoj dhe ai e di shumë mirë këtë ashtu siç duhet ta dish dhe ti. Nëse të humbas, atëherë do jetë fundi për mua.

Zemra e Alameas gati po dilte nga vendi. Ajo vetëm futi fytyrën në grykën e qafës së tij duke mos mundur rë nxirrte asnjë fjalë për këtë. Megjithatë, ndjeu se ishte më mirë që dhe Azraeli të dinte për këtë, do të ishte më e qetë dhe më e sigurtë. Do arrinte një mënyrë që ta binde por tashmë ishte tepër vonë. Mjerisht po i dukej që nuk kishte asnjë rrugëdalje.

-Të dua shumë Azz-tha ajo. Të lutem, më fal. Mos e harro kurrë' këtë dëshironte ti thoshte por nuk mundte. Ndihej e detyruar që të ndihmonte në këtë situatë, pas gjithë atyre vuajtjeve që i kishte caktuar ai njeri.

Ai u largua nga përqafimi duke e parë në fytyrë me sytë e picërruar , për të gjetur diçka në shprehi. Por Alamea u mundua të mos shfaqte asgjë.

-Çfarë?-i buzëqeshi duke kaluar duart në flokët e tij. Po ndihej në faj, që ishte e detyruar për ta gënjyer. Por një ndjenjë faji bluante brenda saj qëkur mori vesht që kush ishte i ati i vërtetë dhe çfarë i ka bërë. Duhet ta rregullonte këtë, dhe pse brenda saj ishte e sigurtë që ai nuk do ta falte kurrë. Ishte për të mirën e tij sigurisht. Frazë që ia përsëriti vetes për të disatën herë.

Pyeti veten se cila ishte më e keqe: Të mos munde të ishte e dobishme e të mos e falte kurrë veten apo të mos falej kurrë nga i vetmi mashkull që kishte dashuruar në jetë? Zemra po i rrihte kaq fort sa filloi ti dhimbte në kraharor.

-Po e thua sikur të jetë hera e fundit që do ma thuash-vuri ai në dukje duke i hedhur disa flokë pas veshi.

-Do ta them gjithmonë sikur të ishte hera e fundit Az, nuk i dihet kurrë se çfarë presim të nesërmen-tha. Të paktën një pjesë ishte e vërtetë.

Ai u ul në krevat duke e ulur Alamean mbi prehrin e tij. E puthi në kokë kur ajo u mbështet në gjoksin e tij e sytë i shkuan menjëherë në disa dokumente në komodinë. Zgajti dorën e u ngrit menjëherë nga ai.

-Çfarë janë?-pyeti. Shpalosi dokumentet duke i lexuar me rradhë.

-Do të ndërrosh Identitetin. Laurenti siguroi dokumentet dhe une të gjeta një emër. Shikoje.

Ajo hodhi sytë në fund të fletës.

-Azara Lyon-tha ajo duke buzëqëshur.

-Nuk të pëlqen? Nëse...

-Mirë, më pëlqen-tha ajo dhe firmosi mbi fletët ku ishte e nevojshme-Pse zgjodhe këtë emër?

-Thjeshtë më pëlqeu-tha ai duke ngritur supin.-Pse po më dukesh sikur po gënjen? Çfarë ka që nuk shkon?

-Nuk po të gënjej. Të thashë, kurrë nuk i dihet. -i tha duke rrotulluar sytë. Vetullat e tij u ngrysën teksa e studionte me imtësi. Ndërsa ajo hidhte shikimin nëpër dhomë duke menduar si të dilte nga ajo situatë. Kurrë në jetën e saj nuk kishte gënjyer në këtë mënyrë.

-Më shiko mua Azara-tha ai dhe një rrënqethje i përshkoi trupin pak nga zëri i tij dhe pak nga emri i saj i ri. Ajo hodhi për një sekond shikimin tek sytë e tij duke u tronditur më shumë nga pamja që iu shfaq. Babai i saj, duke bërë atë veprim. Ndihej keq.

-Të thashë të më shikosh-hungëriu ai kur ajo u ngrit e i kapi kyçin duke e kthyer drejt tij. Sytë  e saj u përplasën me të tijët. Zemra iu gufua në kraharor.

-Më thuaj tani, çfarë nuk shkon me ty?-pyeti Azraeli i zemëruar. Ajo mori frymë thellë disa herë që të ndihej më e qetë

-Ndihem keq që nga video dhe fajtore që nga momenti që mora vesht kush është im atë-vazhdoi duke treguar-As ti, as Valentino nuk e meritonit. Veçanërisht Azalea.

-Zoti madh shpirt. Pse dreqin duhet të ndihesh fajtore? Ti nuk ke asnjë faj në këtë histori-i kapi me dy duart fytyrën e saj dhe afroi kokën më afër -Në rregull? Ti ndoshta as ke pas lindur në atë kohë.

Ajo pohoi me kokë dhe e mbështolli në përqafim atë. Më shumë për të mos e shikuar në sy më gjatë.

-Ti je njeriu më i veçantë që kam takuar-tha ajo

-Më mirë atëherë-tha duke e lënë atë të qeshte.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now