Kapitulli i katëmbëdhjetë

565 32 7
                                    

Dhe pse pa dëshirën e saj, një valë nxehtësie i kaloi nga këmbët ku i arriti deri tek veshët.

-Po sigurisht. Ti me një puthje u zhduke-i tha-Çdo të bëhet kur të të plotësoj dhe ndonjë gjë tjetër.

Azraeli nuk foli. E shikoi në fytyrë dhe i fërkoi buzët me gisht.

-Largohu Azrael. Më lërë të qetë-i tha gati në pëshpërimë ajo.

Përsëri qetësi. Ajo hapi gojën të fliste por ai iu sul buzëve të saj. Mënyra se si buzët e tij lëviznin mbi buzët e saj ishte thjesht magjepsëse. Ndjeu se si dora e tij shkoi mbi të pasmet e saj, duke i shtrënguar, dhe goja e saj u hap.

-Më puth mbrapsht-tha. Mori frymë nga buzët e saj para se ti vërsulej përsëri. E gjeti veten duke ia kthyer puthjen përsëri për atë natë. Shija e gojës së tij, në mente dhe kanellë e bëri atë që të nxirrte një rënkim.

-Unë e ndjej se sa e lagur jeni përmes pantollonave të tua ma cherie-zërin e kishte më të trashë e të eksituar. Një skuqje u formua në fytyrën e saj dhe ndjeu se si u lag më tepër. E urreu veten që u ndikonte nga fjalët e tij.

-N..nuk dd..dua-tha ajo me zërin që i dridhej

-Mirë atëherë, vetëm fli me mua sonte-tha dhe ajo picërroi sytë me dyshim drejt tij.

-Vetëm të shtrihesh me mua në shtrat. Nuk do bëjmë asgjë -e siguroi ai. Alamea uli kokën, dhe mori frymë thellë.

-Kam nevojë të ndërrohem-tha dhe Azraeli pohoi me kokë. Ajo vrapoi në dhomën e saj dhe çliroi gjithë frymën që kishte mbajtur. Mori disa rroba , i veshi, lau dhëmbët dhe u kthye në dhomën e  tij. E gjeti atë të shtrirë në krevat, pa triko dhe me një pal tuta sportive veshur. Sytë i mbetën në muskujt e tij dhe disa tatuazhe. Azraeli kroi fytin dhe Alamea e shikoi në sy

-Ashtu flen gjithmonë?-e pyeti e ndrojtur

-Jo. Zakonisht i heqi dhe tutat-foli sinqerisht-Por meqë je dhe ti, jam i detyruar ti mbaj.

Sytë e tij shëtitën në trupin e saj, dhe më pas buzëqeshi. Si ishte e mundur që ndryshoi kaq shpejt e kaq papritur? Ajo hyri ngadalë në anën tjetër të shtratit por nuk u afrua afër tij. Ajo kishte frikë të afrohej afër tij. Nuk kishte frikë nga ai, por nga vetja e saj. Kishte frikë se në praninë e tij afër trupit të saj, do lëshonte veten. Betohej që ishte gati ti jepej

-Unë nuk kafshoj-tha. Ajo ktheu kokën nga ai. Azraeli ishte kthyer anash e po e shikonte me një shikim tallës. Dukej se po argëtohej nga situata e sikletosur që ishte krijuar nga ana e Alameas

-E di që nuk kafshon-tha. Po i dukej vetja si mbi gjemba. Ndjeu duart e tij mbi belin e saj dhe e afroi pas vetes. Alamea ndejti pa lëvizur, me lëkurën që i digjte nga prekja e tij. Ai lëvizi përsëri për të gjetur ndoshta, pozicion më të rehatshëm.

Pas pesë minutash ai lëvizi përsëri, dhe njërën dorë e vendosi në belin e saj e këmbën e ngatërroi me të sajën. Fryma e ngrohtë e tij i përplasej në faqe. 

-Kështu lëviz gjithmonë?-e pyeti me pëshpërimë a thua se ndokush do e dëgjonte

-Jo. Por kam vapë dhe nuk jam mësuar të flej me tuta-tha në të njëjtën mënyrë si ajo e mori frymë duke thithur aromën e saj.

-Mund ti heqësh-i dha lejen. Nuk donte që ai të ndihej në siklet për shkak të saj. Ai ndejti përsëri në të njëjtën pozicion.

-Nuk e ke problem?-pyeti afër qafës së saj pas pak kohe.

-Jo, mund ti heqesh, pa problem.

Azraeli u ngrit dhe hoqi tutat. Falenderoi Zotin që ishte errësirë e nuk mund të shihte gjë. Shpejt ai u kthye përsëri në shtrat. Alamea i ktheu kurrizin, me shpresën se tani atë do ta zinte gjumi dhe përsëri ndjeu duart e tij mbi bel, ereksionin e tij të fortë pas të pasmeve dhe frymën mbi qafë.

-Azrael, mund të shkosh në pjesën tënde?

-Në pjesën time jam-u përgjigj e Alamea shfryu e lodhur tashmë.

****
Mëngjes

-Bëj gati valixhet. Do të largohemi nga këtu-e informoi Azraeli sapo ajo hapi sytë. Ai ishte i veshur tashmë me një këmishë të zezë , e hapur deri tek gjoksi, ku ishte shfaqur një pjesë e një tatuazhi dhe pantollonat në po njëjtën ngjyrë që e bënin më të bukur se vetë perëndia greke.

-Ku? Pse?-pyeti shpejt duke u ngritur ndenjur e po fërkonte ballin e hutuar

-Mos bëj shumë pyetje-i foli vrazhdë. Alamea rrudhi vetullat-Thjesht bëj këtë që po të them. Pas një ore do të nisemi.

-Çfarë?-bërtiti duke kërcyer nga krevati-Po puna ime ?

-Nuk do të shkosh. Është diçka urgjente-tha e doli nga dhoma. Alamea shikoi për një çast tokën e hutuar para se të vraponte në dhomën e saj. Zot, u rikthye Azraeli i vërtetë. I pëlqeu më shumë ai i natës së kaluar.

Çfarë bipolar i mallkuar

Pas një ore, bashkë me Orianën e të ëmën e saj, u futën në makinën që priste përpara shtëpisë.

-Pse duhet të zhvendosemi?-pyeti përsëri. Oriana ngriti supet dhe Eva nuk foli.

-Sa më pak pyetje aq më mirë për ty gruaja ime e dashur-i tha Azraeli që mori një kthesë të papritur.

-Sa më shumë të përgjigjesh, aq më pak do të pyes burri im i dashur-ia ktheu duke theksuar fjalët e fundit dhe ai nënqeshi me sytë drejt rrugës.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now